Promovohet libri më i ri për Skënderbeun, komentohet rëndësia e marrëveshjes Kosovë- Serbi - Bota Sot
Promovohet libri më i ri për Skënderbeun, komentohet rëndësia e marrëveshjes Kosovë- Serbi

Libra

Promovohet libri më i ri për Skënderbeun, komentohet rëndësia e marrëveshjes Kosovë- Serbi

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 12:06
Foto nga promovimi

Sot është promovuar libri me titullin “Ishin kohë të vështira për Skënderbeun, por ai kishte një aleat, Hunyadin hungarez”.

Në ceremoninë e promovimit po merr pjesë edhe ambasadori i Hungarisë Lazlo Markusz i cili foli për raportet e bashkëpunimit të popullit hungarez me shqiptarët si rezultat i së cilave cilësoi se vazhdojnë këto raporte edhe tash.

Ai përmendi edhe intervenimin e trupave hungareze në luftën e Kosovës në 99 e mënyrën se si është vendosur të njihet Kosova si shtet. Gjithashtu komentoi për rëndësinë e një marrëveshje me Serbinë e cila sipas tij do të ndikonte edhe tutje në stabilitetin e rajonit.

Ndërkaq redaktori i librit, Krisztian Csaplar-Degovics tha se titulli i librit është inspiruar nga një citat i Fan Nolit ndërkaq që tha se të dy popujt kanë arritur të mbajnë raporte me njëri-tjetrin për më shumë se 5 shekuj dhe jo vetëm sipërfaqësisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat