Vështrim për poemën “Lulet e Latit” të poetit Murat Gashi - Bota Sot
Vështrim për poemën “Lulet e Latit” të poetit Murat Gashi

Libra

Vështrim për poemën “Lulet e Latit” të poetit Murat Gashi

Nga: Ma. Sc. Fatmir Halimi Më: 19 janar 2020 Në ora: 23:16
Kopertina e librit

Poeti e shkrimtari i talentuar MuratGashi, pas shtatë librave në gjini dhe zhanre të ndryshme të letërsisë, me këtë fillim vit para lexuesve tanë po paraqitet me veprën tjetër, poemën “Lulet e Latit”.

Poema”Lulet e Latit”,si vepër poetike në vete ngërthen motive e ndjesi të ndryshme, me një larushi të ideve dhe ngjarjeve që trajton, përmes së cilaveështë paraqit gjendja sociale e mjerueshme e njeriut në e këto hapësira. Pra tematikë e saj ështëjeta aktuale e popullit tonë pas pavarësisë së vendit, pra pas lirisë së fituar. Marrë në tërësi si temë, kjo është e mbështjell me ngjarje të ndryshme, të cilat e rrethojnë individin e në veçanti të riun e pasluftës, mllefin e tij për dukuritë negative, për ngecjen e zhvillimit të jetës, për oportunizmin, e për shume e shumë dukuri të tjera.

Përshkrimi konkret dhe fiksional i luleve

Poeti Gashi në poemën e tij të gjatë me mbi 3600 vargje “Lulet e Latit”, me figuracion konkret demaskon pushtetarët e vendit dhe shfrytëzuesit e popullit të tij, të cilët i quan kameleonë, kurse veprimet e tyre që po e shfrytëzojnë popullin deri në palcë dhe të cilin e kanë varfëruar deri në skajshmëri ekstreme i demaskon me vargjet: “përtej pasqyrës do ta shohin fytyrën e vet tëtradhtisë“. Murati në poemën “Lulet e Latit“ shpëtimin dhe ngushëllimin e vetëm të jetës e gjen te lulet. Lulet për të, së pari janë mbretëresha e natyrës, sepse pa lule nuk ka kuptim pranvera, nuk ka kuptim as gjelbërimi i krejt natyrës tokësore, pra lulja gjithsesi dhe domosdoshmërisht duhet të jetëprezente dhe është prezent nëçdo hapësirë të planetit tonë të quajtur Tokë.

Prandaj mund të them se lulet e Muratitfigurativisht në poemën e tij marrin konotacione jo vetëm faktike e konkrete, por edhe figurative stilistike, e me vlera letrare artistike. Ai përmes lules ndërton figurën më të fuqishme stilistike, metaforën, e cila në letërsi konsiderohet si mbretëreshë e të gjitha figurave dhe tropeve stilistike. Lulja ( lulet ) te poema janë fëmijët e tij, janë rinia jonë e cila nganjëherë po vyshket ende pa u plakur nga kushtet e vështira, për të cilat përgjegjës janë kameleonët (pushtetarët), lule është edhe gruaja, e dashura, përgjithësisht femra shqiptare. Pra kur ka diell (d.m.th, kur kushtet e jetës janë të miraedhe vendi shkon përpara), ato shkëlqejnë, janë plot gëzim, janë plot hare. Por kur moti është me dragonj në qiell e me re të zeza, kur është vjeshtë e zymtë, ato mbyllen veniten dhe nuk shkëlqejnë më.

Prandaj, poeti Gashi,sikur ka bërë një pakt me lulet, se vetëm me to flet, se vetëm atyre u gëzohet, e figurativisht sikur u ka shpallë luftë politikanëve, pushtetarëve, të cilët vendin nuk po e zhvillojnë, nuk po u japin hapësirë luleve të tij, për kualitet dhe për një shkëlqim, sepse këta kameleon (pushtetarë) të gjitha të mirat e vendit i shfrytëzojnë vetëm për vete, e popullin po e dërgojnë drejtë humnerës.

Stili dhe përdorimi i figurave dhe tropeve stilistike

Sa i përket figuracionit poetik poema “Lulet e Latttit”, përgjithësisht ka një figuracion të mjaftueshëm që ajo të trajtohet si poemë me vlera letrare artistike. Me ketë rast dua të them se poetiGashi ka edhe tendencë të krijimit të figurave dhe tropeve stilistike të reja, për të cilat ndoshta edhe nuk i kemi hasur deri më sot te poetët tanë që po e zhvillojnë poezinë bashkëkohore, e veçmas shumë më pak te ata që e zhvillojnë poemën, si zhanër të veçantë, ku do të përmendi këto trope stilistike si: Lule (lulet), varr, livadh, ballkon, qytet, hënë, qiell, të cilat varësisht nga përdorimin marrin fuqi dhe vlera te caktuara artistike. Kurse sa i përket fjalëve të ndërtuara si figura stilistike do të veçoj këto si: natë, errësirë, mjegull, famë, parajsë, kameleonë, pushtetarë, si dhe kompozitat si; mendjemjerë, shpirtzinj, shpirtlig e shumë të tjera.

Poeti Gashi për nga stili i ndërtimit të vargjeve dhe për nga përdorimi i figurave stilistike është shumë modern dhe bashkëkohor, por në qasje dhe trajtim na e krijon përshtypjen se është njëLasgush i ri i fillim shekullit tonë, sepse vargjet, por edhe e tërë poema është e mbuluar me metaforë, ku përveç saj vijnë në shprehje edhe metonimia, simboli, alegoria, epiteti, e shumë e shumëfigura të tjera. Por kur shohim edhe aspektet e tjera, pra vepra është e ndërtuar në vargje dhe është një poemë e gjatë me mbi 3600 vargje, që për nga forma dhe strukturaliteti krijohet përshtypja se këtu kemi të bëjmë edhe me njëFishtë të ri, ose më një ep të gjatë si “Lahuta e Malëcis”, por që me motive, me ndjesi dhe tema krejtësisht të reja, ndoshta të reja edhe për vetë letërsinë tonë sot.

M. Gashi, përveç shprehjeve më të bukura që i gjen për rininë popullin dhe për lulet e tij në ballkon, ai përmes poemës së tij, mjaft bukur dhe me një stil tëveçantë kritikon dhe satirizon pushtetarët tanë, siç janë vargjet:

“ por sërish ngriti kokën hardhucë e hardhisë

Dhe na sillet nëpër dhomë i uritur

Do edhe një mandat për karrigen e tradhtisë

Na paraqitet si mendje ndritur

Pluhur syve neve po na hedhë

djalli vet ai është përtej pasqyrave

me fjalë të bukura na vodhi e po na vjedh

e ne rrimë duarkryq para tyre ”

me këto vargje satirizon politikanët e tashëm, të cilët vetëm gjatë elektoratit bëhen mendjendritur, flasin si bilbil dhe duken të padjallëzuar, plotë dashuri, por populli (autori) e di se këta janëkameleonë, që ndërrojnë në çdo stinë, janë si dhelprat plotëtradhti, pra janë djalli vetë. AutoritGashii uroj të mos ndalet së shkruari, që edhe në të ardhme të na sjellë vargje të veçanta,me kaq ndjesi e frymëzim të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat