Vepër konsoliduar për vlerësimin e kritikës dhe lexuesit! ... - Bota Sot
Vepër konsoliduar për vlerësimin e kritikës dhe lexuesit! ...

Libra

Vepër konsoliduar për vlerësimin e kritikës dhe lexuesit! ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:55
Nga kryesia e promovimit të njëzet veprave letrare të poeteve dhe shkrimtareve mërgimtarë dhe atyre të trojeve tjera shqiptare

Sado që të kërkojmë gjenezën e fjalëve: nënë, motër, baba, gjyshe, vendlindje, dhembje, mall, dashuri, atdhe, liri, krenari  është krejt e pamundur t’u caktosh peshën tematik - artistike, pasi ato vijnë si pasazhe në lirikat e poetes Gonxhe e cila “rrëfen” në vetën e parë dhe i shpërfaq ngjarjet si perceptim i unit të saj në vëllimin me titulluam “Shprushje kujtimesh”.

Krijuesja Gonxhe Begisholli që jeton dhe punon në Gjermani bashkë me kolege e saj letrar që jetojnë dhe punojnë në mërgatë në dekadat e fundit nuk e  pushuan aktivitetin e tyre me shkrimet dhe botimin e veprat letrare e të gjitha llojeve  - deri të ato historike dhe shkencore me të cilat para dashamireve te librit çdo kund në boto dhe trojet tjera shqiptare kanë arritur të ndrisin shumë periudha historike dhe shumë ngjarje  nëpërmjet të cilave i zbardhen shumë dilema, paqartësi, të cilat, sot e kësaj dite zvetënojnë historinë dhe peshën e rrjedhave të përgjithshme. Asociacioni për krijuesit letrar në mërgatë ishte dhe mbetet një nevojë imediate e kamotshme dhe si ide që doli nga një grup krijuesish të vyeshëm në mërgatë, cilët me në fund e gjeten një gjuhë të përbashkët me asociacionet tjera si motra të krijuesve  e gjeten një gjuhë të përbashkët me asociacionet tjera si motra.                                                                 

Njëra preje njëzet veprave që u promovuan në amfiteatrin  e Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë në takimin tradicional të krijueseve nga mërgata dhe të dashamireve të librit nga diaspora dhe  trojet tjera shqiptare ishte edhe librit i poetes Gomxhe Begisholli  me titullin “Një mozaik vlerash mbi shprushje krijuesish”. Në recesionin e saj prof. dr. Zejnepe A. Rexhepit kushtua këtij librit në mes tjerash tha:” Një mozaik vlerash mbi shprushje kujtimesh  të poetes Gonxhe  Begisholli është një poete mërgimtare dibrane, që prej vitesh jeton në qytetin Haidelberg  të Gjermanis, vendlindjen dhe mall dashurinë për të qytetin e Dibrën e shpreh në më të bukurat frymëzime në poezi e saja. Para lexuesit, vjen me vëllimin e tretë  me titullin“Shprushje kujtimesh”, ndërkaq është autore edhe e dy vëllimeve poetike: "Pasion ëndrre",  dhe “Lutje Nënës" poezi për fëmijë, në të cilat lexon vargje të përzgjedhura nga kujtesa e gruas - poete, të vjela nga vlerat e traditës, dashurisë, jetës dhe vlerave njerëzore. Dorëshkrimi i poetes Gonxhe L. Begisholli përbëhej nga një universalizëm tematik, si: poezia e vendlindjes në shtrirje më të madhe; ajo atdhetare, si linjë e pandashme me të parën; poezia refleksive dhe erotike, të pleksura mjeshtërisht e të vargëzuara si ngjeshje artistike, të cilat janë ndërlidhëse kohësh, dy kohë që prekin në njëra - tjetrën, pra aty ku zë fill ngjarja e përjetimi për t’u vendosur më pas në arkën e kujtimeve.  Poezia për kushtuese, jo e pakët gjithsesi, shkruhet me një harmoni pleksjesh figuracioni poetik. Në tërë vëllimin, pikë takohen ndjenjat, herë fuqishëm me një zë që vjen nga larg e të trazon dhembjen e dashurin, herë brishtë, si frymëzim malli që të moleps, sado që nuk do të dorëzohesh përpara largësive, as para kohës që të vjedh dashurinë përditë e nga pak.                                                                          

Poezia  që shkruhet me një harmoni pleksjesh figuracioni poetik takohen me ndjenjat fuqishëm  që e trazon dhembjen dhe dashurin

Si një arkë kujtimesh, ku shprushet malli nga largësia, gjakimi për dashuritë e humbura gjyshja, nëna, baba hidhërimi se tashmë vlerat i përkasin së shkuarës, dëshira për të përjetësuar atë që poetja do më së shumti. Edhe ëndrra për të ardhmen si tha në vazhdim të fjalës së saj profesoresha Rexhepi më të mirë, e shprehur herë me zërin e revoltës, herë me butësinë e lutjes, shprush kujtimet e poetes, sa në të kaluarën, po aq edhe në të  sotmen, për të vënë në dukje identitetin e zërit poetik të saj.                                            

Në  një linjë estetik - artistike të harmonishme rikujtohen dhe shkruhen ngjarjet, e përjetimet janë histori më vete. Sado që të kërkojmë gjenezën e fjalëve: nënë, motër, baba, gjyshe, vendlindje, dhembje, mall, dashuri, atdhe, liri, krenari  është krejt e pamundur t’u caktosh peshën tematik - artistike, pasi ato vijnë si pasazhe në lirikat e poetes. Gonxhja “rrëfen” në vetën e parë dhe i shpërfaq ngjarjet si perceptim i unit të saj, për këtë, në konsultim edhe me autoren, vëllimin e titulluam “Shprushje kujtimesh”.

Poezitë e Gonxhes janë kujtesë dhe dëshmi e shkruar për  brezin e ardhshëm si njohje me vlerat jetike njerëzore

“Shprushje kujtimesh” përmban dy koncepte tematike, andaj ciklet: “Frymëzime malli” dhe “Një zë nga larg” krijojnë mozaik vlerash që përcillen drejt lexuesit përmes mesazhit, këtij kumti të pashmangshëm. Poezitë e Gonxhes janë kujtesë për brezin e shkuar, po aq sa janë dëshmi për brezin e ardhshëm dhe shërbejnë, jo vetëm si njohje me vlerat jetike njerëzore, me gjurmët e së shkuarës, me prurjet e domosdoshmërisë së epokave, por edhe si relikte të kujtesës popullore, për atë që duhet ruajtur nga çdo brez, për çdo kohë.

Në “Shprushje kujtimesh” vargu është shkruar me formën dhe shijen e jetës, sipas këndvështrimit real të autores, megjithëse shpesh përmasat e pa përkufizuara rigorizisht të vargëzimit të lënë shijen e krijimit të lirshëm, të cilat sajojnë variante të shumta të formave poetike që lexohen thjesht dhe tingëllojnë këndshëm. Përvijimi i refleksionit poetik, që përmes metaforash përvidhet deri në ndjesitë më të holla të lexuesit, sjell mendimin ndryshe, ku gjithsesi mbizotëron ndjenja e krenarisë, tek shpirti i papërkulur i gruas, gjë që është dominuese në frymën poetike të autores. Portretizimi grua - poete, mjaft transparent në disa poezi, të ngulitet në  mendje me kumbimin dhe peshën e fjalës. Mendimet që dalin nga përmbajtja e poezive rezultojnë plot vizione për një botë ndryshe, ku ndjenja dhe mendimi formësohen me vetëbesim për qasjen më të guximshme ndaj jetës. Kjo krijon një linjë komunikimi, jo vetëm artistik, por edhe tejet njerëzor, të cilat më shumë se poezisë, në formësimin teorik - letrar, me gjasë, i japin shans mendimit, dëshirës, mesazhit, bashkëveprimit të gruas si pjesë e shoqërisë.

Në disa poezi, poetja, ndjesinë e shpreh përmes së bukurës, arsyes për të ruajtura ekuilibrin e jetës, edhe në kohë të vështira. Poezitë në “Shprushje kujtimesh” palosen si në arkë, në të cilën sa herë kërkojmë diç, e trazojmë mallin dhe dashurinë, si shtrirje shpirtërore e mpiksur nga ndjeshmëria e artit, si koncept pasqyrues i botës dhe njerëzores. Poetja Begisholli krijon në linjën midis emocionit dhe mendimit, duke gjetur një larushi tematike, si botë e begatshme, portretizim ngjarjesh, mbështetur në tri kohës: e kaluara, e sotmja, e ardhmja. Me ndjeshmërinë e synimit autorial, për të arritur qëllimin e reflektimit të rëndësisë dhe mesazhit poetik, autorja krijon një vepër të konsoliduar mjaftueshëm edhe për vlerësimin e kritikës dhe lexuesit! E përballi fjalën e saj prof. Zejnepe A. Rexhepi.

Image
Pamje nga takimi të Lidhjes të krijuesve shqiptarë në kompleksin turistik në Orllan të Podujevës
Image
Poezitë e poetes Begisholli përbëhej një universalizëm tematik, kushtua vendlindjes në shtrirje më të madhe ajo atdhetare
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...