Stilet e të mësuarit nuk ekzistojnë realisht

Libra

Stilet e të mësuarit nuk ekzistojnë realisht

Nga: A.H Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:46
Foto

Është një ide mjaft e përhapur: Truri i nxënësve të ndryshëm duhet të përshtatet për stil të ndryshëm të të mësuarit. Pra një student mund ta kuptojë më mirë një subjekt duke e dëgjuar mësimin, të tjerët do të përfitojnë nga leximi në letër dhe të tjerët duke kryer praktikën.

Ideja për ‘’stilet e të mësuarit’’ është kaq e thjeshtë për t’u provuar me një studim të vetëm shkencor, por dekada hulumtimesh kanë vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë. E megjithatë, studentët dhe mësuesit ende e besojnë atë dhe kjo po dëmton aftësinë e studentëve për të mësuar, transmeton Bota sot.

Në vitin 2008, një rishikim i hulumtimeve aktuale zbuloi gjithashtu se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të mbështetur përdorimin e stileve të të mësuarit në arsim. Megjithatë, edhe një studim i publikuar muajin e kaluar, që anketuan gati 700 persona, u zbulua se 90% besonin se njerëzit mësonin më mirë në stilin e tyre individual të të nxënit.

Studimi i fundit tregoon se nxënësit i përshtaten stilit të mësimdhënies. Të gjithë përfitojnë kur një lëndë mësohet në stilin e duhur: matematika mësohet me shikim, gjuha gojarisht. Megjithatë mënyra e njejtë nuk është për të gjithë. Gjithkush ndryshon në pikat e forta, interesat dhe njohuritë e mëparshme. Hulumtimet tregojnë se cilësitë si këto kanë një efekt të madh në mënyrën më të mirë për të mësuar diçka.

Për shembull ka dëshmi se fillestarët mësojnë një lëndë më mirë duke studiuar shembuj, ndërsa studentët e avancuar mësojnë më mirë duke i bërë vet problemet.

Siç tregon hulumtimi, kalimi i kohës duke zbuluar stilet individuale të mësimit të nxënësve është mënyrë e gabuar. Jo vetëm që harxhon kohën që mund të shpenzohet në mënyra më efektive, por gjithashtu kufizohet: supozohet që vetëm disa studentë do të mësojnë nga këto mësime. /Botasot/

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat