Një libër i mahnitshëm i shkrimtares amerikane, Cate  Lineberry për shqiptaret

Libra

Një libër i mahnitshëm i shkrimtares amerikane, Cate  Lineberry për shqiptaret

Nga: Skifter Kellici Më: 25 shtator 2019 Në ora: 20:39
Cate  Lineberry

Këto ngjarje kanë  ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore; më saktsisht nga  8 nëntori i vitit 1943, deri  më 9 janar të vitit 1944.

Një avion luftarak  amerikan C 53, në bordin e të cilit ndodheshin 30 ushtarakë amerikanë, 13 mjekë, 13 ndihmës mjeke dhe 4 pjesëtarë të ekipazhit me gjithë radistin, u nis nga baza ushtarake amerikane   nga  Katania  për në Bari, për të tërhequr ushtarë amerikanë të plagosur në luftime me forcat naziste.  Dhe befas,  pa arritur në aeroprtin e Barit, shpërthen stuhi e tmerrshme…Avioni lëkundet në ajër si anije midis dallgësh. Jo vetëm kaq, por edhe qëllohet nga kundërajrorët armiq.  Jo vetëm kaq, por radisti humbet lidhjet me bazën ajrore në Bari. Dhe  avioni zhduket në qiellin e terratisur. Për këtë të papritur vihet në dijeni edhevetë presidenti amerikan, Ruzvelt,që ndjek cdo ditë  me shqetësin fatin e amerikanëve në  avionin e zhdukur.  

Pilotët nuk dinë ku ndodhen, të përhumbur, midis tokës dhe qiellit të panjohur…  Dhe befas   shquajnë një fushëtirë të zbardhëllyer. Vendosin ta ulin avionin atje. Zbresin prej tij ,  pa ditur se  në ç’vend ndodhen, mes  miqsh ose armiqsh. Dhe priten nga vendas që flasin një gjuhë të huaj, që nuk ngjan me asnjë gjuhë që njohin.  Por, $uditërsht midis tyre njohin edhe një vendas që di anglisht dhe tregon se quhet  Hasan Glina, se e ka mësuar anglishten  në Shkollën Teknike të Fullcit… Ai i qetëson amerikanët.. Mbi të gjitha, u tregon se është partizan, se ata  ndodhen në tokë shqiptare, në një fshat të Belshit dhe i siguron  se ata kurrë nuk do të bien në duart e pushtuesve nazistë… 

Deri këtu kjo histori  është bërë e njohur prej vitesh në shtypin shqiptar. Madje, disa muaj më parë  Report TV   në Tiranë  shfaqi një dokumentar të shkurtër që përshkruante  ngjarjet e mësipëme, të rrefyera nga burra mbi 80 vjetë, që atëherë  kishin qenë i fëmijë. Por jo më shumë.

 Cili ishte fati i mëtejshëm i këtyre 30 amerikanëve djem dhe vajza, jo me shumë se 20- 30 vje$arë   që ranë aksdentalisht në Belsh dhe  që u pritën  përzëmërsisht nga banorët e fshatrave shqiptare ku ata u shtrënguan  të kalonin për t’u shpëtuar ndjekjeve  të nazistëve gjermanë ?

Këtë e tregon më së miri  së miri shkrimtarja  amerikane, Cate Lineberry në librin e saj

“Secret Riscue”. Pasi amerikanët të udhehequr prej Glinës  arritën në  Berat, ku kaluan disa ditë të strehuar nga qytetarët e këtij qyteti, ata    përkshuan itinerarin-  Vërzhezhdë, Lavdar, Krushovë,  në  Kor$ës,  për të zbritur në Panarit, Përmet, Sheper, Gjirokastër, pastaj në fshatra  të  Vlorës, Ku$, Gusmar, Tërba$, Dukat dhe më së  fundi në bregdetin e Karaburunit, ku një anije e ushtarake angleze  pas gati dy muajsh i mori dhe i ktheu në Bari.

Ky  libër botuar  para dise vitësh  në Amerikë,  është vazhdim, por me më shumë shumë hollësi  dhe me  faqe  më intriguese,  i librit  tjëtër  “Albanian Escape” -The True Story os US Army Nurses Behind Enemy Lines,  (“Arratisje shqiptare, -Historia e vërtetë e infermireve amerikane prapa linjave të armiqve’),   të autores tjetër amerikane, Agnes Jensen Mangerich, infermiere, qeë ka përjetuar këtë eskursion plot aventuara dhe rreziqe të pashembullta.   

Veçanërisht tërheqëse në këtë libër  janë peripetitë që ky grup kaloi   në  rrethinat e aeroportit të Gjirokastrës, në pritje të ardhjes së avionëve amerikanë për t’i marrë,  aksion që nuk arriti  të realizohej , sepse avionët u goditen me artileri nga forcat  gjermanë,  që sapo ishin  vendosur në këtë qytet.

Por gjate leximit të librit të Cate Lineberry-së emocionet shtohen kur këtij udhëtimi,  si në labirinthet e Ferrit,  po i vjen fundi. Grupi i amerikanëve, nëpër shi e dëborë,  të ftohtë të acartë,  të strehuar nga fshatrarë  bujarë shqiptarë, duke përshkuar  monopate të rrezikshme malore, më së fundi arrin në bregdetin e  Karaburunit dhe ajo që është më e rëndësishme, qoftë forcat partizane, qoftë edhe forcat balliste, sidoqë në luftë midis tyre, bëjnë $’është e mundur që amerikanët, tejet I sfilitur,  të dërmuar, të ligështuar,   të gjejnë e  rrugën e shpëtimit nga ndjekjet e njesive të zbulimit gjerman, të cilët, sado që u përpoqën, nuk ia arritën qëllimit që t’i zinin amerikanët robër.

 Me shumë dashuri dhe ngrohtësi Cate Lineberry përshkruan sakrificat e fshatarëve të krahinave të mësipërme të Shqipërisë së Jugut, që ndanë me amerikanët edhe kafshatën e fundit të bukës, që i mbajtën, u kujdesën për ta, si për vëllezërit   dhe fëmijët e tyre, sidomos  kur midis tyre pati të sëmurë; madje edhe i shoqëruan  nga një fshat, në tjetrin, duke vënë veten e tyre në rrezik, sepse, në rast se gjermanët do t’i pikasnin,   do t’i vritnin pa asnjë ngurrim edhe ata si amerikanët.

Libri mbyllet me kapitullin “Mirënjohje”. E dashuruar pas kësaj historie kaq emocionuese, të cilin  e ka përshkruar me stil që të rrëmben nga faqja e paë deri tek faqja e fundit, Cate Lineberry përshkruan edhe takimet e saj me pasardhësit e atyre fshatatëve dhe partizanëve, që shpëtuan pjesëtarët e grupit amerikan,  kur ajo bëri një vizitë në Shqipëri, pas rrrëzimit të diktaturës komuniste . Ndër ta,  të afërmit e Kostaq Stefës, këtij intelektuali beratas, që së bashku me bashkëqytetarë të tjerë , si kudo mbajtën për ditë të tëra amerikanët nëpër shtëpitë e tyre.

 Edhe Kostaq  Stefa, që ishte  diplomuar në Shkollën Amerikane dhe që pastaj kishte studiuar në Universitetin e Bolonjës, si partizani Hasan Glina, la gruan dhe fëmijët e vegjël dhe  shoqëroi amerikanët deri në fund të eskursionit prej qindra kilometrash. Dhe të mendosh se pas vendosjes së diktaturës komuniste, ai u burgos, u torturua dhe më 1947 u dënua me vdekje, pikërisht për këtë akt aq të lartë-shpëtimin  e grupit të amerikanëve,   aleatët  tanë gjatë  Luftës së  Dytë Botërore.

Eshtë e $uditshme se si ky libër me vlera të ralla  historike dhe artistike, vlerësuar në Amerikë si “Ëall Street Jornall Bestseller”, ende nuk është përkthyer në gjuhën shqipe.

Duket u ka botuesve shpëtuar nga shikimi...

Eshtë libër që pa tjetër duhet t’i bëhet i njohur lexuesve shqiptarë, sepse nxjerr në pah  një kapitull  të rallë historie gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shpaloset  miqësia  midis dy popujve tanë, që arriti një nga kulmet e saj, kur presidenti amerikan, Uillson mbrojti të drejtat e kombit shqiptar në Konferencën e Paqes në Versajë më 1918-20,  vazhdoi me misionet anglo-amerikane gjatë   Luftës,  u zhbi pastaj plot mllef me urrejtje  nga Enver Hoxha,  cili   u shkëput plotësisht nga Perendimi, por me rënien e diktaturës komuniste, u ripërtëri edhe më e fortë. 

 Nga kjo pikëpamje, libri  “The Secret Rescue” i shkrimateres amerikane Cate Libeberry është nje ndihmesë kuptimplotë  në këtë drejtim.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat