Remzi Basha dhe radiografia e dashurisë

Libra

Remzi Basha dhe radiografia e dashurisë

Nga: Baki Ymeri Më: 5 mars 2020 Në ora: 08:35
Kopertina e librit

Dashuria është zjarri që nuk shuhet kurrë ndaj femrës së dashur. Poezia e dashurisë është e befasishme, sepse përbën një botë magjike të veçantë ku zotëron sentimenti i një tensioni të lartë, fjalët e arta dhe shpirti i zjarrtë. Që nga vëllimi i parë me poezi erotike, e deri te ky i fundit (që nuk është as i fundit e as i parafundit), Remzi Basha vjen me një fakturë të re poetike në bibliotekën e sentimenteve letrare të diasporës shqiptare           Vargjet e autorit nuk kanë të bëjnë me dilemat e njeriut modern, por ato reflektojnë përvojën e ndjeshmërisë së tij, që nga trojet e vendlindjes e deri në ato të mërgatës sonë. Në kontekstin e disa vjershave të frymëzuara, ballafaqohemi me një lloj të filozofisë moderne që e kundron njeriun në kërkimin e aboslutes dhe problematikës ekzistenciale: "Më pëlqen shkurti/ Muaji i ditëve të shkurta/ Dhe i rrugëve të gjata/ Muaji në të cilin shtanget ora/ Duke e pritur dritën" (Ti je hëna ime).

Vargjet e Remzi Bashës nuk janë as abstrakte, as mistike dhe as pornografike, por ato janë përshkrime realiste përpëlitjesh të brendshme të gërshetuara me iluzione, me imagjinatë të bujshme, me qartësi të brishtë dhe me besnikëri ndaj femrës së dashur: "Trup i brishtë prej sorkadhe/ E zeshktë, e lartë dhe e pashme/ Në kopshtin e verës, në kohë tjera/ Vallëzon me të/ Në minifustan, të kuq si zambaku" (Ajo). “I dua mëngjeset / E shgjetuara nga dielli/ Derisa më thua/ Se jeta fanitet n’errësirë./ I dua përqafimet tua/ Derisa më thua/ Se nuk është banale/ Përleshja e trupave” (Çastet tona).

Në disa prej tyre, bota hyjnore e poetit don të thotë vizion, ekspresionizëm, vullnet, mirëkuptim dhe dashamirësi, dashuri ndaj hijeshisë dhe vërtetësisë, ndërsa nga pikëshikimi etik dhe estetik, Zoti është ëndrra për krijimin e bukurisë. Gruaja është fat, fati është jetë dhe jeta është dashuri. Në poezinë erotike të Remzi Bashës, gruaja është prezente në kuptimet e mëdha të ekzistencës, gjithmonë pranë diellit, pranë natës, pranë kohës, si dhe në betejat e mëdha që e detyrojnë njeriun ta përballojë prapambeturinë, paragjykimet, injorancën dhe shqetsimet.

Dashuria integrohet si një pjesë e përjetësisë dhe e pavdekshmërisë. Femra është plasuar në qendrën e universit, poeti duke u plasuar në planin e dytë, në një pozitë refleksive dhe meditative, sepse sensibiliteti lirik i Remzi Bashës përbën një antologji të vërtetë të dashurisë në korpusin e letërsisë shqipe të diasporës sonë. Poeti i beson pastërtisë dhe shenjtërisë së fillimeve të njohjes, ngase ai i beson besnikërisht besnikërisë, shpresës dhe dashurisë: "Ora ime përbëhet prej fjalëve/ Orën time e kam dhuratë prej teje/ Që e mat diellin dhe hënën e zemrës" (Ora).

Zoti e ka krijuar botën nga dashuria dhe për dashuri jemi të ftuar, dashuria duke qenë përmbushja madhore e qenjes njerëzore, dhe rruga më e shkurtë që të shpie në drejtim të Zotit. Dashuria e përcakton natyrën humane nëpërmjet flijimit shpirtëror të vetëvetes për tjetrin. Gruaja në vargjet e Remzi Bashës prezantohet si një qenje e shenjtë që të shpie nga drita në dritë: "Dashuria ulet si një akull/ Mbi plagë të ngrohta/ Tejmatanë reve/ Engjëjt këndojnë pavdekësinë" (Vetëm ai).

Gjërat bëhen të bukura kur dikush u jep jetë. Jeta është një lojë kalimtare të cilën e përjetojnë vetëm ata që dinë të duan, të punojnë dhe të dhurrojnë. Bukuria e fjalës për autorin e kësaj vepre ka fluturim dhe liri qiellore. Fjalët e tij janë një fllad i ëndshëm dhe i këndshëm që fluturon nga shpirti në shpirt. Ato shëmbëllejnë me do krahë engjëjsh që të  prekin në mërgim, që të qetësojnë duke ta përmbushur shpirtin me gëzim, lumturi dhe jetë. Shpirti i poetit është oqean. Dashuria e Remzi Bashës i çon shpirtërat të flasin me engjëjt. Dashuria ndaj atdheut, dashuria ndaj familjes, dashuria ndaj femrës dhe njerëzimit, ka në gjirin e saj kuptimin e jetës dhe bërthamën hyjnore të shenjtërisë. (Bukuresht, 8 Mars 2010)

MBRËMË

Hëna u la për herë të fundit në lumë

Dhe iku me një dashnor të panjohur

Me një marinar qiellit e me një poet

Që i leçiste vargje të rimuara

Duke ia puthur supin e bilurtë...

Mbrëmë katër krizantema

E vranë veten nga të ftohtit

U var një marimangë e vjetër

Duke e shitur rrjetën e reve

Dhe i shkriu lekët e fundit

Për luleshitësen e levarshatë

E joshur pastaj nga karrocierët

Rrugës qumshtore duke dremitur

Lakuriqe në çufrat e vesuara

Dje iku me ta pasi që e përveshi

Erën e veriut dhe atë të jugut...

 

VETËM AI

 

Dashuria ulet si një akull

Mbi plagë të ngrohta.

Tejmatanë reve

Engjëjt këndojnë pavdekësinë.

Mbi rrugët e pambarim

Vetëm poeti i mban mendimet

I dënuar për tepricë fjalësh.

 

Nën dritën e fshikulluar nga ngrica

Vetëm ai ëndërron

Në luginën e kujtimeve

Duke i shfletuar librat...

 

MENDIME

 

Nuk m’i dëgjove mendimet.

E braktisa vetëveten...

Zoti i mishëruar në çaste

Është durimtar.

Lutja vjen vetë në zemër.

E pashë shpirtin e zbraztë

Përballë pasqyrës

Mendimet u rikthyen në shtëpi...

 

KOHA

 

Era ia ka tharë flatrën e majtë engjëllit

Me të djathtën duke fluturuar kah ne

Ka erëtimën e temjani të majit.

Nën reflektorë

Çdonjëri e loz rolin

Vetëm poeti nuk bën hile.

Askush nuk i thot

Nëse do jetë ai që ishte...

 

ÇASTET TONA

 

I dua mëngjeset

E shgjetuara nga dielli

Derisa më thua

Se jeta fanitet n’errësirë.

I dua përqafimet tua

Derisa më thua

Se nuk është banale

Gërshetimi i shpirtit

Me përleshjen e trupit...

 

PËRKULJE

 

Drita vjen nga uji.

Jeta s’është vetëm nga segmentet.

Nuk t’i dij përjetimet.

I ke mbyllur në kujtime.

Sqena yte nuk pranon role

Gjendet në rinovim shpirtëror.

Ma çallatove parajsën

Me fjalë të helmuara

Që u vërsulën porsi breshëri

Përmbi kufinjtë e mi.

Po ta kisha një kuti sa mendimi i tanishëm

Do ta mbyllja qetësinë atje.

Do ta merrja me vete shkretëtirën

Duke ndenjur i zgjuar nën hijen e pemës

Që të mos helmohen mollët.

Është për tepër vonë ndërkaq...

 

FSHATI IM NË ILUSTRIM

 

Bëni vend

Në rradhën e parë!

Vijnë pleqtë e mi

Të thjeshtë e të heshtur.

Fytyra e tyre e rrudhur nga tingujt e viteve.

Teshat e tyre janë nga bari e mollat.

Sytë e tyre kanë hyrë në pambarim.

Po i pres si do të shenjtër.

Janë rruga drejt kujtimeve,

Janë ata në ilustrimin e fshatit...

 

ORA

 

Ora ime nuk ka orë e minuta.

Ora ime përbëhet prej fjalëve.

Orën time e kam dhuratë prej teje

Që e mat diellin dhe hënën e zemrës.

Vetëm ora e xhepit të sakosë

Mbetet prore në kohën e saj...

Është dhe koha ime?

 

KOHA E MËKATIT

 

E morra një shuplakë drite.

E mbëltova

Dhe bota e shikonte si rritet.

Pastaj morra dhe errësië.

E vura në dhe

Por ma gëlltiti dritën.

Ishte e kotë.

Nga pemët e errësirës

Rriteshin fryte të kuqe

Ishte koha e mëkatit...

 

BOTA

 

Një botë në një shportë

Me mendime të davaritura.

Një botë në një shportë

Me njerëz që prekin qiellin.

Një botë në një shportë

Me çaste të paskajshme.

Një botë në një shportë

Duke derdhur fjalë...

 

BIE SHI

 

Bie shi

Mbi heshtjen e ngjyrave.

Bie shi

Mbi bregun e shtigjeve.

Bie shi

Mbi verën e fjalëve.

Bie shi

Mbi ëndrrën e kullosave.

Bie shi, bie shi...

 

RRUGICA

 

Rrugicave të padukshme

Nuk mbahemi për dore

Ecim të heshtur

Njëri pas tjetrit.

Mbi to ulet shiu,

Ato i rrah era...

Hije të dridhshme

Herë të gjata, herë të shkurta

Nëpër mjegullën e dashurisë.

Rruga e tyre doli nga jeta

Duke anashkaluar historinë...

 

SHPATI I PËRMALLIMIT

 

Në shpatin me lule

Dielli u lodh të ngjitet

Vetëm këmbët e sorkadheve

Përshkojnë rrugicën.

Nga pragu i pyllit

Burimi po zbret

Duke ndarë brigjet.

Mbishkrime dhe emra

Vasha që sjellin bukën e jetës

Ringjallje e vërtetë

Në brigjet e përmallimit...

 

LULJA E DASHURISË

 

Përgjova pranverat me rradhë

Të shoh se si lulja bëhet fryt

Ndërsa pemët prore ma shalonin shikimin.

Shija e verës gjithmonë del për tepër herët

Si një vullkan i kohërave

Në gojë të krojeve.

I zura fluturat

Në kutinë e bombonave

Të më shoqërojnë gjatë dimrit...

 

VETMIA

 

Ylberi më solli mysafirë

Një mizë përdhese dhe një gjinkallë

Darkojmë në tryezën e heshtjes.

Më shoqërojnë në vetmi

Si do vëllezër të gjakut

Në kubenë e kohërave.

U qahem atyre

U flas si njerëzve

E ata më dëgjojnë.

Kur rrugët do të ndahen

Ne do të ringjallemi

Në kokrra rrushi...

 

NË TEHUN E BREGUT

 

Mbylli sytë...

Deti i përplas valët në breg

Je në tehun e bregut.

Një melodi e valëzuar

Tringëllon nga patefoni i kohës

Është përmbi çastet.

Me sytë e hapur gjerë

Në varkën e vetmisë

Numërohen shpresat...

 

SHENJTËRIA

 

I shenjti pa këmishë

Mbledh ushqimin e thatë

Nga shuplaka e Zotit.

Mjalta e frymës

E shijuar prej heruvinëve

Nga bletaria e kohës.

Përmbi kambanat e qiellit

Përshkon hëna

Në harmoni flatrash...

 

NË VENDLINDJE

 

Mëngjese në indigo

Me fytyra të zymta

Dhe një shtrat të vogël.

Mëngjese pa lule

Me kafenë e hidhur

Dhe një kuti duhani.

Mëngjese me maca

Që presin gjahun

Në grackë mjaullimash...

 

PASQYRA E UJIT

 

Një ditë sa një jetë

Në fytyrën e engjëllit

Me buzë margaritarësh.

Pasqyra e ujit

Tregon fytyrën e mbledhur

Në lëndinën e kohës.

Një flatër sa universi

Fluturon përmbi fushë...

 

TI JE HËNA IME

 

Më pëlqen shkurti

Muaji të cilin askush s’e do

I shkurtë si teshat e fëmijërisë

Muaji me sy ngrice

Por edhe me regëtima pranvere.

Më pëlqen shkurti

Muaji i ditëve të shkurta

Dhe i rrugëve të gjata

Muaji në të cilin shtanget ora

Duke e pritur dritën...

 

ILAÇET E NATËS

 

Mëngjesi me freskun e tij

Troket në kanatat e lëshuara

Përmbi fshehtësinë e natës.

Plaka me fustan kaçurrel

Hyn në shtëpinë e ilaçeve.

Mes gjetheve të zverdhura

Krijon vend për ditën e re.

Nuk ka sëmurje pa ilaç

As ilaç pa Zot

Dhe as jetë pa vdekje.

 

AFËRDITA IME

 

Vetëm për ty jetoj

Vetëm pranë teje mund të flatroj

Me ty mund të shkëpus nga fjalët

Flatra të mëdha…

Vetëm për ty marr frymë

Për ty mund të luaj me zjarrin

Me zjarrin që na e shërron

Sëmurjen e dashurisë…

Vetëm për ty jetoj

Afërdita ime -

Mrekulli e Zotit

Grua e bekuar

Me vajtim prej fëmije…

 

NË NJË QOSH

 

Më ra zemra

U përplas në një qosh parajse.

Më dhemb lumturia

E shkëputur prej meje.

Më miklon dhimbja

Është fashë lidhëse

Për jetën e përjetshme.

Ti ma dhe përsëri

Jetën

Zemra ime e re

Dremit në shuplakën tënde...

 

VETËM AI

 

Dashuria ulet si një akull

Mbi plagë të ngrohta.

Tejmatanë reve

Engjëjt këndojnë pavdekësinë.

Mbi rrugët e pambarim

Vetëm poeti i mban mendimet

I dënuar për tepricë fjalësh.

 

Nën dritën e fshikulluar nga ngrica

Vetëm ai ëndërron

Në luginën e kujtimeve

Duke i shfletuar librat...

 

MENDIME

 

Nuk m’i dëgjove mendimet.

E braktisa vetëveten...

Zoti i mishëruar në çaste

Është durimtar.

Lutja vjen vetë në zemër.

E pashë shpirtin e zbraztë

Përballë pasqyrës

Mendimet u rikthyen në shtëpi...

 

KOHA

 

Era ia ka tharë flatrën e majtë engjëllit

Me të djathtën duke fluturuar kah ne

Ka erëtimën e temjani të majit.

Nën reflektorë

Çdonjëri e loz rolin

Vetëm poeti bën hile.

Askush nuk i thot

Nëse do jetë ai që ishte...

 

ÇASTET TONA

 

I dua mëngjeset

E shgjetuara nga dielli

Derisa më thua

Se jeta fanitet n’errësirë.

I dua përqafimet tua

Derisa më thua

Se është banale lufta e trupave...

 

PËRKULJE

 

Drita vjen nga uji.

Jeta s’është vetëm nga segmentet.

Nuk t’i dij përjetimet.

I ke mbyllur në kujtime.

Sqena yte nuk pranon role

Gjendet në rinovim shpirtëror.

Ma çallatove parajsën

Me fjalë të helmuara

Që u vërsulën porsi breshëri

Përmbi kufinjtë e mi.

Po ta kisha një kuti sa mendimi i tanishëm

Do ta mbyllja qetësinë atje.

Do ta merrja me vete shkretëtirën

Duke ndenjur i zgjuar nën hijen e pemës

Që të mos helmohen mollët.

Është për tepër vonë ndërkaq...

 

FSHATI IM NË ILUSTRIM

 

Bëni vend

Në rradhën e parë!

Vijnë pleqtë e mi

Të thjeshtë e të heshtur.

Fytyra e tyre e rrudhur nga tingujt e viteve.

Teshat e tyre janë nga bari e mollat.

Sytë e tyre kanë hyrë në pambarim.

Po i pres si do të shenjtër.

Janë rruga drejt kujtimeve,

Janë ata në ilustrimin e fshatit...

 

ORA

 

Ora ime nuk ka orë e minuta.

Ora ime përbëhet prej fjalëve.

Orën time e kam dhuratë prej teje

Që e mat diellin dhe hënën e zemrës.

Vetëm ora e xhepit të sakosë

Mbetet prore në kohën e saj...

Është dhe koha ime?

 

KOHA E MËKATIT

 

E morra një shuplakë drite.

E mbëltova

Dhe bota e shikonte si rritet.

Pastaj morra dhe errësië.

E vura në dhe

Por ma gëlltiti dritën.

Ishte e kotë.

Nga pemët e errësirës

Rriteshin fryte të kuqe

Ishte koha e mëkatit...

 

BOTA

 

Një botë në një shportë

Me mendime të davaritura.

Një botë në një shportë

Me njerëz që prekin qiellin.

Një botë në një shportë

Me çaste të paskajshme.

Një botë në një shportë

Duke derdhur fjalë...

 

BIE SHI

 

Bie shi

Mbi heshtjen e ngjyrave.

Bie shi

Mbi bregun e shtigjeve.

Bie shi

Mbi verën e fjalëve.

Bie shi

Mbi ëndrrën e kullosave.

Bie shi, bie shi...

 

RRUGICA

 

Rrugicave të padukshme

Nuk mbahemi për dore

Ecim të heshtur

Njëri pas tjetrit.

Mbi to ulet shiu,

Ato i rrah era...

Hije të dridhshme

Herë të gjata, herë të shkurta

Nëpër mjegullën e dashurisë.

Rruga e tyre doli nga jeta

Duke anashkaluar historinë...

 

SHPATI I PËRMALLIMIT

 

Në shpatin me lule

Dielli u lodh të ngjitet

Vetëm këmbët e sorkadheve

Përshkojnë rrugicën.

Nga pragu i pyllit

Burimi po zbret

Duke ndarë brigjet.

Mbishkrime dhe emra

Vasha që sjellin bukën e jetës

Ringjallje e vërtetë

Në brigjet e përmallimit...

 

LULJA E DASHURISË

 

Përgjova pranverat me rradhë

Të shoh se si lulja bëhet fryt

Ndërsa pemët prore ma shalonin shikimin.

Shija e verës gjithmonë del për tepër herët

Si një vullkan i kohërave

Në gojë të krojeve.

I zura fluturat

Në kutinë e bombonave

Të më shoqërojnë gjatë dimrit...

 

VETMIA

 

Ylberi më solli mysafirë

Një mizë përdhese dhe një gjinkallë

Darkojmë në tryezën e heshtjes.

Më shoqërojnë në vetmi

Si do vëllezër të gjakut

Në kubenë e kohërave.

U qahem atyre

U flas si njerëzve

E ata më dëgjojnë.

Kur rrugët do të ndahen

Ne do të ringjallemi

Në kokrra rrushi...

 

NË TEHUN E BREGUT

 

Mbylli sytë...

Deti i përplas valët në breg

Je në tehun e bregut.

Një melodi e valëzuar

Tringëllon nga patefoni i kohës

Është përmbi çastet.

Me sytë e hapur gjerë

Në varkën e vetmisë

Numërohen shpresat...

 

SHENJTËRIA

 

I shenjti pa këmishë

Mbledh ushqimin e thatë

Nga shuplaka e Zotit.

Mjalta e frymës

E shijuar prej heruvinëve

Nga bletaria e kohës.

Përmbi kambanat e qiellit

Përshkon hëna

Në harmoni flatrash...

 

NË VENDLINDJE

 

Mëngjese në indigo

Me fytyra të zymta

Dhe një shtrat të vogël.

Mëngjese pa lule

Me kafenë e hidhur

Dhe një kuti duhani.

Mëngjese me maca

Që presin gjahun

Në grackë mjaullimash...

 

PASQYRA E UJIT

 

Një ditë sa një jetë

Në fytyrën e engjëllit

Me buzë margaritarësh.

Pasqyra e ujit

Tregon fytyrën e mbledhur

Në lëndinën e kohës.

Një flatër sa universi

Fluturon përmbi fushë...

 

TI JE HËNA IME

 

Më pëlqen shkurti

Muaji të cilin askush s’e do

I shkurtë si teshat e fëmijërisë

Muaji me sy ngrice

Por edhe me regëtima pranvere.

Më pëlqen shkurti

Muaji i ditëve të shkurta

Dhe i rrugëve të gjata

Muaji në të cilin shtanget ora

Duke e pritur dritën...

 

ILAÇET E NATËS

 

Mëngjesi me freskun e tij

Troket në kanatat e lëshuara

Përmbi fshehtësinë e natës.

Plaka me fustan kaçurrel

Hyn në shtëpinë e ilaçeve.

Mes gjetheve të zverdhura

Krijon vend për ditën e re.

Nuk ka sëmurje pa ilaç

As ilaç pa Zot

Dhe as jetë pa vdekje.

 

AJO

 

Krenarja e Botës në Luginën e Yjeve,

Mbetet në dritaren e ngrirë.

Në shtëpi flakët e karthijave tregojnë gjuhët

Përjashtë fërshëllen tmerrshëm shtrëngata.

Trup i brishtë prej sorkadhe

E zeshktë, e lartë dhe e pashme

Në kopshtin e verës, në kohë tjera

Vallëzon me të

Në minifustan, të kuq si zambaku.

Ah dashuria, ah lumturia

Iku së bashku me kohërat

Duke e lënë ngricën në shpirt

Dhe një valë të ngrohtë shprese...

 

MJALTË

 

Më thuaj moj zanë

Nga cilat stinë të të ftoj

Me flakërat e dëshpëruara të acarit

Më thuaj, cilat drita t’i tuboj

E të të mbështjell me to - e vluar

Me kohën e borërave që perëndojnë

Kur dëbora ka harruar se është shuar

Eja, ti, mjaltë e shijuar

Nga gjuha e Zotit!

 

SHPIRTLUANESHA IME

Mund të t’i puthja duart e lodhura nga vitet
Që përkundën e rritën fëmijët e shtrenjtë
Po ti më dhe më shumë krahë fitimtarë sfide
E fjala e ngrohtë nuk vihet dot në peshë.


Shumëherë të them faleminderit nga zemra
Për vitet që kaluan me gëzime e halle që ka jeta
Por sot për ty do të të sjell katër pranvera
Trëndafilat e fjalëve nuk i mban dot buqeta.

Ti më vure në fitoren më të madhe që ka jeta
Që bëhet pa gjyle topi e krisma pushkësh
Ti më dhe dritë në natën e gjatë dhe të errët
Ti më bëre me krah kur shtroj sofrën e bukës.

Një ditë mund te shkoj me një letër të zezë
Pas një kortezhi me ca njerëz të menduar
Po ti më hape dritaren e madhe me rreze
Që vetëm një zemër e madhe ma ka dhuruar.

Do të shkojnë vitet si dallgë të larta detesh.
Të tjerë avionë do ngrihen në qiejt e lartë
Po ti për mua si shenjtore përjetë do të mbetesh.
Mes një Mirënjohjeje për shpirtin tënd aq të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat