Doli nga shtypi libri i gjashtë i Hamdi Nuhijut

Libra

Doli nga shtypi libri i gjashtë i Hamdi Nuhijut

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 11:03
Ballina e librit

Sapo doli nga shtypi libri me titull ‘Biseda Fetare’ e autorit kumanovar Hamdi Nuhiju. Shkurtimisht në recensionin për librin shkruhet:

Zoti është një, nuk ka tjetër. Përmes njohjes së Zotit, e njohim vetveten, mësohemi që të duhemi dhe t`i duam edhe të tjerët.

Nuhiju përmes eseve të tij shpreh dashurinë për njerëzimin dhe për mënyrën se si t`i nxisim vlerat morale në një shoqëri të ngarkuar me paragjykime.

Rrymat e ndryshme në shoqërinë tonë duhet që të shikohen dhe trajtohen pasuri e jo si mënyrë që nxit kërcënime dhe urrejtje për tjetrin.

Respekti ndaj tjetrit, drejtësia ndaj familjes, ruajtja e vlerave midis njerëzve janë tema që trajtohen në disa ese të këtij libri.

Gjithmonë dhe në çdo kohë  duhet që të gjendet mënyra e komunikimit dhe bashkëjetesës me tjetrin, që të tejkalohen pengesat nga bota moderne.

Lufta midis botës moderne dhe klasike ka ekzistuar gjithmonë, por urrejtja midis tyre mund që të ulet vetëm përmes njohjes së ndërsjellë.

Nuhiju thirret në vlerat islame për t`u kuptuar të gjitha vlerat civilizuese me qëllim që të mos humbet baraspesha midis ëndrrës për të ardhmen dhe kujtimeve nga e kaluara.

Secila e kaluar që paraqet pengesa për të tashmen dhe të ardhmen duhet që të harrohet me qëllim të përmirësimit të klimës njerëzore.

Gjuha e njeriut me Zotin është e njëjtë si me tjetrin në të gjitha format e saja që nënkupton të gjendet formë dhe mënyrë se si të respektohen të gjitha vlerat që ekzistojnë tek të gjithë.

Përndryshe ky është libri i gjashtë me radhë i Hamdi Nuhijut. Për këtë libër autori ka marr mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë Veriore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat