“Bllaca-dhimbja e lirisë”, përmbledhje e aktakuzave ndaj Serbisë

Libra

“Bllaca-dhimbja e lirisë”, përmbledhje e aktakuzave ndaj Serbisë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:09
“Bllaca-dhimbja e lirisë”, përmbledhje e aktakuzave ndaj Serbisë

Është promovuar libri “Bllaca – dhimbja e lirisë”, i publicistit Emin Azemi. Ky libër është vlerësuar si i veçantë dhe u tha se po vjen në kohën e duhur për të dëshmuar gjenocidin dhe krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë.

Autori i librit, Emin Azemi tha se ky libër është një  përmbledhje e aktakuzave që do të duhej të procedoheshin nga dikush në mënyrë që gjenocidi serb të marr dënimin e duhur.

Azemi: Është një përmbledhje aktakuzash të cilat fatkeqësisht po rrinë në këtë libër

“Është një përmbledhje aktakuzash të cilat fatkeqësisht po rrinë në këtë libër dhe do të duhej që të procedoheshin nga dikush. Po bëhen 20 vite dhe gjykatat ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit nuk e di shumë pak kemi, Serbia dhe gjenocidi serb nuk është dënuar”, tha autori Azemi.

 Recezenti  i librit, historiani Sevdail Demiri tha se ky libër vjen në kohën e duhur për të rikujtuar sakrificën dhe vuajtjen e qytetarëve që ka ndodhur 20 vite më parë.

Demiri: Ky libër vjen në kohën e duhur

“ Dy dekada më parë Kosova u gjend para sprovës  së  madhe  të mbijetesës. Shumica e shqiptarëve iu nënshtruan dhunës në përmasa gjenocide  që po ushtronte  makineria vrastare serbe e Millosheviqit...02:20 vjen para lexuesit në kohën e duhur për të na rikujtuar vuajtjet dhe sakrificën sublime të mjera shqiptarëve të shpërngulur dhunshëm nga trojet e veta 20 vite më parë. Por dhe me solidarizimin e miliona shqiptarëve të tjerë me këtë tragjedi kolektive”, tha Demiri.

Ndërkaq, profesori Arben Fetoshi  u shpreh se ky libër vjen si një monument i rëndësishëm  për gjenocidin që e ka bërë Serbia në Kosovë.

Fetoshi: ‘Bllaca -dhimbja e lirisë’ është segment i Holokaustit shqiptar

“’Bllaca- dhimbja e lirisë’ është segment i Holokaustit shqiptar,  i cili na ofron pasqyrë të qartë të terrorit, perversitetit, sadizmit të shfrenuar, një kronikë të dokumentuar të gjenocidit serb. Një rrëfim autentik në mënyrë që siç ka thënë Vizel që bota mos të harroj kapacitetin çnjerëzor  të njeriut mbi njeriun”, deklaroi Fetoshi.

Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve në trojet e veta,  Jahja Lluka deklaroi se nuk duhet të tmerrohemi nga e kaluara dhe ky libër, sipas tij  jep dëshmi për ato që kanë përjetuar qytetarët.

Ai bëri thirrje që të përkujtohet sa më shumë Bllaca në mënyrë që mos të harrohet.

Lluka: Duhet të përkujtojmë Bllacën, mos ta harrojmë

“Duhet të përkujtojmë Bllacën të shënojmë, mos të harrojmë. Këto 20 vite Bllaca është përkujtuar vetëm me një orë letrare me disa poet, faleminderit atyre, por është shumë pak”, tha Lluka.

Ndërsa, studiuesi i letërsisë dhe shkrimtari Arben Veselaj tha se ky libër përmbledh shkrimet për vuajtjet e refugjatëve shqiptarë në disa kampe si ai i Bllacës dhe Stankovecit. Ai kërkoi që të kenë sa më shumë shkrime dhe botime për të dëshmuar krimet serbe në Kosovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat