Dhuna, gjenocidi dhe barbaritë e pa para serbe mbi shqiptaret...

Libra

Dhuna, gjenocidi dhe barbaritë e pa para serbe mbi shqiptaret...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 24 janar 2020 Në ora: 11:18
Ballina e librit

Në sallën e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë në pranin e shumë dashamirëve të librit dhe të tjerëve u bë promovimi i librit me titullin “Gjurmë të krimit” të autorit prof. Ismajl Muharremit.

Në fjalën e tij recepsionisti  Halim Hyseni në mes tjerash tha: Punëtori dhe veprimtari i palodhshëm i çështjes kombëtare të këtij librit në studimin e tij më të fuqishme - për të mos heshtur dhe për të mos e harruar poshtërimin, dhunën, golgotën dhe gjenocidin dhe politikën barbaritë të pa para serbe mbi shqiptarët në fshatrat shqiptare të Kosovës Lindore.

Personalisht kam ndier edhe kënaqësi tha në vazhdim folësi Hyseni që më është dhënë mundësia të jem redaktor i këtij studimi të shkruar me shumë akribi, përkushtim  i pakufishme të Ismail Muharrremi, autor i shumë veprave letrare, në të cilat me cens dhe etikë të një shkrimtari dhe shkencëtari të dëshmuar e ka lëvruar golgotën dhe politikën ne krofile mijëvjeçare serbe mbi shqiptarët e Medevgjës.

Me veprën  me titullin “Gjurmë të krimit”  e cila u botua dhe promovua në kuadër  të përkujtimit të  75- vjetorit të zhdukjes të shqiptarëve në fshatrat e Svircës dhe Gërbacit, autori në librin e tij lëshon një klithmë të fuqishme kundër heshtjes që e ka pllakosur këtë popull gjatë gjithë historisë, kur është në pyetje gjenocidi, golgota dhe barbarit serb mbi shqiptarët.

Heshtja dhe harresa e krimeve ne profile serbe mbi shqiptarët që nga ardhja e tyre nga Gadishullin Ilirik,  në fillim të shekullit VII, deri në ditët e sotme, është shndërruar në një ogur të zi. Ku  nëpërmjet golgotës, kaluarit, gjenocidit dhe holokaustit është punua në shfarosjen e popullin shqiptar. Andaj kush e harron  të kaluarën, popullit shqiptarë është i detyruar ta përsërisë atë”. Për fat të keq të shqiptarëve, që nga viti 1797, kaluan, golgota, gjenocidi dhe holokausti serb , me të njëjtin skenar, është përsëritur plot dhjetë herë.

Autori i librit lëshon një klithmë të fuqishme kundër heshtjes që e ka pllakosur  popull shqiptarë gjatë historisë

Si duket, nga historia nuk kemi mësuar asgjë! Ftesa e këtij libri është drejtua kundër heshtjes dhe harresës ka peshë të madhe, andaj duhet të jetë një kushtrim kombëtar,  jo vetëm të mos e harrojmë dhunën, terrorin, gjenocidin dhe holokaustin serb mbi shqiptarët. Andaj, autori në librit të tij me fakte argumenton dhe e pasqyron bujarinë e shqiptarëve, në njërën anë, dhe djallëzinë dhe veprimet nekrofile serbe, në anën tjetër.

Autori i  këtij studimi nëpërmjet intervistave me dëshmitarë të gjallë vë në pah humanizmin, guximin dhe karakterin e fortë të kombit  shqiptarë. Për ta argumentuar këtë vlerë kombëtare, po ndaj një pasazh të vogël nga ky studim. Në këtë studim, autori bindshëm argumenton karakterin gjenocidin të sistemit socialist duke e paraqitur një direktivë të marsit të vitit 1945, dërguar të gjitha njësive dhe strukturave ushtarake dhe politike vendore, në të cilën thuhej. Libri i botuar dhe i promovuar përcillet të lexuesit me një apel drejtuar të gjitha organeve shtetërore që të që t’i hapin dosjet lidhur me barbarit dhe zhdukjen e shqiptareve.

Politikës nacionaliste serbe kishte për bazë politikën hegjemoniste për spastrimin e trojeve etnike shqiptare

Recepsionisti i dytë Hysen Kadriu duke folur rreth promovimit të librin me titullin “Gjurmë të krimit”, të autorit Ismail Muharremi në mes tjerash tha: “Së me këtë libër rikthehem edhe një herë  çështja e zhdukjes së shqiptarëve në fshatrat  Sfircë dhe të Gërbacit në mbarim të vitit 1944. Ky autor  me këtë libër ka nxitur nga burime e reja të disa subjekteve shtetërore të Serbisë për arrestimet dhe vrasjet e mijërave personave, në mesin e tyre edhe të shqiptarëve të pafajshëm, për të cilët nga burimet e shkruara dhe kujtimet e ruajtura e të përcjella me decenie brez pas brezi.

Nga bisedat e zhvilluara drejtpërdrejta me familjarët e të zhdukurve, si dhe me pleqtë të cilët kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në aktin e arrestimeve autori ndien obligim moral dhe jetësor që edhe një herë të merret me motivet e arrestimit dhe të zhdukjes së shqiptarëve në fshatrat Sfircës dhe Gërbac, por edhe të shqiptarëve të tjerë të regjionit të  Kosovës Lindore.

Motivi i vërtetë i zhdukjes të shqiptarëve ishte zbatimi i programit sekret të politikës nacionaliste serbe  i cili kishte për bazë politikën hegjemoniste dhe nacional-shoviniste serbe për spastrimin e trojeve etnike shqiptare, duke përdorur të gjitha mjetet më mizore, si vrasjet, terrorin, dhunën dhe likuidimin fizik.  Zhdukja e shqiptareve pa gjurmë  ishte e rëndë, ishte e dhimbshme për familjet e për farefisin, për nënat, motrat, bashkëshortet e fëmijët e tyre. Mbetën nëna me duar në gji, me jetimë në  duar dhe me shpresë se ata një ditë do të ktheheshin, por...

Për familjarët e të zhdukurve pasojnë ditë, muaj e vite të rënda heshtjeje e izolimi, mohimi të të drejtave qytetare dhe cilësimi si armiq të popullit, pa e mësuar kurrë se si përfundoi jeta e tyre, pa pasur guxim të kërkojnë të dinë së paku se ku gjendet varreza e tyre masive. Mirëpo, krimet, heshtjet dhe çdo gjë që është e fshehtë, koha  do ti nxjerr në shesh, thotë një thënie latine. Serbët, në vend që ti pranojnë fajet për  viktimave, vuajtjeve e mjerimeve që u shkaktuan shqiptarëve, ata i shfajësojnë  shqiptarët duke thënë se fajtorë është OZN-a dhe komunizmi, madje nuk ngurrojnë t’i fajësojnë edhe Kroacinë dhe Slloveninë.    

Të tillë janë serbët, gjithmonë të gatshëm që fajin e vet t’ua hedhin të tjerëve.                                                     

Me ketë libër që u promovua autori i këtij i përmbushi me përkushtim obligimin moral dhe njerëzor dhe e realizoi detyrën e shenjtë që ia kishte parashtruar vetes për zbardhjen e këtij misteri dhe thyerjen e heshtjes gati njëshekullore për fatin e martirëve tanë, të cilët prehen në tokën e gjyshërve dhe të stërgjyshërve tanë, qëndrojnë në mbrojtje të tokës arbërore, për të cilën u flijuan dhe do të flijohemi çdoherë. I bindur thellë se ky libër do të zgjojë interesim të jashtëzakonshëm në mesin e lexuesve dhe të studiuesve të shumtë, e rekomandoj me kënaqësi për botim.                                                                       

Pas zhdukjes pa gjurmë nënat shqiptare mbetën me duar në gji, me jetimë në  duar dhe me shpresë se ata një ditë të dashurit e tyre do të theheshin...

Prof. Rexhep Ajvazi duke folur për librin me titullin “Gjurmë të krimit” në mes tjerash tha:”Autori i këtij librit edhe pse pjesën më të madhe të jetës ka vepruar jashtë vendlindjes, në vazhdimësi dhe shpirtërisht ka qenë i lidhur me të. Kohëve të fundit këtë e ka dëshmuar edhe me disa vepra nga e kaluara historike dhe trashëgimia kulturore kushtuar kryesisht vendit të të parëve të tij. Ai kohën e fundit ka filluar ta japë një kontribut në krijimtari, duke shkruar kryesisht për Medvegjë dhe për shqiptarët e saj. 

Pasi asnjë pëllëmbë e trojeve shqiptare nuk ka shpëtuar pa u larë me gjak e shqiptareve, përjashtim nga kjo nuk bëri as Medvegja dhe fshatrat e saj shqiptare. Autori i këtij librit, duke e bërë një punë të madhe në grumbullimin dhe sistemimin e materialeve të shumta, duke biseduar me njerëz të cilët i panë me sytë e tyre këto krime. Autori i këtij Liberi në mënyrë kronologjike në fillim  e jep një pasqyrë të dhënash historike të kohës së luftës të zhvilluar në këto treva, ku nuk mungon një paraqitje edhe e aktiviteteve të shqiptarëve për mbrojtje dhe vetëmbrojtje të trojeve të tyre.

Më pas, autori paraqet një për një, me emër e mbiemër të zhdukurit shqiptarë nga fshati i Sfircës, duke ofruar të dhëna që i ka grumbulluar duke hulumtuar një kohë të gjatë, për njëzet e katër burra të Sfircës, duke e dhënë një pasqyrë me të dhëna që mundësojnë të mësohet për fatin e tyre të keq. Njëherësh, nuk mungon as paraqitja e tmerreve që u bënë me rastin e arrestimit, duke bastisur shtëpitë e shqiptarëve, duke plaçkitur e dëmtuar pasurinë e tyre.  Andaj, mund të thuhet se autori i këtij libri meriton mirënjohje për qasje ndaj kësaj teme tabu, të lënë “qëllimisht” në harresë, apo që nuk ka pasur guxim të përmendet deri në ditët e sotme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat