Bylbyli në Çabrat në kohë murtaje

Libra

Bylbyli në Çabrat në kohë murtaje

Nga: Jusuf Buxhovi Më: 28 prill 2020 Në ora: 12:34
Jusuf Buxhovi

Ndryshe nga ata që i nënshtroheshin fermanit dhe atmosferës së murtajës, Selamiu këndonte për dashurinë. E bënte këtë sa herë fashitej paksa ulërima e tellallëve, që niste nga Mahalla e Qylit, bartej nëpër Qarshi të Madhe e Namazxha për te Ura e Tabakut.

“Bylbyli këndon në Çabrat,
Vajzë mos kajë me lot,
se dashnia m’ka kaplu,
në këtë botë kena me u bashku…”

Vargje e Selamiut të përcjella me këngë thyenin trishtimin e xhemëve “dekën e kemi hak” me të cilat rendoheshim ditë e natë.
Kjo i kishte sjellë telashe të vazhdueshme Selamiut me njerëzit e hyqymetit, që nuk ia lenin vendin dhe, pos që e shkallmonin sy të tjerëve, kërcënonin se kanë me ia pre edhe gjuhën.
“Në këto kohë mileti ka nevojë për ilahitë për mëshirën, për pendesën dhe jo afshët e xhynaheve…”

Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, 1982.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat