Ardit Lipa 19 vjeçari nga Peja, ka botuar librin e tij të parë “Liria n’Izolim”

Libra

Ardit Lipa 19 vjeçari nga Peja, ka botuar librin e tij të parë “Liria n’Izolim”

Më: 17 maj 2020 Në ora: 12:19
Ardit Lipa

Ardit Lipa, 19 vjeçari nga Peja, ka botuar librin e tij të parë “Liria n’Izolim”.

Në faqet e këtij libri, Lipa tregon se bëhet fjalë për gjendjen e botës në pandemi nga këndvështrimi i një të riu.

“Është libri im i parë dhe taman në kohë pandemie. Libri bënë fjalë për gjendjen aktuale, si erdhëm deri në këtë situatë. Si e shoh unë të ardhmen. Thjeshtë mendova, të tregojë diçka ndryshe në këto kohë të zymta të pandemisë”, – tregon Lipa për Njëshin.

Lipa është shprehur i lumtur me shfletimin e librit online, pasi ka një numër të mirë të klikimeve nga të rinjtë. Lipa ka një autore të preferuar, ajo është Danielle Steel. Megjithëse thotë se nuk ka dëshirë ta veçojë nga të tjerët që i lexon.

“Shkrimin e kam pasion, prandaj vendosa të shkruaj, siç thashë. Pasi më shumë tërhiqem nga librat autobiografik, historik, në të ardhmen dua të shkruaj më shumë. Por dua të marr kritikën e librit tim të parë dhe pastaj të shoh. Shkrimtar/e të preferuar nuk kom specifikisht. Por po e zgjedh autoren Danielle Steel për filmat që i ka shëndru në libra dhe anasjelltas” – u shpreh Lipa.

Librin nga autori, Ardit Lipa, “Liria n’Izolim”, student i Gazetarisë në Universitetin Histori dhe Filologji të Tiranës, mund ta gjeni të botuar online në këtë link. https://www.yumpu.com/xx/document/read/63386296/liria-nizolim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat