Libra që e bëjnë historinë

Libra

Libra që e bëjnë historinë

Nga: Baki Ymeri Më: 3 janar 2020 Në ora: 10:48
Ballina e librit

Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani e vazhdon me intenzitet të shtuar aktivitetin krijues artistik. Bota kuptohet më së miri përmes shpirtit të poetit. Vëllimi respektiv, me dy autorë, është një kontribut i veçantë që krijon ura miqësie ndërmjet dy popujve, dy vendeve, dy gjuhëve dhe dy kulturave. Hasan Qyqalla nga Gjermania dhe Patricia Lidia nga Rumania, tashmë e kanë krijuar profilin e tyre letrar, që të dy duke qenë prezentë në faqet e kësaj vepre me poezi në gjuhën shqipe dhe rumune.

Hasan Qyqalla u lind më 8 Janar 1961 në Bardh të Madh, komuna e Fushë Kosovës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Me shkrime merret që nga viti 1976, kur botoi poezin e parë në revistën “Shëndeti”! Ka botuar në shumë gazeta e revista të kohës. Herë pas here ka bashkëpunuar edhe me mediat vizuale. Që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani.

Deri tani ka botuar një numër të konsideruar recensionesh, intervistash, si dhe dhjetëra vepra, si: ”Dua të vdes shqip” botuar nga “Spektri”, Prishtinë 2004; “Robi i Lirisë” botuar nga “Mërgimi A&B”, Biblioteka “Salloni poetik” Tiranë-Prishtinë-Gjenevë 2007; “Prekja e ëndrrës” botuar në “Globus R”, Tiranë 2009, “Arkeologji e shpirtit” botuar nga “Shkëndija”, Prishtinë, “Meshari modern”, “Buzëqeshje e trishtë” të dyja botuar nga “ADA”, Tiranë, Antologjinë 100 poet, 100 poezi, “Një shekull dritë”, etj., duke patur dy përmbledhje në shtyp, dhe një roman. Pasojnë edhe botime tjera ndërmjet viteve 2009 – 2019.

Veprimtaria e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani është mjaft e ngjeshur dhe e begatë. Organizon shumë promovime titujsh e autorë të rinjë letrar, organizon hapje ekspozitash nëpër qytete të ndryshme. Manifestime poetike që u bënë tradicionale, si p.sh. Takimet ”Azem Shkreli”, ”Pavarësia e Kosovës”, pa harruar ”100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës”, nxjerrjen në dritë të revistës ”Muza Shqiptare”, botime të përbashkëta me krijues, regjistrimi i krijuesve shqiptarë në diasporë, etj. deri te Antologjia ”Trinom i Lirisë”, që u botua në 30-vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gervallës dhe Kadri Zekës… Përndryshe, Hasan Qyqalla është Kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM).

Një nga admiratorët e tij thekson te „Zemra Shqiptare”: Temat dhe motivet mbi të cilat ngrihet vëllimi "Arkeologji e shpirtit", ndonëse janë trajtuar edhe nga poetë të tjerë, edhe të traditës edhe të letërsisë së sotme, kjo në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon rëndësinë dhe vlerat e shumta të poezive që ruajnë dhe përcjellin ato te lexuesi. Themi kështu ngase nëpërmjet një origjinaliteti, detajeve konkrete e imazheve të gjalla Hasan Qyqalla sjell vlera të reja, kultivon në vargje një frymë të re, duke krijuar poezi me petk të shprehjes simbolike dhe me kuptim të gjallë nga shumë aspekte.

Në vëllim gjejmë vargje me frymë patriotike, gjejmë vargje që shprehin të mirën e të keqen, të bukurën e të shëmtuarën, dashurinë dhe urrejtjen, padrejtësinë dhe drejtësinë, lirinë dhe robërinë, të vërtetën dhe të pavërtetën, të moralshmen dhe të pamoralshmen, pabesinë dhe mashtrimin dhe këto pikëpamje në mënyrën më të çiltër na i shpalosin vargjet e poezisë Vargu. Kjo më së miri shihet nga strofa: „Sikur ftesën pres çdo stinë/ përpëlitjet më ngacmojnë në varg/ tok qëndisnim në gjergjef Arbërinë/ ti në dhe tëndin unë larg... shumë larg!”.

Arsim Halili, në kuadrin e një komenti të tij thekson: I nderuari Zt. Hsan! Me kujdes i lexova poezitë Tua nga tri përmbledhjet poetike! Konsideroj se vokacioni i Juaj artistik është i një niveli të lartë, si nga pikëpamja ideore, poashtu edhe nga ajo estetike! Me një fjalë, vargu i poezisë Suaj ka plotë art, që del nga thellësia e shpirtit duke dhënë emocione prekëse, sepse motivi që trajtoni Ju është histori e larë në gjak për shqiptarët. Prandaj edhe konciziteti i Juaj përnga trajtimi artistik, përmes poezisë, mendoj se është një ndjesi e thellë shpirtërore, një dashuri e madhe ndaj atdheut, që vetëm poeti di ti ngrisë ato në art, prandaj të përgëzoj dhe të uroj suksese dhe punë të mëtutjeshme! (Bukuresht, 1 Janar 2020)

Lulëgonxhe

Bart dhembjet nën sqetull
Në prehër shuan etjet, ne gjoks urinë
Me shpirtin madhor, gjer në ringjallje!

Trotuaret shtohen me varfëri
Çdo gur kalldrëmi një qiri ndezë
As shiu, as bora, as stuhitë se ndalin.

Dora miklon fytyra te zbehta
Përkëdhel fijet e zjarrit
Portat rrinë hapur
Sot e njëqind vjet të përmotshme!

Ne bijtë e shekullit të ri
Në çdo pragstinë
Ulem në prehrin tënd me lule në dorë
Unë dhe Ti jemi: Ëmë e birë!

Luleborë

Në blozën e shpirtit, si ta prek me dorë
Çeli leht petalet, aromëngjyrë Luleborë!

Si në teatër, tragji-komedi shekspiriane
Dashnor Venediku, vdesin e ringjallen sonte.

Komet e meteorë, tani qetë…qetë shuhen
Kot së koti është, jet’ e ëndërr shprushen.

Seç vret guximi, fjalën peng – lënë
“Luleborë”- më quajnë, gjithë në Adanë !

U njohëm n’teatër, ngjyrosëm dashurinë
Kur thanë Lulebore, në shpirt mërdhinë!

 

Dhiat… !

 

Nuk di pse rrjedhë loti ditën me Diell
Me Hënën fjalos kokëvarë tek parmaku
Mbyllë me shtat kyçe kalëron në dell
Nat’ e zbrazët ç’prafullon zjarr oxhaku.

Heshtë kur flet apo flet me heshtjen tej
Kurrë mos vdis me fjalën e pathënë
Dhe krojet e lotëve të kthehen në liqej
Ters i Pojanit sa nata-dita pengzënë…!

Sodit copëplagën mesnatën Hije trishtë
N’vrushkull lotësh nxjerr helm gjarpri
Eh… pse truan motin për çastin e brishtë
„Dhiat’ e vjetër“, gjoksnjom mërgimtari…!

 

Njohja me Elin nga Çamëria

Jam molisur nga udhëtimet e gjata,
N’pritje t’këngës Çamëria shurdhër fle
Unë thyej kufi shtetesh e futem n’atllase
Më thuaj ku të lashë? Të pyes ku më le?

Me vizën e kuqe n’indeksin e kaftë
Për disa muaj do çmallemi në valë
Ty çame e njomë vesa mos te raftë
Shqip kur më pyete:_“Si të thonë,or djalë?“

Unë emër Orienti, ti paksa Helenase
Gjurmonim rrënjët në buzë të detit,
-Jam deg’e degdisur,-the,-s’jam Kretase
-Shikim‘ i parë si goditje e tërmetit!

Tok takuam Nolin ne teatrin antik
Dramë arvanitase luante çuditërisht
Loti i vakët mbi faqe të rrëshqet
Kodi i gjakut tuaj foli arbërisht.

-Ç’ke zemër të pyeta me qetësi
-Duke ndjerë tënden zbrazëtirë-hon
-Fjala zemër, si në shqip u gjegje
-N’asnjë gjuhë BESA nuk tingëllon!

U njohëm që të vuajmë,apo kush na ndau?
Ti ngele në ishull,unë kthyer n’atdhe
U dogjën dhe letrat,syri shqip qau
S’më kujtohet ku të lashë? e di ku më le!?

Në fillim të kthimit e mora disi lehtë
Madje s’thosha dot as fjalën „dashuri“
Por tërësisht i qullur nga stuhia jote
Thellë në zemrën time po ndjeje mërdhi!

Mbaje premtimin me forcën e dëlirësisë
Letrat e malluara si rërë e zhuritur
Ruaje emrin tënd Eli e Çamërisë
E yllta ime arbëreshë gjakshprishur!

Nëse më pret diku, pse këtë s’ma the
Nuk di që të lashë,nuk di që më le
Nëse më lexon, të lus për një Ftesë
Çamërisht më fto kurrë të mos vdes.

Atje do të vij prapë në një ditë gushti
Trageti i fundit do më sjellë në Kretë
Të të gjej gjurmët në hirin nga prushi
Apo vetmin të zgjoj në plazhin e shkret.

 

Ta bëjmë Shqipërinë …

 

Atje ku bebzë e Tokës buron gjak
Atje ku Bes’ e Flamur n’arkë, n’miqësi
Atje ku n’bisht ngreh kokë bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri…

Atje ku janë ndërtuar kullat Dardane
Bajraqet ngritur lart në atë Troll
Loja e fëmijëve në gjuhë Ilirjane
Atje, ajo Tokë quhet Kosovë…

Atje ku fushëmejdanet kundërmojnë barot
Ku “Kali i Trojës” merr turr e vrap
Ku loket përkundin djepat me këngë e lot
Ajo palcë Tok’ e bekuar, Kosovë quhet prap…

Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
Ku Nora e Kelmendit shkroi “parahistori”
Atje ku Oso Kuka n’krye t’arbanasëve të kepit
Derdhi gjakun shqip vetëm për Abëri…

Atje ku flasim, qajmë e qeshim edhe sot
Ku u mbajt kongresi n’zemër të Manastirit
Bilbilat e kombit n’akord me gaz e lot
N’Abetare të shkruhet kjo Tokë është ILIRI…

Atje ku vampirët sot luajnë lojën e djallit
Sofrat janë shtruar me bukë, krip e zemër
Është këngë e plumb roje majë lisit të malit
Luginë e Shqiponjave ju thonë për emër…

Atje ku edhe sot pallen bijtë e Helen – usit
Edhe ai Dhe është i shqipeve Çamëri
Për ne tash po vie (ndoshta) treni i fundit
Unik në një Truall, ta bëjmë Shqipërin – SHQIPËRI.

 

Vdekja krenare
(Familjes Jasharaj)

 

U përkula para Teje: t’më dëftosh Ti, o Trim
U gjunjëzova para syve: t’thellë sa deti I Arbërit
U përshëndetëm pa zë: për Nder të fisit tim
U ndamë në heshtje: unë n’udhën e mërgimtarit.

Shqiponjë në këngë Kosove
Gjergj epokal i trungut të ri
Baladë shekulli hyre prore
Kandil kombi i brezit të ri…

Fryj një çast puhi marsi: flladit qerpikun e atdhetarit
Ndal rënkimin lum Prekazi: flakadan përtej malit
Zjarr, o trim nga trimëritë: Kosovë djep i Shqiptarit
„Ndal!“ – i the dhunës barbare mbi bijtë e Arbërit.

Kur këndohen këngë Lirie
Sjell voglushët çdo shkurt e mars
Të takoj në tel poezie
Dritë, legjendë,…histori në laps…!


Pasdite e vrarë
(Kushtuar Bekim Fehmiut, aktorit të madh shqiptar)

Sonte
Nuk pritëm tragjiken
As në dramën Shekspiriane!

E di se ti nuk vrave djajtë (për rreth)
Fluturoje në krahë Skifteri
Folenë e gjurmoje
Dhe Kullën e vjetër
Pa thyer qepallat e syrit
E bekoje etninë...

Apo sot pasdite i shpallë luftë Shekspirit
Të dehur sufler i skenës
Kur ai tragjedi (në letër) për teatër shkruan
E Ti gjakon “skenën”!

Prologu: “Pasdite e vrarë”!
Dramë pa regji
Film pa skenar
Epilogu: prehet në përjetësi
Ndjesë, ju lutem për Ndjesi!

(15/06/2010, Brohl)

Lulebekuar

Kujdes për Lulen që mbollëm mbrëmë
I falë një pikë loti sa herë ti qanë...

E për rreze dielli ke syrin ngjyrë dritë
Me të çelë petalet f’tyrën time fanit.

Herët me aurorën, shijo atë (këtë) aromë
Mos më fto sonte, ndjehem si në komë!

Si çalon kujtimi, s’kuptova as dje...as sot
Saharanë e njom loti, lumë do bëhet në mot.

Jetojmë në dy pole, gjithë shpirt-salduar
Një (ky) trung me gjethe, qoftë Lulebekuar!

Zhgënjimi

1.
Në lagjen e parë, bri fshatit tjetër
Zgjohen dhe erren, një çift ca i vjetër!

Rropaten me ditët, në moshë të thyer
Me lot në sy, gjithnjë të zhgënjyer.

Me gjak gjakosëm, çdo pëllëmbë toke
Me djersë ujitëm cep më cep Evropën.

Çdo vit përkundëm, djepin e drurit
Ballë vatre këmbëkryq, dikur fjalë burrit.

Veç hije kujtimi, as burrë, as grua, as fëmijë
Vëmë e vemi tok, dy pleq si çilimi...

Gjithë tret n’ mërgim, seç i fshiu stuhia
Në heshtje dergjemi, seç na zu vetmia!

As pulë, as gjel, zog s’ lëvizë nga dera
Ç’ më kujton atë zi-mot, kur patë rënë kolera!

2.
Më premtuan kthimin, sa të bëhet mirë
Pritje kot dekade, në Kosovën e lirë...


Ndërrohen qeveritë, ministra të “bimbashit”
Ende për mërgimtarët, “batuta e Dashit”...!

Qeveri pa shtigje, për uzina s’u ha palla
Nga dy-tre pleq, s’ka më shumë mëhalla!

3.
Tjerët moderohen, qasen majë soliteri
Të gjorët e moshuar, bëjnë jetë mizërie!

Do kalojnë dekadat, do uleni në “safë” tonë
Sa për korrigjim, çdo gjë do jetë vonë...!

Përjetova Lirinë, Qeveri mos t’ qofsha falë
Pa djem, pa vajza, pa ndërrua as një fjalë...!

Po u preka në sedër, mos bëni me gisht
Të urtët kanë thënë: “Dardha ka bisht”!

Vargu

Pse s`të pashë; vargu më erdhi

gjurmoj Botën, s`më flet njeri

grafit portreti ngado që bredh

hija i fanitet herë kuq…herë gri.

Sikur ftesën pres çdo stinë

përpëlitjet më ngacmojnë në varg

tok qëndisnim në gjergjef Arbërinë

ti në dhe tëndin unë larg… shumë larg

Pres të njoh syrin tënd pa lot

ngjyrën e flokut çfarë e ke

pres një ftesë, në vapë këtë mot

të të them ku jam, të më thuash ku je

Vargu vyshket, kur të heshtë

apo vdes me fjalë të pathënë

ëndrrat mpihen në kortezh

ku të lashë, ku më ke lënë

vargu zgjohet nga balta… e pret!

Marshi i vargut

Vargu thyen robërinë

shpërthen horizonte

vargu im vret gënjeshtrën

vargoi për Lirinë

vargu im marshoi

shestoi, kur ish i mbyllur

Vargu i përgjakur

i palakuar

i paepur

vargu betejë në histori

i ngjyrosur me të kuq

i shkruar me të zi

Vargu lindi dikur

në djep u përkund

u rrit, shndërruar në bilur.

herë më lidhi nyjë

herë më zuri frymë.

Vargu më trazoi gjumin

vargu shkroi “Formulën…”

marshoi gjithë Shqipërinë

gjeti dhe Malësinë

shpëlau plagën

Kosovës i thur këngën

Vargu bujti në luginë

u shtri gjer në Manastir

freskohet në Ulqin

shkruan tërë Shqipërinë.

Pse

Pse qaj kur Bota përqeshet

e qesh kur ndjenja përleshet

pse vras mendjen nga vampirët

shkruajnë poemën në surrat, laviret

pse lexoj romanin “Nga jeta në jetë-Pse?”

pse drama inskenohet hëpërhë

Iu hoqën artit veshët

veshët qajnë për vëthët.

Modem çoroditjeje

Kulturë plasaritjeje…

Vlora

Aty ku valët e Jonit

përplasen në Adriatik

Zgjohen kujtimet përçart

A një dell zemre u fik

Këtu pashë Flamurin valëqëndisur

Tragetin që barti parinë e mosvarësisë

Habitshëm Marigona ende rri zgjuar…pret

Plakun e urtë, mjekrbardhin e Arbërisë!

Fieria (Apolonia)

Ta dija se një ditë portat do të hapen

Të them se ëndrra të prek krahun zgjuar

Do t’kafshoja ditët, do t’përpija netët

Mbi Apoloninë antike, ndoshta jemi takuar.

 

Dy letra i shkrova anonim si dikur

Dy ekuacione me të panjohurin “iks”

Pse ike në Butrint, fsheh n`gurë e mur

Unë do të thosha, “të dua… fiks”!

Këtuaty

Këtu valët shqip më përkëdhelin

Këtu zë rrënjë trungu në origjinë

Këtu puhiza ëmbël fytyrën freskon

Këtu gjej kuq e zi arkeologjinë…

 

Këtu thuret kënga nga vala në pentagram

Këtu vargut i zë burimin nga Deti Jon

Këtu shtrihet frymë në Horizontin Ilir

Këtu jeton dashuria me gjakun Epir!

Nënë Terezës

(Në vigjilje te 100 vjetorit të lindjes)

Bart dhëmbjet nën sqetull

Në prehër shuan etjet ne gjoks urinë

Me shpirtin madhor gjer në ringjallje!

 

Trotuaret shtohen me varfëri

Çdo gur kalldrëmi një qiri ndezë

As shiu as bora as stuhit se ndalin.

 

Dora miklon fytyra te zbehta

Përkdhel fijet e zjarrit

Portat rrinë hapur

Sot e njëqind vjet të përmotshme!

 

Ne bijtë e shekullit të ri

Në çdo pragstinë

Ulem në prehërin tënd me lule në dorë

Ti dhe une jem Ëmë e Birë!

(Koblenz, Maj '10)

 

Ditën e dielë

Ditën e dielë do të bëhem poet
Mbase djajtë janë në gjumë.

Ditën e dielë, do të bëhem këngëtar
Kambanat e mëngjesit, simfoni të bëjnë!

Ditën e dielë do të bëhem piktor
Te ngjyros peizazh shpirtin e trazuar.

Ditën e dielë do të bëjmë dasmën e madhe
E djajtë le të pëlcasin deri në kup të qiellit!

Ditën e dielë u bëra dhëndër vargu...
Ditën e diel erdhi lindja e pavdekësisë!
 

Takimi me Da Vinçin

Takova Da Vinçin, n’atelienë e vjetër
Bënë portret pikture, Mona Lizën e re
U zumë kot së koti, për talent në vepër
Nuk të njoh fare! Më thuaj se kush je!

Më magjeps portreti, veç sa nuk e putha
E bukura Mona Lizë, qeshur futë bela
I dëftoja vargjet me ngjyrë të avullta
U përqafuam si miq, të dy kemi qarë!
 

E nesërmja

Do të bëhem shigjetë kalorësi mesjetar
Të çaj shekujt në palcë
Të shpalos
Të gjurmoj
Gjenin e dellit...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat