Përmbajtja e romanit tim me titullin: „Der Befreiungskrieg, wie ich ihn erleben musste“

Libra

Përmbajtja e romanit tim me titullin: „Der Befreiungskrieg, wie ich ihn erleben musste“

Nga: Arber Shabanaj Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:12
Kopertina e librit

Ky roman reprezenton kuptueshëm kapituj autobiografik, meqenëse shkrimtari përjetimet e veta të luftës këtu i shtjellon dhe këto lexuesit afër ja sjellë. Autori i romanit u përndjek nga vëndlindja e tijë, nga Kosova, dhe ndodhet qëmoti në siguri. Ky është duke u munduar, që të e organizoi dhe drejtoi jetën e tijë në Gjermani, kurë në atdheun e tijë shpërthen lufta e hapur frontale.

Tani kosovari i vendosur dhe i denjë bie në konflikt me vetëdijen e vetë, nëse nuk ndodhet krahë për krahu me bashkëatdhetarët e tijë dhe nuk i bashkangjitet luftës për çlirim.

Për shkak të kualifikimit dhe përvojës së tijë në sferën ushtarake - të cilat ky atëbotë gjatë shërbimit ushtarak në armaten e agresorit dhe përsosjes së mëtutjeshme i realizoi -, ky do ta e kryejë detyren e tijë si epror ushtarak, sa më mirë që ishte e mundur nën ato kushte, në mënyrë që ushtarët e vetë fare pakë apo hiqë të pregatitur, t’i mësonte dhe sa më mirë për frontin e luftës t’i pregatiste.

Shumëçka ju mungon këtyre. Këta nuk janë akoma me bukë dhe me ujë mjaftueshëm të furnizuar, e lëre më me pasisjen dhe mobilizimin e nevojshëm luftarak. Mirëpo të gjithë këta janë të fokusuar në vendimin e tyre të patjetërsueshëm - për një Kosovë të lirë -, të luftojnë kundër okupatorit.

Romani në fjalë e drejton lexuesin në univerzin e botëkuptimeve të eprorit të denjë ushtarak dhe të ushtarëvë të tijë dhe ja krijon lexuesit mundësinë, të ndjejë, të përjetoi se si këta djemë të rinjë, edhe përkundër vështirësive të pamundura dot, për lirinë e atdheut të tyre, edhe jetën e vetë rrezikuan.

Autori i romanit shtjellon këtu në detaje, sikurse periudhën përgjatë të së cilës ky ushtarët në sferën ushtarake për luftë i pregatiti, poashtu edhe ngjarjet fort të tmerrshme në front.

Ky nuk lënë asnjë pozicion pa e cekë, se si këta nga të vetëçuajturit `oficierët e tyre të lartë´ u tradhëtuan dhe sesi atëherë edhe çdo furnizim tejet i nevojitur për luftën fare u shua. Disa ushtarë plagosen, besa duhet edhe jetën e tyre të e humbin, jo për shkak të sulmeve të papërballueshme të armikut, por prej garnatahedhjeve të vetë njerëzve të pakualifikuar të tyre!

Kështuqë ngjarjet tronditëse e të tmerrshme të luftës nxjerren nga të gjitha anët në sheshin e dritës dhe këto dokumentohen për botën pasuese.

Kjo është një vepër e mrekullueshme, e cila përgjatë leximit shumë momente rrënqethëse e ndjenja të fuqishme me vete sjellë, poashtu edhe këtë apo atë njohuri sublime e kapitale e reprezenton! Unë i lejoi vetës time, që, këtë vepër të autorit Arber Shabanaj, sejcilit në zemër të ja adresoi!

Libri në fjalë mund të porositet përmes `buchhandel.de´ (Thalia, Amazon). Përzemërsishtë ju falemnderoi!

Der Befreiungskrieg, wie ich ihn erleben musste

Roman / Neu

Arber Shabanaj

Paperback

452 Seiten

ISBN-13: 978-3-7407-4779-4

Verlag: TWENTYSIX - Eine Kooperation zw. d. Verlagsgruppe Random House und BoD, Norderstedt

17,99 EUR

Erscheinungsdatum: 10.09.2019

Sprache: Deutsch

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat