Fatmir Z. Çitaku “Bajrush Behrami - rrugëtuesi i lirisë”

Libra

Fatmir Z. Çitaku “Bajrush Behrami - rrugëtuesi i lirisë”

Nga: Zymer Mehani Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 19:02
Kopertina e librit

Fatmir Z. Çitaku, poet e publicist, këtyre ditëve nxori nga shtypi librin e tij të radhës “Bajrush Behrami-Rrugëtuesi i lirisë”, dedikuar veprimtarit të çështjes sonë kombëtare, Bajrush Behrami-Balit.

Libri është i konceptuar në disa pjesë.

Në pjesën e parë, që fillon me fjalën e kryeredaktorit Fatmir Z. Çitaku, zënë vend biografitë e shkruara për Bajrush Behramin nga e bija, Dalmanë Behrami dhe i vëllai, Hamdi Behrami.

Në pjesën e dytë kemi vargje të familjarëve (të vëllezërve, të motrës, të djalit dhe të vajzave) kushtuar vëllait gjegjësisht babait të tyre, Bajrush Behramit.

Pjesa e tretë është e konceptuar me dromca kujtimesh për veprimtarin Bajrush Behrami nga shokët, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij. Këtu do të hasim shënime e kujtime interesante nga veprimtari Avdi Gjata, Hakif Mehmeti, Hamit Hamiti, Gani Mehmeti, Fehmi Blakçori, Sami Kurteshi, Naim Ymeri, Jusuf Ejupi, Sherif Konjufca e Bashkim Jashari.

Pjesë më vete është kaptina me poezi të poetëve shqiptarë të të gjitha trojeve dhe të diasporës, dedikuar figurës së ndritur të veprimtarit Bajrush Behmrami, siç janë: Abdullah Blakçori, Besianë; Abdullah Troshupa, Prishtinë; Bahrije Qerimi- Spanca, Prishtinë; Bajram Bashota, Besianë; Drita Kosumi-Syla, Prishtinë; Elhame Gjyrevci, Danimarkë; Fadil H. Curri, Mazgit; Fatime Gjata, Besianë; Fatmir Z. Çitaku, Pishtinë; kompozitori Daut Musliu; Hajrush Redenca, Prishtinë; Hamit Majkovci, Besianë; Hasa Mirjeta; Islam Gegaj, Prishtinë; Izet Shala, Malishevë; Lule Talaku, Prizren; Lumturije Sulejman Drenica, Athinë; Maxhun Osmani, Burim; Milazim Kadriu, Besianë (tanimë i ndjerë); Minire Rukovci, Prishtinë; Musa Jupolli, Francë; Nijazi Kastrati; Nuhi Potoku, Besianë; Qazim BERISHA, Pishtinë; Rexhep Halimi, Besianë; Rudi Berisha, Prishtinë; Rrezarta Samiu; Sylejman Pireva, Atlantë; Sylejman Qyqalla; Shaban Pllana, Besianë; Shaip Bllaca; Xhemile Hoxha-Aliu, Gjermani; Xhevahir Skura, Librazhd dhe Zymer Mehani, Besianë.

Pjesa e pestë përmban fjalët lamtumirëse të miqve, familjarëve, liderëve institucionalë e shtetërorë në mbledhjet komemorative, ceremoninë e varrimit dhe më pas. Këtu do t’i përmendim Dalmanë Behramin, Hamit Hamitin, Enver Hoxhajn, Avdi Gjatën, Albin Kurtin, Behxhet Shalën, Hashim Thaçin e ndonjë tjetër.

Pjesa e fundit përmban pikturat kryesisht me motive atdhetare, që i punoi gjatë jetës vetë me përkushtim veprimtari Bajrush Behrami.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat