Ah, Amerikë! Amerikë!

Libra

Ah, Amerikë! Amerikë!

Më: 19 maj 2020 Në ora: 12:33
Libri Mona nga Jusuf Buxhovi

Kur e takova për herë të parë te “Kafe Qorri” kujtoja se, nga ato që kishte përjetuar si dhe nga anatema e ambientit që “për arsye morale”,nuk i pranonte dëshmitë e tilla, do të kisha të bëj me një të çmendur.
Ç’është e vërteta, ajo fillimisht ma përplasi në fytyrë klithmën “Ah! Amerikë!… Amerikë!…”, që e kishte si refren dhe sikur nuk mund t’ia niste pa të.

Por, sapo i thashë se as Amerika nuk ishte engjëll, se isha shumë kritik ndaj disa qëndrimeve të politikës amerikane në pjesë të ndryshme të botës, veçmas ndaj partneritetit të fshehur me grupe religjioze dhe kriminale për qëllime që i di vetëm ajo, më tha se kur fliste ashtu kishte parasysh se atë duhej kuptuar si një gjendje thuajse absurde, që i përshtatet asaj: “vaj pa Amerikën, e hall me të…”
Duket se ato që ia thashë në mënyrë kritike për politikën amerikane, sikur ia zbutën mllefin që e shprehte si refren.

Kështu, në një anglishte të rrjedhshme, qetë-qetë, zuri të fliste për atë se kush ishte dhe si kishte ardhur deri aty që të shpallet “e çmendur” me certifikatë mjekësore, e lëshuar nga Klinika Psikiatrike e Prishtinës. Dhe, madje, atë gjendje ta pranojë për t’u shpëtuar edhe të tjerave, që e quajti si “privilegj”, ngaqë “liria e çmendisë” e amnistonte prej çfarëdo sjelljeje qoftë edhe e ndëshkueshme nga ana ligjore. Kështu ndjehej e lirë në një vend të robëruar shpirtërisht dhe politikisht nga një klasë kriminele, që ndonëse me pushtet të madh politik, megjithatë mbeteshin të robëruar nga ndërgjegjja e papastër që i vret dhe do t’i vrasë përherë…

Shkëputje nga romani “MONA”, që sapo doli nga shtypi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat