Ditëlindja e barbit

Libra

Ditëlindja e barbit

Nga: Shaip Grabovci Më: 28 prill 2020 Në ora: 21:48
“Maçoku mbi çati” - Shaip Grabovci

 Atëherë kur çdo gjë ishte gati për kremtimin e ditëlindjes së Miriamit, ajo vuri buzën në vaj dhe filloi të bërtas: "Dua, dua... Dua edhe një torte!"

- Edhe një tortë?! U habitën prindërit! Po a je në veti Miri, pyetën që të dy thuaja se njëzëri. Për ditëlindje gatuhet vetëm një torte...

 - E di vazhdoi buzëvarur Miriami.

 - Po atëherë? Çfarë të duhet torta tjetër?

Miriami heshti. Heshtën edhe prindërit...Dhe kur serish vazhduan punën në përgatitjen e tryezës, përsëri u dëgjua zëri i Miriami: E dua edhe një torte!

Prindërit u shikuan me habi! Ata deshën t'i thonë diç, por pasi ishte moment kremteje, frenuan veten.

Mamaja iu afrua dhe me zë të butë e pyeti: "Po çfarë të duhet torta tjetër? Torta është mjaft e madhe dhe do të mjaftojë për të gjithë mysafirët...

Miriami fërkoi sytë e mandej shpërtheu:   "E dua për kukullën time, BARBI!

Në fytyrat e prindërve u hetua një lehtësi.

 - Po sa qirinj duhet ndezur në tortën e kukullës tënde, pyeti mamaja si me shpoti.

- Një qiri më pak se në tortën time, pasiqë atë ma solli gjyshja për  ditëlindjen time të parë - u përgjigj Miriami.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat