Fragment nga romani Ku(rve) nata

Libra

Fragment nga romani Ku(rve) nata

Gjon Marku Nga Gjon Marku Më 16 tetor 2019 Në ora: 21:21
Romani Ku(rve)nata

Qielli vinte fytyra fytyra përpmbi burgun e atij fshati në bregun e lumit me emriin e Shenjtit Nikollë. Katër prej pesë godinave të të burgosurve të vendosura në rresht për dy gjendeshin të ndërtuara mbi varrezat e vjetra të atij fshati. Përpara kësaj katërshje gjendej komanda dhe drejtoria e burgut, ndërsa prapa tyre gjendeshin dhomat e izolimit për ata që sapo vinin rishtas apo që konsideroheshin problematikë. E në krah të këtyre godinave, midis tyre dhe lumit, ishte vendosur ajo që konsiderohej si vendi i të privilegjuarve, godina me numrin një, ku gjendeshin të paraburgosurit që nuk kishin marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata dhe nuk kishin kaluar akoma në kamp. 

Aty në atë godinë kishtë më se dy muaj edhe Engjëlli, i cili, që prej fillimit e deri në atë ditë, ishte stabilizuar në dhomën nr. 12 të katit të dytë. Në të kishtë 12 burra aty të akuzuar prej 12 grave të tyre me akuza nga më të ndryshmet. E të dymbëdhjetë si dymbëdhjet muajt e vitit kishin zënë vend në krevatat treshe. Në katet e treta ishin më të rinjtë që ai i konsideronte si pranvera që ngjiteshin e zbrisnin prej kateve të sipërme. Pastaj vinte vera në katin e mesit dhe zinin dhe tre vende në katët e dyta të krevatave pastaj fillonte vjeshta e në katet e para përfundonte me dimrin.

Por atë natë Engjillin, që jo vetëm ishte i shkolluar e me universitet të kryer, por kishte edhe disa specilaizime jashtë shtetit e kishin urdhëruar të dilte në katin e tretë të godinës në një dhomë me katër persona. Duket se diku ishte kujtuar dikush për të thonë ndonjë fjalë të mirë.

Në godinën numër dy, dy të rinj me një zë të thekshëm këndonin një këngë trishtuese që më shumë dukej si vaj sesa si këngë.

…Sa herë e pyes mamin ku e kam babin,

Ajo më përgjigjet, o ti ke mamin.

Dua babin ta takoj aman aman,

E ta puth ta përqafoj, O mami…

Vargjet e asaj kënge që këndohej prej dy të rinjve iu dukën të moçëm sa dhembja. Vetë ai ishte i mbështjellë me rrjetën e zezë të dhembjes e që nga dritarja dëgjonte ata të rinjë, ndërsa një tjetër afër tyre përmallshëm i binte fyellit.

Në malin ngjitur me kishën e shenjtë të Shna Noit ishin disa shtëpi malësorësh të rralluara si pika loti të ndritshme. Lugut të qiellit fluturojnë retë hijerënda.  Buzëmbrëmja lëshohet luginës së lumit. Rrjedh Mati plak, ndërsa ai treti shikimin në udhën e tij. Shtratit të lumit era rrjedh e lirë sikur uji lumit të turbullt që mbante trungje. 

…Dua babin ta takoj amam aman,

 e ta puth, ta përqafoj o mami…

Vinte valë-valë këngëvaji i atyre dy të rinjëve, ndërsa valët e lumit shkulme- shkulme turreshin drejt detit.

Eh, ofshani Engjëlli, ndërsa ndjehej si të kishte gëlltitur hurpin e fundit të vrerit. Atyre sikur u çahet zemra. Janë në atë moshë kur dashuron me fuqinë e rrufesë, por janë prapa zgarave të telave e këndojnë një këngë të dhimbshme tradhëtie apo pabesie që një grua i bën burrit të saj.

Diku në brigjet e lumit u dëgjua një pingërimë e shkurtër e një zogu, një pingërimë që të trishton, por Engjëlli dëgjointe këngën e tyre. Vështrimin e hodhi në rrugën që ndante godinën një me godinat e tjera. Në kazanët e ngopur të mbeturinave afër guzhinës bredhin të dhjamosur minjtë.

Me besim të humbur në vetvete kujtonte ditët e së shkuarës, kur ai kishte ardhur këtu dhe kishte kaluar atë gardh policësh që si sorrat prej vitesh kanë zënë vend ndër muret rrethuese të këtij vendburgimi. Aso kohe kishte ardhur si zyrtar i lartë i shtetit, ndërsa tash ai ishte një i burgosur akuzuar për dhunë prej së shoqes të cilën vetë ai e kishte derguar në gjykatë për ta divorcuar nje muaj para se ta arrestonin pa e menduar gjithë atë poshtërsi shpifjesh të ndyra që do të sajoheshin ndaj tij prej asaj dhe familjes së saj.

Ndonjëherë e merrte trishtimi me vete, e gërryente deri në eshtër e atëherë gjumi bën tortura me të, i klithin fjalët e i vajtonin mendimet që shkundin re të zeza dhe zgjojnë heshtjen e tij të plagosur.

Por sot vargjet e asaj kënge, kënduar thekshëm si këngë vaji prej dy të rinjve në godinën numër dy vinin si një plagosje në shpirt për të, a thua se ato vargje i këndonte i biri me të cilin kishte pasur raportrte shumë të afërta.

Dy korba me krrokamën e tyre të lemeritshme e që frikëson edhe të vdekurit poshtë themeleve të godinave të kampit e gjarpërinjt brigjeve të lumit krrokisnin mbi godinën një të të paradurgosurve e turreshin të shqyenin njëri- tjetrin.

Por si për të sfiduar krrkokamën e tyre, dy të rinjt vajtonin thekshëm këngën e tyre .

Ajo më përgjigjet,  o ti ke mamin…

Dua babin ta takoj aman- aman

e ta puth, ta përqafoj, o mami.

Kushedi sa do të kishte qëndruar aty në dritaren e katit të tretë përballë dusheve të godinës, po qe se nuk do të kishte ardhur polici i kolonës së katit, i cili kishte kërkuar që ai të paraqitej tek shefi i godinës.

U hap dera e hekurt dhe ai zbriti shkallët drejt katit të pare, ku e priste përgjegjësi i godinës i heshtur, i vrenjtur dhe me një veshtrim të akullt. Duke vërshellyer një melodi në tërthoren e shikimit, veshtrimin e kishte hedhur mbi Engjllin që priste të shpjegonte arsyen pse e kishte thirrur. Buzëmbrëmja lëshohet luginës së lumit që buronte prej bjeshkëve në Malin e Shenjtë prej nga vinte dhe Engjëlli e mbrëmjeve zbret ngadalë e hierëndë për t’u mbytur në gjirin e detit.

-Dëgjo, -ata të dhomës 12 të kan kërkuar që të shkosh deri te dhoma e tyre.

-Po mua sapo më larguat nga dhoma 12 e katit të dytë.

-Nuk e dij unë, po duhet të shkosh.

Tjetri heshti dhe u ngrit të dilte pa folur asnjë fjalë tjetër. Mendimet i tallaziteshin. Ikin ditët në shtegtimin pa kthim, mendoi kur doli në katin e dytë dhe vështrimin e hodhi përjashta. Shikoja errësirën, gërhiste.

…Dua babin ta takoj aman –aman

 e ta puth ta përqafoi o mammi… Vinin fjalët e këngës.

 Një re e zezë hidhej e përdridhej nëpër qiell. Shirat e furishëm godasin dritaren. Ndër male retë bëzajnë duke ulëritur rrufe. Dritaret u trandën. 

Arriti tek dhoma 12 e katit të dytë përballë dusheve. Polici e hapi të ashtuquajturën blind që ishte një derë prej llamarine të trashë, pastaj zgaren prej telave të trashë e të rëndë.

U fut brenda dhe priti të mbylleshin njëra pas tjetrës dyert e hakurta. U përshëndet me Çeskun që e kishte zëvëndësuar atë në dhomën dymbëdhejt. Duke i bërë sërish dymbëdhjetë pjesëtarët e asaj dhome. Ai shuaj e ndiz një llullë shqope, me një kollë ftohjeje në gjoks, më së shumti rrinte mendueshëm.

U afrua Ergysi, me të cilin Engjëlli kishte pasur një raport të ndersjelltë respekti.

-Nëna e Gjetës ka vdekur,- foli ai me zë të ulët në vesh.

-Kush të tha, -pyeti Eingjëlli fytyra e të cilit mori një pamje tjetër. Një si hije, sytë ia mbuloi. 

Gjeta e kishte marrë atë që aty brenda ishte i paligjshëm prandaj e quanin majmun, pra telefonin. Gjeta ishte futur në krevat dhe prej aty udhëzonte për ceremoninë e mortes. Po fliste me gruan, e cila në fakt ishte shkaku pse Gjeta ishte aty i ndaluar dhe i izoluar, akuzuar prej saj se ushtronte dhunë, se pinte dhe se kishte armë pa leje.

Gjurmoi ta cingrisë inatin zemërak po nuk foli. Ç'trishtim që jetoj në këtë breg lumi ku shumë gjëra ecin për mbrapsht, mërmeriti me vete. Hija jonë është një shurdhmemece që na ndjek, na përgjon, na mbikqyr. Ne nuk mund ta largojmë nga vetja. Hija s’ka shqisa, vetëm sy për vete. U ngrit dhe u drejtua drejt dritares së dhomës. E hapi.  Jashtë nata kishte rënë mbi kamp. Brenda tij trishtim e pikëllim. Krrokama e korbave që kishte dëgjuar më parë sikur i vinte në vesh.  Mbi qerpikun e natës fle heshtja. 

Dua babin ta takoj, aman-aman

e ta puth ta perqafoj, o mami…, dëgjoheshin dy të rinjtë nga godian nr.  Dy.

Kush të njeh ikën prej teje, se ti çka s’mund të bësh. Kishte dëgjuar Gjeten të fliste në telefon të shoqes.

Ikja shikon, kishte mërmëritur me vete. Sa dua të dëgjoj zërin e largët të nënës time. Në këtë moment kur nëna e Gjetës gjendet në qetësinë e të vdekurve, ndërsa nëna e Engjellit dergjet në krevat në luftën midis jetës dhe vdekjes. Ndoshta  edhe për të do të vinte nje lajm i zi. 

Mençuri e vuajtjes ha veten, e ai duhej t’i jepte kurojo Gjetës në këtë moment të vështir për të. Të dilte mbi shkretëtirën e mendimi të tij të zi që tash kishte ardhur deri te kjo bokërrimë e gërryer pikëllimi. E mbylli dritaren, mbas xhamave terri ngeli.

Prej krevatit, pamja e të cilit nga të githa anët zihej prej çarçafeve, doli Gjeta.

Engjëlli drejtoi dorën drejt tij. -Zoti të ndihmoftë e të dhashtë force, Gjetë.

-Çfarë do të bëjmë? pyeti Ergysi. Engjëlli, që heshtëte zhytur në mendime të tallazitura, - kafe të idhta për të gjithë,- foli me një zë guri.

Ergysi u drejtua drejt petrogazëve dhe nisi të bëj kafet. Kafen e parë e vuri para Engjëllit. Pastaj vendosi një kafe para Gjetës.

Engjëlli tërthoren e shikimit e ndali tek Gjeta, tek i cili sytë nënë vetullat e zeza janë si dy puse të harruara.

E nxori prej xhepit paketën e tij Karela dhe e zgjati drejt Gjetës, e pastaj drejt secilit prej pjestarëve të dhomës. 

-Oh, ofshani Gjeta,- shtëpia ime buzë rrugës kryesore sonte ka mort, ka vdekur nana ime që tash e mbrapa do ta mbjell midis lotëve, mbushur plot e përplot dhembshuri.

Engjëlli e hodhi vështrimin përjashta në terrin e verbër të natës pa hënë, pa yje. Ju bë se pa shpirtra që silleshin në ajër. Një zë i mjegullt trupin ia drithëroi. Ndoshta është zëri i nënës së tij atje në qetësinë e të vdekurve, a thua shihte një andërr trishtuese.

-Unë kam nevojë më shumë se kurrë për ndihmën tënde, Engjëll,- foli Gjeta, dhe u ngrit në kambë e zgjati drejt tij paketën e duhanit.

Tjetri heshti. Çfarë ndihme mund të jepte ai aty në ato dhomë burgu ku s’kishte qelizë të tij që se kishte pushtuar dhembja dhe trishtimi si cerga merimangash të mëdha.

Engjëll, unë dua prej teje si dhe të gjithë shokëve të dhomës ku ju keni qëndruar këtë kohë, që të më drejtoni mortin e nanës time.

Tjetreit iu rrëqeth trupi. Ju kujtua morti i xhaxhait të tij në fshtin në atë shpatull mali ku mes malit këput një shteg i egër. 

-Si!  Nguli në ajër një britëm.

Po nuk pati kohë se Ergysi filloi të flasë.

Ne duam që ju të shkoni tek drejtori i burgut e në emër të të gjithëve ti kërkosh që të lejojë të zhvillohet një ceremoni nderimi për nënën e Gjetës këtu në burg. Te pimë kafe dhe duhan ne nderim te saj.  Pra të lejohen të vinë të gjithë të burgosurit e katit për kafë. T’i kerkosh drejtorit që ta lejojë Gjetën të shkojë në ceremoninë e nënës së tij sa për ta varrosur. 

Engjëlli heshti si një gur varri. Ndërsa me vete shalonte mendimet e së shkuarës. Dhe me vete mermëeriti, kund a ka zot? Evështrimin e hodhi serish jashtë dritares, ku iu bë se pa një hije më të erret se vet terri, më të frikshme se frika që rrethonte e mbyste në terr gjithçka.

Polici në murin rrethues të kampit vente dhe vinte si endacak dhe sikur trembte hijet, shtrigat dhe vetminë e vet, e në terr a thua se luante me to, ndërsa nuk pranë kori i tyre që vinte drejt varreve mbi të cilat ishte vendosur kampi.

E mori një fletë të bardhë dhe mbi të formuloj kërkesën për takim orgjent me drejtorin dhe ia dorzoj policit.

Ku po më çojnë dallgët e jetës?! Të gjithë prisnin, ndërsa heshtnim sy ndër sy vëzhguar me durimin si një gotë e thyer. Nata është e gjatë. Është nate e pagjumësisë, dhe mendime të idhta, të hidhura e të trishta i ishin ngjitur mendimeve te tij të trishta si rriqna. Sonte unë e Gjeta do ta mbajmë natën zgjuar, nëna e Gjetës në kujtimin tënd. Bijen një nga një lotët e tij. Bashkë me ta noton kujtimi yt, kujtimi i nënës. Ti i fale jetë një ëndrre që tash u shua. Ndërsa tash ke veshur petkat e vdekjes. Fill i këputur keq nga lëmshi i jetës.  Errësirë e natës kishte shkopsitur kraharorin e mbulonte me terr gjithcka. Atë natë mes reve humbi hëna.

Ndërsa aty në dhomen 12 ata dymbedhjet burra shuaj e ndiz cigare prisnin një lajm. Si një amanet edhe e vdekura priste djalin që nusja e pabesë ia kishte prangosur për të mos qenë pranë saj në ditën e mbrame të jetës, ndërsa ajo i qendronte te koka në vend të djalit. E nënë e shkretë rrezikzezë që kishte dhënë shpirt në duart e asaj zezane. Amanetin as dheu nuk e tret. 

-Ergys, foli me një zë të ashpër -a mundesh të më bësh një kafe? - Edhe mua një foli Gjeta.

Tjetri u ngrit dhe nisi të bejë kafet.

Sapo i kishte vendosur filxhanat me kafe para tyre, erdhi polici e lajmëroj se drejtori po e priste Engjëllin dhe Ergysin. Që të dy dolën të shoqëruar nga polici, moren drejt hyrjes së godinës. Gjurmët vulosnin në rrugicën që e ndante godinen e tyre me atë të drejtorisë.  Engjëli ecte ashtu mendueshem. Në ankth e ngacmonin zëra të çuditshëm.  Polici që e shoqëronte iu bë si hije në mes të natës e i ngjante me errësinën.  Iu kujtua e shoqja që me trillime ia brente jetën.  Mundohej t’ia shkëtërronte si krimb. I vëllaj i saj me paburrninë e tij mundohej ta kafshonte tinëzisht si si qenn tinëzor prapa shpine. Bën kompromis me diallin e kërkoi parajsën në tokë. Njeriu për njeriun është një qen që të ha vjedhurazi pas shpine, mermeriti, sa që polici e pyeti se çfarë tha. Por ai heshti dhe mendimin e hodhi tek ish- gruaja e tij. Ti ke shkuar tej harrimit, aq me tepër tani në këtë natë pa yje, pa hënë, pa ngjyerë kur nata i ka mbuluar gjurmët dhe klithmat. Të është ndryshkur shpirti si ai parmaku i dyerve të vjetra. Ti  tash  je si nëperka që vjell veç helm. 

Në dhomë Çesku nuk fliste asnjë fjalë më i lodhur. Më i plakur, shuaj e ndiz një llullë shqope. Rrinte mendueshem. Ndoshta mendonte pabesinë e gruas së tij të dytë. Ajo ishte bërë shkak që ai të ishte aty në atë natë morti pa kufomë. Lodhja ishte ulur në vetullt e orëziut. Më erdhën aty në krye te livadheve të pakositura në shulla se kishte lajmëruar gruaja, sikur i mërmëriti në vesh Engjëllit.

Me këto mendime arriti në zyrën e drejtorit të burgut. Priste me vetullat ngrysur si një muzg me re.

-Nëna e Gjetës ka vdekur, - nisi të flasë Engjëlli, por zëri filloi t’i dridht e zemra me akull iu mbush. Iu drodhën vajshëm sytë.

Tjetri heshte dhe degjonte vetullngrysyr.

-Eshtë e udhës të kërkojmë që të lejohen te gjitha dhomat që të pinë kafe në dhomen e Gjetës, e mbi te gjitha, të lejohet ai që të shkojë në ceremoninë e varrimit të së jëmës. Trishtimi tek ai përkundet në njëmijë klithma. Kob i zi është sot përbrenda tij. Do të dëgjohen vajet e imta tmerrësisht të holla. Vajtimoret zbresin e qajnë shqip.  Djali mungon pse nje grua tyryfyçkë e ka akuzuar se paska ushtruar dhunë. Pa menduar dhe shtruar pyetjen pse është ushtruar dhunë. Stuhia e fjalëve të tij ishte ndalur nga buzeqeshja e “ngohtë” si brymë e drejtorit.

-Ju jeni në paraburgim e Gjeta akoma nuk është denuar. Unë do të bëj përpjekjen maksimale që ta dërgojmë, po nuk kemi as grup të gatshëm. Janë angazhuar për votime. Fshati hepohej rrëze malit me borë.  Sa për ceremoninë kjo është praktikë e njohur vetëm se duam që të mos ndodhë asnjë incident.

-Të jeni i sigurt se nuk ndodh asgjë,- foli Ergysi që kishte shumë më tepër sesa Engjelli që gjendej aty.

Ndërsa tjetri me fjalët e tij që rridhnin monoton si rrymë uji, tinguj të ftohtë.  Vetë vdekja një copë akulli ishte. Zëri i tij iu duk si këngë e qyqeve që këndonin buzëmbrëmjeve mbi degën e thatë.

Gjeta nuk ka vrarë njeri. Akuza e tij akoma nuk është provuar, ndërsa nënën nuk do ta shohë më kurr. Tjetri e kishte rrëzuar shikimin përdhe e nuk i shihte në sy.

Terrin e lexoj më mirë se dritën desh foli Engjëlli, por e përmbajti veten. Fill ikëputur keq nga lëmshi i jetës.  Nuk kishte çfarë të bënte dhe pse e kuptonte mirë se tjetri po i mashtronte. -Do të bëjmë përpjekje dhe nesër do ta dërgojmë sa për ceremoninë e varrimit,- kishte premtuar drejtori.

E lanë zyrën e tij si kalorësit që lënë pas horizontin dhe u drejtuan drejt godinës numër një ku gjendej dhoma 12 pa folur asnjë fjalë, dhe pse ai u kishte premtuar se do ta dërgonte Gjeten në ceremoninë e varrimit të së jëmës.

Nëpër mure policët si sorra nxinin dhe më shumë natën. Bregut të lumit era qante si vajtojcë e shtynte mbi kamp një re hamalle.

E lanë prapa xhamave terrin dhe u futen ne godinë. Sapo kishin mbërritur në dhomë, Ergysi kishte thënë se drejtori u kishte premtuar që Gjetën do ta dërgonin sa për ceremoninë  e varrimit.

Ndërsa Engjëlli kishte kërkuar kafe dhe ishte zhytur në mendime.

Pas asaj nate pa gjumë, mëngjesi mur jetë. Edhe pse ishte një ditë e vrantë behu një rreze dielli që ra për skithi në dhomën e tyre dhe pse zbehtë.

Ora ecte. Vinin njëri pas tjetrit nga dhomat e tjera njeri binte një pako kafe e tjerti një paketë duhani.  Duhan kafe dhe durimi i sosur derisa erdhi ora kur polici i kolonës thirri Engjellin dhe i tha se e priste avokati. Por sapo kaloi derën e kolonës e urdhëruan të ngjitej në dhumën e tij.

Duket se ai kishte lajmeruar dhe se Gjetën nuk do ta dërgonin në ceremony kështu që dikush kishte nisur të përplaste zgarën, pastaj njëra pas tjetrës të gjitha dhomat e katit të dytë. Të njëjtin ritëm kishin ndjekur dhe dhumat në katin e pare dhe të tretë.

Engjëlli kishte dalë në dritare dhe vështrimin e kishte hedhur mbi lumë. Era qan si vajtojcë e shtratit të lumit rrjedh e lirë. Në atë shpatull mali vendosur kisha e Shan Ndoit si e vetmja shpresë. Aty në godinën një përplaseshin zgarat e telave në një ritëm që ndoshta dëgjohej deri atje te kisha në shpatull të malit, si të binte një këmbonë në një anë si në mort. Rrufetë nëpër male zbrisnin si gjamë e qiellit në mortin e nënës se Gjetës. Burrat trandin tokën me gjamë. Krojet gurgullojnë pikëllim. Lumi e kishte zgjuar tërbimin e tij në ujërat e grafulluara. Brofin valët. Shuhen e ikin me murmurima e ulërima drejt detit. Në breg sulet shkuma e turbullt. Përskaj lumit me ca sukuj ndër krahe ecin ciganët.  Aty në godinën një ishte ngjallur tërbimi i tyre.  Zgarat e dyerve tash përplaseshin në një ritëm. Dritaret trandeshin. Ata si turma të përndezuar dhe mizëri idhnakësh ishin krah tij. Gjeta nuk fliste, veç dridhej. E jëma ikte shtigjeve të legjendave në udhën e braktisur duke u zhdukur si hije para nate për të mos u kthyer më kurrë, ndërsa ai nuk do ta shihte më asnjeherë.

Dyert përplaseshin në atë ritme morti, ndersa ai aty në dritare vështrimin e kishte hedhur mbi alpet flokëbardha e mejkërgjelbërta. Të varguara atijë vransimi koteshin.  

-O i mjeri unë për ty nguli në ajër një britëm.

Tash do të jetoj në endrrën që më fale ti nana ime e dashur. Ditëve pa ty do t’u ngjis emra të frikshëm. Derdhet nëpër mua mungesa jote, nënë e dashur. Ritmi i  derës këmbanë  ish ndalur e i  kishte lenë vend gjamës së Gjetës.

Ajo këmbanë ishte dëgjuar deri në kupën e qiellit e lajmi ishte hapur si rrufe. Nëna e Gjetës ka vdekur, po i biri se futi dot nën dhe, kishte mendur Engjëlli kur mbrëmja kishte rënë e gjumi i kishte veshur sytë. Kishte frikë të filnte se në endrra i dilnin lugetër që valojnë prej morrave e nuset shtriga që, me intriga djemtë, i dërgojnë në burgje e vjehrrat i varrosin nën dhe duke u vajtuar te koka. Çmallkim…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat