Në Bruksel u promovua libri "Fëmijët martirë të Kosovës" i autorëve Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana

Libra

Në Bruksel u promovua libri "Fëmijët martirë të Kosovës" i autorëve Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana

Nga: Ferid SHEHU Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 08:48
Në Bruksel u promovua libri "Fëmijët martirë të Kosovës"

Më 23 11.2019 në organizimin e Ambasadës Kosovës në Belgjikë në lokalet e ambasadës në Bruksel u mbajt Promovimi i librit të lartëpërmendur në praninë e rreth 50 mërgimtarëve shqiptarë të Belgjikës dhe të z.Nusret Pllana bashkëautor i librit. Ky liber i shkruar ne gjuhen shqipe dhe angleze i ka 394 faqe dhe eshte botuar nga Radio Kosova e lire ne Prishtine 2019.

Promovimin e librit "Fëmijët martirë të Kosovës" e hapi Bernard Nikaj ambasador i Kosovës në Belgjikë.Ai me këtë rast tha :" E kemi kënaqësinë t'a kemi në mesin tonë prof.Nusret Pllana bashkëautor i librit. U dëshiroj mirëseardhje juve mërgimtarëve dhe ju kërkoj falje pse nuk kemi mundur me u siguruar vende të gjithëve me u ulur.E falenderoj per pjesemarrje edhe zonjën Suela Janina ambasadore e Shqipërisë në Belgjikë dhe BE. E konsideroj të rëndesishëm dhe madheshtor këtë evenement kulturor që po e mbajmë sonte pikërisht 3 dite pas ditës Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Neve kemi vendosur me e përkujtuar këtë datë pikërisht me promovimin e librit" Fëmijët martirë të Kosovës". Këte po e bëjmë edhe në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Shtrohet pyetja 20 vite pas luftës në Kosovë a është koha të kthehemi nga e ardhmja siq na thonë edhe disa miqë nderkombëtar? Unë mendoj se sot më mirë se kurrë, është koha të përkujtojmë historinë tonë, sepse po duket se harresa ka vepruar dhe pra po harrohet se si erdhi Kosova këtu sot ku jemi. Ka shumë njerëz në BE që e kanë harruar luftën e Kosovës dhe pikërisht për këtë arsye ky libër ka rëndësi të madhe. Në këtë sfidë tonën ju diaspora jonë jeni po aq ambasadorë të kombit sa neve që paguhemi për këtë punë. Pra eshte detyre e jona e përbashkët ta promovojmë çështjen kombetare, historine tone sepse historia eshte mesuese më e mirë e jetes dhe e te ardhmes."e përfundoi fjalën e veti Bernard Nikaj, ambasador i Kosovës në Belgjikë.

.Më pas ai ia dha fjalën koleges se vet nga Shqiperia Suela Janina ambasadores se Shqipersie ne Bruksel, ajo tha "e falenderoj profesor Nusret Pllana per kete pune qe ka bere dhe se ky eshte kontribut konkret per Kosoven dhe me kete liber duhet kujtuar shpesh historine tone.. Eshte e vertete se ne duhet shikojme nga e ardhmja por kur preket çeshtja e fëmijëve duhet t'a pranojmë se neve dimë pak per kete pjese te historise. Neve dime me shume per te bemat e heronjeve te medhenje.Andaj ky liber ka vlere se na meson gjera te reja.Veper te jashtezakonshme keni bërë ju profesor Pllana dhe zonja Hanëmshahe Ilazi. Neve na mbetet detyrë t'i shpërndajmë këto libra te miqët tane nderkombëtarë sepse disa po mundohen me i barazuar viktimat dhe agresorët -kriminelët dhe neve nuk duhet ta pranojmë këtë."e përfundoi fjalën e vet Zonja Suela Janina ambasadore e Shqipërise në Belgjikë dhe BE.

Më pas foli bashkëautori Nusret Pllana, ai tha " se në libër janë emrat e mbiemrat e 1432 fëmijëve shqiptarë të Kosovës të vrarë gjate luftes ne Kosove 1998-1999, prej tyre 130 të zhdukur. Me këtë rast ai citoi rezenzentin e librit Dr.Lush Gjergji, i cili kishte deklaruar "se këta fëmijë u vrane per dy arsye: e para pse ishin gjalle dhe pse ishin shqiptarë". Dr.Nusret Pllana tha se historia e ketij libri daton me heret kur zonja Hanëmshahe Ilazi e botoi kete liber ne vitin 2012 me emrin "A vriten engjëjt", ne kete liber ajo kishte evidentuar 1312 femije te vrare dhe te pagjetur ne vitet 1998-1999 dhe prej tyre 32 te vrare me heret. Ne vendosem ta pasurojme kete botim te pare dhe iu bashkangjita une projektit dhe ne botimin e ri i futem ne liber 515 foto, sepse botimi i pare nuk kishte foto, neve poashtu e shtuam numrin e femijeve te vrare dhe biografite e tyre. Zonja Hanëmshahe Ilazi per shkak te moshes 73 vjeçare nuk mundi te vie ne promovim sonte ketu ne Bruksel. Ajo ishte para tri dite ne promovim ne Vienë ne ambasaden e Kosoves ne Austri, por nuk erdhi ne Mynih e as ketu ne Bruksel , dhe u kerkon falje dhe ju përshendet te gjitheve. Neve vendosem t'a botojme kete liber ne shenje te 20 vjetorit te çlirimit te Kosoves si faleminderim per NATON e veçanrsiht SHBA qe na ndihmuan me u çliruar.Poashtu faleminderojme deshmoret e kombit dhe keta femije martire qe jane shume meritore per lirine qe po e gezojme sot ne. Synimi i librit eshte se ne kerkojme drejtesi te gjykohen kriminelet qe i vrane, dhe neve mos ta harrojme historine tone, sepse nese e harrojme historine tone rrezikojme te na perseritet. Deri sot asnje kriminel serb nuk e denua per keto vrasje te femijeve dhe as për dhunimin e 20 mije femrave shqiptare gjate luftes ne Kosove 1998-1999." tha mes tjerash Dr.Nusret Pllana.

Pastaj folen nga pak Ragip Zekolli dhe Amet Gjanaj, te cilet shprehen mirenjohje te madhe per dy bashkeautoret e librit "Fémijet martire te Kosoves".

Neve do t'i shtonim fjalet e ekspertes se drejtave te femijeve ne SHBA, Tanja Domi, e cila ne Newyork ne promovimin e ketij libri para 4 dite, ne Konsullaten e Kosoves atje, ajo deklaroi se "eshte nje strategji ne kete pune se : kerkojme nga secili te beje me shume per kete pune: pra emërto dhe turpëro vrasesit e fëmijeve, vazhdimisht ti perkujtojme keto krime dhe te kerkojme drejtesi, te gjykohen ata kriminilë qe i vrane keta femije"

Dhe ne fund fare neve e pyetem diplomaten Jetmira Bërdynaj-Konsullen e Kosoves ne Belgjike :se pse nuk pati asnje te huaj ne priomovim e librit "Femijet martire te Kosoves te shkruar ne shqip dhe anglisht"? aja na tha " "Neve i kemi ftuar shume te huaj nga shume ambasada dhe institucione europiane por askush nuk erdhi". Poashtu mërgimtari Nuhi Zeqiri ,veprimtar i dalluar dhe perkthyes i shume veprave artistike nga shqipja ne frengjishttha na tha "pse keto libra me rendesi nuk financohen nga qeveria, por nga donatorët privat?.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat