Artisti dhe thirrmat e tij figurative - Bota Sot
Artisti dhe thirrmat e tij figurative

Libra

Artisti dhe thirrmat e tij figurative

Nga: Remzi Limani Më: 31 tetor 2019 Në ora: 12:56
Pikturë nga Idriz Berisha – Xhixhi

Figuracioni, forma, vija dhe paleta e përpunuar janë elementet kryesore të cilat e përbëjnë veprën figurative dhe, të gjitha këto i gjejmë në pikturën e artistit të edukuar.

Idriz Berisha – Xhixhi, i cili qëmoti ndërton artin e tij mbi bazën e kombëtarës nëpër kohë dhe hapësirë, duke i veçuar ngjarjet dhe njerëzit, të cilat dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për të sotmën tonë…

Kur flasim për artet pamore, na bëhët i pashmangshëm venerimi i veprave mirëfilli të ekzekutuara nga krijuesi i kultivuar, Idriz Berisha – Xhixhi. Në këtë fushë, ku mëtojmë të shpalosin krijimtarinë e artistit në fjalë, duhet thënë atë që shtjellon mendja e tij si produkt i kreacioneve artistikisht mirë të menduara. Pra, puna e tij lë gjurmë të pashlyeshme në panoramën kulturore tek ne dhe në hapësirat gjithandej botës së arteve figurative dhe, pa asnjë  dyshim, vepra e Idrizit zë vendin meritor në xherdanin e kulturës kombëtare gjithandej botës shqiptare dhe më gjërë...

Image
Idriz Berisha - Xhixhi

Piktura e Idrizit, në brendinë  e saj ngërthen të kaluarën dhe të sotmën, duke i bërë të jetojnë në një simbiozë kohe, e cila shpërfaqet si një thirrmë e artistit për të kuvenduar shtruar me njerëzit e së djeshmës dhe të sotmës, e cila ndërthuret me imazhet e qëndresës dhe shtjellat e historisë nëpër kohë deri tek e sotmja ku thuren lavdia dhe klithmat e sakrificës për të qenë  aty ku jemi. Në këtë kontekst, figuracioni, forma, vija dhe paleta e përpunuar janë elementet kryesore të cilat e përbëjnë veprën figurative të artistit respektiv, Berisha. Pra, të gkithë këta përbërës i gjejmë në pikturën e artistit tonë i cili qëmoti ndërton artin e tij mbi bazën e kombëtarës nëpër kohë dhe hapësirë, duke i veçuar ngjarjet dhe njerëzit, të cilat dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për të sotmën tonë… Së këndejmi, struktura figurative e aplikuar në ndërtimin e veprës artistike dhe formësimet kreative në veprën e Idrizit, nxjerrin në pah shprehjen dhe guximin për t`u shprehur me format dhe formatet veçane si koncepte të pranueshme, të cilat na japin një gjuhë të pastër figurative të vulosur nga dora e tij prej artisti të dëshmuar tash e sa kohë... Mbi këtë bazë, krijesi ynë, mjeshtërisht bën konceptin ideor për realizimin e veprës së tij në kuptimin kompozicional, ku narracioni figurativ mbështetet në pikën neuralgjike të një boshti kurrizor, të një etnie, e cila në veprat e Idrizit qëndron vërtikaslisht pa u përtokur asnjëherë. Pra, jo rastësisht, nëpër veprat e aristit tonë, përveç imazheve të kullës shqiptare si metaforë qëndrese, në tablotë e pikturuara hapërojnë herojntë e vatrës të përbashkët së bashku me humanistët e të njëjtit gjak dhe të njëjtit fis ndër më të vjetrit në Gadishullin Ballkanik. Në këtë kontekst figurativ, piktori lëshon thirrmën e tij për t`i bashkuar rrjedhat e gjakut në një pikë, gjithnë të arsyes së njejtë për të kominikuar artistikisht me figurat themeltare të veprës së tij, ku hynë: Skenderbeu, Nëna Tereze, Adem Jashari dhe të tjerë së bashku me rilindasit tanë. Vepra e tij ka një kolorit të përpunuar dhe asnjëherë pa të bardhën solemne si shenjë paqeje mes njerëzve dhe botës rreth nesh...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat