“Magjia e Librit” fillon Festivalin e Shkrimit Krijues për herë të parë në Kosovë

Libra

“Magjia e Librit” fillon Festivalin e Shkrimit Krijues për herë të parë në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 12 maj 2020 Në ora: 09:38
“Magjia e Librit”

FESTIVALI I SHKRIMIT KRIJUES 2020 “MAGJIA E LIBRIT”
PËR NXËNËSIT E KLASAVE 1-5
TË TË GJITHA SHKOLLAVE TË KOSOVËS

Me rastin e 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, shtëpia botuese “MAGJIA E LIBRIT” ka ndërmarrë nismën për botimin e një libri me krijimet e nxënësve të të gjitha shkollave të Kosovës.

Kriteret e garës së krijimtarisë letrare

1. Në këtë garë ftohen të marrin pjesë të gjitha shkollat në nivel vendi.

2. Nxënësit pjesëmarrës duhet t’i përkasin klasave 1-5.

3. Shkrimi i tyre mund të jetë në poezi dhe në prozë (pranohen edhe ese).

4. Nxënësit duhet t’i dorëzojnë punimet te mësuesi, profesori apo drejtori i shkollës.

5. Shkolla i grumbullon punimet (të pajisur me titull, me të dhënat e nxënësit dhe foton e secilit), i përzgjedh dhe na e dërgon në word në adresën e e-mail-it: [email protected].

6. Numri i faqeve të pranueshme për një shkollë është deri në 30 faqe word-i (shkrimi Times New Roman, 12).

7. Dorëshkrimet shkollat duhet t’i dorëzojnë brenda datës 20 maj 2020.

8. Juria do të përbëhet nga: një shkrimtar/e, një gazetar/e të rubrikës së kulturës, një drejtor/eshë shkolle, një mësues/e dhe një përfaqësues i shtëpisë botuese.

9. Juria do të përzgjedhë 15 poezitë dhe 15 shkrimet në prozë më të mirat, të cilat do të botohen në libër.

10. Juria do të vlerësojë me çmim të parë, të dytë e të tretë krijuesit më të mirë në prozë dhe në poezi, si dhe shkollat me nxënësit më të talentuar.

11. Lista me 15 fituesit në prozë e poezi do të shpallet më datë 25 maj 2020 në faqen zyrtare të web-it dhe të Facebook-ut të shtëpisë botuese “Magjia e librit” (www.magjiaelibrit.com) dhe libri do të jetë gati, në duart e fituesve, më datën 1 Qershor.

12. Nëse situata përmirësohet, do të mbahet një aktivitet me përfaqësuesit kryesorë për shpalljen e fituesve të vendit të parë, të dytë e të tretë, në prozë, në poezi, si dhe shkolla me më të talentuarit, për t’u dhuruar atyre librin e botuar, certifikatën e vlerësimit dhe me një kupë-simbol.

13. Për çdo pyetje mund të na kontaktoni në nr e telefonit +383-45-507-155.

14. Shtëpia botuese “Magjia e librit” synon që ky festival të bëhet traditë, pra, të jetë i përvitshëm dhe të shtrihet më tej edhe në ciklet më të larta të shkollimit.

15. I urojmë pjesëmarrësve SUKSESE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat