Doli nga shtypi vëllimi më i ri poetik, i autorit Jeton Kelmendi “Një ardhje tjetër”, në edicionin IWA “BOGDANI”, maj 2020

Libra

Doli nga shtypi vëllimi më i ri poetik, i autorit Jeton Kelmendi “Një ardhje tjetër”, në edicionin IWA “BOGDANI”, maj 2020

Nga: Engjëll I. Berisha Më: 15 maj 2020 Në ora: 10:13
Jeton Kelmendi

Një vëllim poetik, sikur e ka në unin e tij autori, të manifestohet në kohë, në perspektivën e trajtimit të dukurive që e rrethojnë njeriun, dhe ky kompleksivitet artistik me vlerë i sillet në tërë opusin e tij, tashmë një legjitimitet i njohur i këtij autori. Kur lexon këtë autorë, me theks të veçantë në librin e fundit të tij “Një ardhje tjetër”  sa me ngulmë është rezistenca ndaj pushtimit të vërtetës, sikur mëton të thotë poeti, shikoje në fytyrë të vërtetën, vetvetiu demaskohet shëmtia.

Jeton Kelmendi tani më ka strukturim të tij poetik, ka ngjizje që e dallon nga shumë krijues duke qenë në koherencë me çdo varg që shkruhet diku në botë, pasi që ai jeton bashkë me poezinë botërore, novative dhe sikur të thuash me metaforën e universalizmit, i përkthyer në shumicën e gjuhëve që i flet njerëzimi, për tu bërë emri e poezia e tij gjuhë komunikuese artistike e humane.

Ndonëse poezia është mjet shumë i mirë për ta shprehur dashurinë, reagimin, pse jo sugjerimin, nuk e di te kush më tepër se te poetët shprehet organikisht dhimbja po aq sa dashuria. Kelmendi, shkaqet që bëhen subjekt dobësie në shoqëri, aty ku jetojmë cilësohen si pasojë e mendjes, duke mos e zotërua cilësinë tonë që na e falë natyra. Dhe këtë e reflekton gati në tërë librin, me identitetin e tij shpirtëror duke shpërthyer ndaj sajimeve që na veshen të vrazhda dhe ai është kërkues që nga poezia e parë “Nuk dilet në një kohë tjetër”, duke kërkuar një tjetër kohë, një tjetër derë me shpresën. Çka e konverton besimin në pabesi? Këtë pyetje e bën shpesh autori, në pjesën më të madhe të këtij libri, kur shoqëria mbahet në grimca, dikush humbës e dikush fitues.

Dinjiteti krijues e studiues i Visar Zhitit, nxjerr mendimin se ky libër, “Është një arritje në urbanistikën e poezisë. “Urbanistike”, thotë Zhiti, ngase, - poezia e tij është qytetare, ndjehet në shtëpinë e vet jo vetëm në Prishtinë e Tiranë, Shkup e Ulqin e më gjerë në Ballkan, por dhe në Bruksel, ku Jetoni edhe jeton e punon në një pjesë të mirë të kohës, po kështu dhe në metropole të tjerë të Europës, ku ai shpesh ftohet në festivalet ndërkombëtare të poezisë. Zhiti ka mendimin se “Vargjet e reja të Jeton Kelmendit japin një drithërimë të brendshme, të thellë. Ato sintetizojnë dramacitetin e luftës, me dikotominë e fajtorit dhe të pafajsisë, duke i kundërvenë vdekjes lirinë dhe në mes është fjala biblike “pagëzim”. Pikërisht kjo mbart shpresën e ringjalljes, emrin dhe mbiemrin e vetë jetës.

Vëmendjn ndja këtij krijuesi e kanë në spiranca të ngulura thellë krijues nga të gjitha kontinentet dhe gjuhët botërore që japin mendime të publikuara dhe të bazuara në vrojtimin e tyre. Poeti italian Dante Maffia thotë se “Jeton Kelmendi ka një personalitet të pasur, interesat e tij janë të shumëfishta dhe si pasojë poezia e tij është e mbushur, aq sa ndonjëherë ke përshtypjen që kemi të bëjmë me magjinë e një kamionçine me zjarr që kalon fushat e rrugët e përhap zjarr në të gjitha drejtimet. Është mjaft bukur kur Jetoni prek ezoterizmin pa u ngopur nga hijeshia e së pa parashikueshmes; shumë bukur kur vena e tij surreale gjen shifrën e përshtatshme për të treguar pastërtinë e fantazisë së tij dhe e vendos brenda qarqeve të shkurtra aderimet ideale, fermentet e shpirtit, dëshirat”.

Susana Roberts nga Argjentina, ka mendim të prerë se “Jeton Kelmendi është një poet bashkëkohor Shqiptar, shumë i njohur dhe prolifik në median letrare dhe të shkruar në Evropë, ndaj këtë mendim për të e bindur se vepra e ti është kapitale për poezinë në përgjithësi”

Janë me dhjetëra konstaitme e mendime të shkrimtarëve botërorë që janë shprehur dhe kanë bërë hulumtime kritike për poezinë e tij pasi që edhe është i prezantuar në aq shumë gjuhë dhe shtete me botime të veçanta e viluminoze.                                                         

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat