Libra të botuara në prag te Vitit të Ri

Libra

Libra të botuara në prag te Vitit të Ri

Nga: Nga: Ragip GURAZIU Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 13:37
Ragip Guraziu

Profesori Musli Kabashi që me penën e tij të artë bëri histori për komunën e tij ku jetonë- THeranda

 

Profesori Musli Kabashi është profesor i gjeneratës së prë të Fakultetit Filozofik,dega; Filozofi-Sociologji,themelues i se silës ishte profesori i nderuar, Akademiku Fehmi Agani.

Autori tani doli edhe me librin e tretë të tij me poezi, por shkruan edhe në prozë,fakti librat e botuar të tij.

Deri tash ka botuar dy libra'' Kapërcimshekulli'', ( 2015), Nënqielli Ynë'', ( 2017),dhe libri i tret ''Dritë nga errësira'',doli nga shtypi mu në fetëta e Viti të Ri,pak më ndryshe.

''Drita nga errësira'', Musli Kabashi arriti që të botojë mu në festat e Vitit të Ri,sipas autorit,botohet me rastin e -30 vjetorit të Epopesë së Minatorëve të Trepçës të vitit 1989, Shembjës së Murit të Berlinit dhe pluralizmit Politik, 20 vjetorit të çlirimit të vendit tonë, 1999.

Përkushtrim; Gjithë të rënëve për Lirinë e Kosovës- Vendimmarrësve për ndërhyrje të NATO-s në luftën e Kosovës 1999- Profesorëve të nderuar; Fehmi Aganit, Ukshin Hotit,heronj kombëtar të Kosovës.

Falenderimi;  Strukturave udhëheqëse që i pranuan kërkesat  politike të Minatorëve,1989-Këshillit redaktues,botues,bashkëpunëtorëve dhe miqve- Familje Kabashi,bashkëshortes,djemve-vajzave.

Libri ''Dritë nga errsira'',libri i tret i botuar mu në këto festa të Viti të Ri,paraqet motive atdhetare,tituj poezish të sistemuara nga disa vargje,poezi e deri te poenat,shpërfaqin sfidat dhe sakrificat e rrugëtim tonë.

Motive Sociale- Poezi që paraqesin ngjarje,fenomene,procese e dukuri të ecejakeve tona.

Poena synon qëllimin vetëdijësues,që të mirat të zhvillohen,të afirmohen,dhe të avancohen në procese e dukuri të përditshme, ndërkaq fenomenet negative të gjykohen në opinion dhe si të tilla mundësisht të izolohen. Në raste të caktuara të provohen alternativa të minimizimit,tejkalimit apo përmirësimit, shkruan autori.

Në Librin e tret të posa dalur nga Botimi, ''Dritë nga Errësira'', autori Musli Kabashi,ka përfshirë,personalitete Kombëtare duke filluar nga; Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,Fan s. Noli, Epopeja e Minatorëve të Trepçës,Popullit gjerman liridashës, Shën Nënës Terezë- femrës së artë të popullit shqiptar më të lashtë në Ballkan,Popullit mik amerikan dhe dy presidentëve të njohur;-Wilson-Clinton, Kryekomandantit të UÇK-së Adem Jasharit, Ushtarëve të UÇK-së, Gjeneralit amerikan- William Walker, Nënave të heronjve,dëshmorëve, mrëtirëve të pagjetur,Ushtrisë së Kosovës, Anton Çetta etj

Në hap me kohën

Kërkoj të njoh gjithësinë

Në të mijëra fshehtësi

Jeta është aq e shkurtër

Për të njohur në detaje një njeri

 

Qentë lehin tërë natën

Fëmijët tërë ditën  bërtasin

Shijoj aromën e tokës

Ndjej ecejaket e kohës.

 

Kisha një të dashur

Një brushë për artin

Një shok për zemër

Një mik me emër

 

Mikun e morri toka në gji

E dashura dhe shoku ikën për Austri

Mua me rilindi një freski

Pena për vargun e ri

Poezia e parë,sipas autorit, faqe 14, që  thotë; '' e përshëndes është ajo për më të madhin e kombit,për drangoin e hapësirave shqiptare,që na solli gjelbërimin jetik të munguar të lirë,për kandarin e '' lartësive ballkanike dhe evropiane'', që me bmat bravuroze i la gojëhapur shallvarexhinjtë vandalë aziatikë.

Padyshim se bëhet fjalë për figurën  më të ndritshme të hitoriografisë së populli tonë,pra të Skenderbeut zulmëmadh;

Në dyluftim Ti shpesherë garove

Me tatarin fuqishëm u përballe

Ku asnjë turk nuk guxoi t'i dalë

Pas dy arësh dyluftim burrash

Kalosin aziatik përtoke e rrëzove

Dhe në fund s'e mbyte por e fale

Në faqen e librit 55 të të autorit Musli Kabashin,do gjeni poezin më prekse dhe me një domëthënje patriotike -historike se si luftoi trimi,Komantanti Legjendar dhe sakrifikoj veten dhe familjen për lirin e Kosovës,që hyri në historinë e kombit shqiptar,që do jetë shembull për tërë gjeneratave e gjeneratave,se shqipëtari kurrë e kurrës nuk trembet nga Plumi për atdheun e tij ,dhe në rastse është në pyetje edhe familja sakrifikohet,por atdheun e dojnë shumë....

Kryekomandantit të UÇK-së-Adem Jasharit

Para Zotit e para kombit

Me flamur kishte dhënë betimin

Kosova është zemra jonë e gjaku ynë

Do ta heqim okupimin

 

Këtë pranverë kam shumë shpresë

Do e mbrojmë pragun e Shtëpisë

E tërë familja kemi lidhur besë

Do të jemi simbol i lirisë

 

O kryetrim- tërë familjen e veten e sakrifikove

Për çlirimin e kësaj toke të Ilirisë

I bine edhe fëmijët e shtëpisë

Nuk mund të jetohet në mungesë të lirisë

Rënja e Jasharëve''Sui Generisë''

Ndryshoi rjedhjen e historisë.  (Mars-1998)

Duke mos i hy në hakë autorit;

Musli A Kabashi  (Nëntor 1952)  është profesor i gjeneratës së prë të Fakultetit Filozofik,dega; Filozofi-Sociologji,themelues i se silës ishte profesori i nderuar, Akademiku Fehmi Agani.

Në radhë e pra të këtyre studentëve ishte edhe profesori Musli,i cili filloi punën në gjimnazin''Jeta e Re'' në Suharekë në fillim-viti shkollor, shtator 1977

Në gjimnaz,Musliu punoi si mësimdhënës, në organet udhëheqëse të shkollës dhe zëvendës-drejtor.Nga maji i vitit 1983 deri në Mars 1989,ushtroi funksionet politike në nivelin komunal; Kryetar Rinie,Sekretar e Kryetar Prtie. Kryetar i Kuvendit Komunal të Suharekës,të cilen pozitë e dëroi në mënyrën të mparevokueshme për të kundërshtuar politikën diskriminuese të Serbisë dhe për t'i përkrahur e për t'u bshkuar plotësisht, edhe ( edhe fisikishtë) me Lëvizjen gjithëpopullore,të cilën e filloi Epopea e Minatorëve.

Nga viti 1989 deri në vitin 1999 ishte larg sektorit politik të sistemit okupues serb,duke qenë të përndjekur me kolegët tjerë të opostrofuar,sepse e kundërshtuan politikën e Millosheviqit dhe haptai iu  bashkuan Lëvizjes politike për; Pluralizëm,demokraci e pavarësi. Mbijeti me punën e ndershme  për më shumë se  një decenje në sektorin privat,duke përkrahur me tërë aktvitetin e tij Lëvisjen politike brenda e jashtë vendit për çlirim nga okupatori.

Gjatë luftës ofenzive veproi në territorin e komunave; Suharekë, Ferizaj,Shtime,Malishevë dhe në Prizren. Në legalitet mbante lidhjen me strukturat shqiptare politike e ushtarake të kohs,duke e përcjellur me shum sfida errësirën e okupatorit-e priti dhe e përjetoi Ditën  Çlirimit të vendit të lirë e shumëpritur në qytetin e LIidhjes së Prizrenit!..... Në QR  të Punësimikt në Prizren,përmes Konkursit të rregult,më o1-07-2000 filloi punëne drejtorit,ku tregoi suksese të larta në organizimin e shërbimve të punësimit, aftësimit profesionel,hapjen e vendeve të reja të punës dhe ngritjen e sasisë e cilësisë së shërbimeve në plotësimin e nevojave të punëkërkuesve dhe të klientëve të Tregut tëPunës.

Duke j'u  ofruar pensionimit i rikthehet penës dhe  shkrimit!... Botoi dy libra,të parën në prozë(Kapërcimshekullu), të dytën në poqzi(Nënqielli Ynë), e cila katër here është botuar dhe ky është libri i tij i tretë, (Dritë nga errësira",për të cilën libër po reflektohet pozitivisht.

B I O G R A F I A    E    A U T O R I T

Musli Kabashi(Nëtor 1952), është profesor i Filozofisë dhe Sociologjisë.Punoi në Gjimnazin ''Jeta e Re'',mësimdhënës dhe në organet udhëheqëse të shkollës, si dhe ato të Kuvendit Komunal të Suharekës.

Për sukseset e arritura në punë dhe aktivitetetve ka marrë mirënjohje,falenderime,plaketa, dekorat dhe çertefikata nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Deri tani ka botuar dy libra; ''Kapërcimshekulli'' (2015),'' Nënqielli Ynë'' (2017) dhe ky është libri i tretë. Jeton e vepron me familje në Suharekë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat