Princesha Elia Zaharia Zogu promovon “Trëndafilin e bardhë” në Prizren

Libra

Princesha Elia Zaharia Zogu promovon “Trëndafilin e bardhë” në Prizren

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

​Princesha Elia Zaharia Zogu do të promovojë librin e saj “Trëndafili i bardhë” edhe në Prizren.

Ngjarja për përrallen që i dedikohet Mbretëreshës Geraldinë do të mbahet në librarinë “Altera” sot me fillim prej orës 18:00.

Nëpërmjet përrallës “Trëndafili i bardhë” autorja rrëfen kohën e artë të fëmijërisë së Geraldinës, vështirësitë në jetën e saj, pasionin për lulet e trëndafilat e bardhë, njohjen me mbretin Zog të shqiptarëve, ardhjen e saj në Shqipëri, martesën, e deri te lindja e princit Lekë. 

Vet autorja e librit në një video ka ftuar qytetarët e Prizrenit që të bëhen pjesë e këtij promovimi dhe shpreson se do të kënaqen së bashku.

“Miq që jetoni në Prizren! Të gjithë ju që më keni shkruar nga ky qytet plot traditë, kulturë e histori, këtë të enjte datë 26 dhjetor ora 18:00 ju pres në librarinë ‘Altera’ për t’ju takuar më në fund dhe për t’ju prezantuar me përrallën time Trëndafili i bardhë! Mos mungoni”, tha ajo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat