Libri më misterioz i botës që nuk po mund të përkthehet dot

Libra

Libri më misterioz i botës që nuk po mund të përkthehet dot

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:26
Foto

Një dyshim, një hezitim, pastaj gjithçka qartësohet falë një klikimi: çdo ditë, miliona përdorues të rrjetit në mbarë botën e shfrytëzojnë mundësinë e përkthimit “online”.

Inteligjenca artificiale mund të dëshmohet një ndihmë e vyer; algorimet mësojnë gjuhën e natyrshme të njeriut, synojnë korrigjimet e gabimeve e madje tentojnë edhe kapërcimin e pengesave të përkthimit letrar. E ndërsa suksesi i tyre është i madh, ai nuk është i pakufijshëm.

Inteligjenca artificiale mund të bëjë shumë gjëra, por ka diçka të cilën ajo nuk arriti ta bënte: përkthimin e dorëshkrimit Voynich, i konsideruar si “libri më misterioz i botës”. Kodiku me ilustrime daton që në shekullin XV, i krijuar me një sistem shkrimi që nuk është deshifruar ende.

Në të është përdorur një alfabet i panjohur, ka ilustrime bimësh që nuk janë arritur të identifikohen, diagrama astrologjike, kështjella e dragonj; duket gati si harta e një parku antik, por shkencëtarët mendojnë se mund të jetë edhe ndonjë përmbledhje e karakterit mjekësor.

Kopia e vetme e tij ruhet me shumë kujdes në bibliotekën e librave dhe dorëshkrimeve të rralla në universitetin amerikan të Yale. Një sërë studiuesish janë përpjekur ta zbardhin përmbajtjen e këtij libri, por pa sukses. Të fundit që e provuan, një grup shkencëtarësh kanadezë, vendosën të përdornin algoritmet.

Rezultati qe thuajse një dështim. Algoritmi i tyre u tha se kishte mundur të identifikonte në dorëshkrim një idiomë hebraike, por ekspertët thonë se ai është “trajnuar” vetëm për gjuhët e ditëve tona, ndërsa dorëshkrimi me karbon daton në shekullin XV.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat