Promovohen veprat “Mesazhi im” dhe “Miqësia” të autorëve Rona dhe Real Emërllahut

Libra

Promovohen veprat “Mesazhi im” dhe “Miqësia” të autorëve Rona dhe Real Emërllahut

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:16
Foto

Sot në Teatrin e Qytetit të Ferizaj “Adriana” janë promovuar dy veprat me tregime “Mesazhi im” i autores Rona Emërllahu dhe “Miqësia” i autorit Reald Emërllahu.

Rona dhe Reald Emërllahu janë motër e vëlla, dhe që të dytë janë nxënës të shkollës fillore, në klasën e VIII dhe në klasën e V.

Real Emërllahu, që është libri i tij i parë, thotë se libri i tij i titulluar “Miqësia” përmban tregime që i ka nxjerr nga jeta reale.

“Kam shkruar tregime për shokë, për miqësinë, që njerëzit mund ta kenë edhe në jetën reale qytetarët. Unë i kam marrë idetë nga jeta reale që i kam përjetuar, të cilat i kam shkruar dhe i kam botuar”, th ai dhe shpreh i bindur se libri i tij do ta arrijë qëllimin e mesazhit.

Kurse Rona, që tani ka dy vepra të botuara, tregon se çdo tregim i librit të tij përmban nga një mesazh. Ajo ka dëshirë të tregoi se veç shkrimit, merret edhe me karate dhe së në ditët e ardhshme do të garojë në Kampionatin Botëror të Karatesë që mbahet në Kroaci, ku e përfaqëson Kosovën në ligën e të rinjve.

“Pas çdo tregimi është një fjali, e cila e përcjell një mesazh tek lexuesit dhe jam mundu që ta dërgoj mesazhin që u duhet në jetën e përditshme.  Është mesazhi që i duhet një mbështetje secilit, për me arritur diçka më shumë. Është mesazhi që mos mu shkel nga të gjithë, është mesazhi i miqësisë, i dashurisë dhe mesazhe tjera”, tha ajo.

Nëna e dy shkrimtarëve të rinj, Kadishe Shabani nuk e fsheh gëzimin dhe emocionet që ka për suksesin e fëmijëve të saj, ndërsa porositë të gjithë prindërit që të punojnë më shumë më fëmijët e tyre, për t’ua siguruar rrugën e suksesit.

“Të kesh dy fëmijë edhe sportistë, edhe autorë nuk është lehtë për një nënë, por zakonisht duhet të punosh shumë me ta, që një fëmijë të ketë një sukses dhe një të ardhme të ndritshme. Unë kam një mesazh për të gjithë prindërit, që të punojnë sa më shumë më fëmijë, të ecin së bashku me ta, sepse çdo gjë që brumoset dhe trasohet, sigurisht se do të ketë një të ardhme më ët mirë”, tha ajo.

Rona dhe Reald janë karateistë në Klubin “Sharri”, të cilët deri më tani kanë korrur suksese të mëdha në garat e mbajtura në këtë sport dhe kanë fituar dhjetëra medalje të arta dhe medalje tjera. Dy të rinjtë premtojnë shumë në karate dhe në fushën e letërsisë.
 

Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat