Vargje lapidare për dashurinë

Libra

Vargje lapidare për dashurinë

Nga: Ismail Belaj Më: 25 shtator 2019 Në ora: 20:52
Ballina e librit

Rasti i autorit Gashi dëshmon se poezi mund të bëhet edhe duke bërë temë edhe çastet më të rëndomta, sikundër është relacioni burrë-grua.

Duke mos qenë të ngarkuara me metafora të shumta, vjershat e librit në shqyrtim, janë lehtë të përceptueshme për lexuesin. Është festë të lexuarit e librit. Madje, edhe ballinat e dizajnuara me ngjyra ylberore: bardh-verdh-kaltër-gjelbër, pa mëdyshje bëjnë atmosferë të hareshme:

“E dashur, më kujtohet ajo kohë kur e vetmja dritë

për mua

ishte hija jote, ... në jetën time erdhe

kur nuk e doja jetën!

më bëre të lumtur

në momentin e trishtimit

në kthetrat e dëshpërimit...”.

 

Autori, duke bërë esencë ndjenjën më të këndshme – dashurinë krijon një botë unike:

 

“Aty ku ne të rrimë

Të gjitha lulet

Kthejnë kokën nga ne,

Me aromë bëjnë një lëndinë...

Pulëbardhat

Mike i zëmë.”

 

Te ky autor hetohet një prirje për t’u ikur metaforave dhe konstrukteve që nuk janë të nevojshme për të dhënë një imazh.

Në pjesën e dytë të vëllimit poetik, autori Gashi zgjeron tematikën në disa dimensione.

“Është natë tetori

E vitit të brishtë,

Errësira krahët i ka shtrirë

Si pëlhurë mbi qytet,

Ec i shkujdesur

Mes turmës së kombinuar

me tym...”

Përgjithësisht, ky autor lë shpresën se do ta dendësojë e konsolidojë më tej vargun në botimet e tij të ardhshme, sikundër del nga vjersha: “Ëndrrat nuk do t’i shuaj”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat