Libri i ri “Jam Atjoni” botim nga editoria “Iwa Gogdani”

Libra

Libri i ri “Jam Atjoni” botim nga editoria “Iwa Gogdani”

Nga: Visar Zhiti Më: 21 maj 2020 Në ora: 19:28
Kopertina e librit

Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve “IWA Bogdani”, me qendrat në Bruksel dhe Prishtinë, tashmë jep dhe çmimin letrar ndërkombëtar “Atjon V. Zhiti”, me motivacion “Për pasionin dhe sinqeritetin artistik në krijimtari” , fitues të të cilit janë poetë nga vende të ndryshëm, që nga Argjentina e në Japoni, prandaj dhe Editoria “IWA Bogdani” nxori librin e ri të atij që i dha emrin këtij çmimi.

“Jam Atjoni” tregon se kush është ky 19 vjeçar, studenti që bëri për vete gjeneratën e tij me dashurinë e çiltër për jetën dhe artet, me bukurinë e moshës dhe të ëndrrave, me shokë e shoqe kudo, në Tiranë, ku kishte shtëpinë dhe në Prishtinën, që e donte aq shumë, në Itali, ku studionte për filozofi e në Europë, ndërkohë ai ishte antar i Parlamentin Rinor Europian, e deri në SHBA.

Libri “Jam Atjoni” përmbledh CV-në e tij, me shkëlqimin dhe hovin e një meteori, copëza esesh, recensione librash, vargje fëminore, përkthime, projekte, etj, thënie dhe vizatime po të Atjonit, që jo vetëm e ilustrojnë librin, po sjellin dhe fantazitë e moshës.

Nuk është thjeshtë një përmbledhje nga nostalgjia, por dhe një guidë e vogël shpirtëore për të rinjtë, nxitje “për një kryengritje morale të vazhdimtë”.

Si epilog do të gjeni dhe poeznë e fitueses së parë të çmimit letrar ndërkombëtar “Atjon Zhiti”, poetes nga Argjentina, Susana Roberts, kushtuar Atjonit si dhe vlerësime nga disa autorë me njohje botërore.

Libri del nën kujdesin e Presidentit të IWA “Bogdani” në 25 vjetorin e lindjes së Atjon Zhitit dhe ka qëllime frymëzuese duke shoqëruar kështu dhe fituesit e ardhshëm të këtij çmimi.

Grafika dhe eleganca e botimit, mbi të gjitha përmbajtja plot vrull rinor, idetë, shqetesimet dhe kumtet, e bëjnë këtë libër të veçantë e të çmuar, sidomos për rininë.

KANË THËNË PËR ATJONIN:

“Atjoni jetoi me optimizëm dhe i përkushtuar për artin dhe jetën…Mbetet një shenjë që simbolizon shpresën dhe gjallërinë rinore.”

Akademik, Prof. Dr. Jeton Kelmendi

President, “International Writers Assosaciation ‘Pjetër Bogdani’

Kjo fytyrë e bukur engjëllore… ajo krijesë e mrekullueshme pra, ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë…

Helena dhe Ismail Kadare

shkrimta

Libri i Atjonit – testament i Tij… si Ungjilli për bashkëmoshatarët e tij, fari ndriçues i brezit të tij.

Eugjen Merlika

studiues, kritik letrar, Itali.

Bota është më e varfër pa Atjonin... Një engjëll i bukur që na fali gjithmonë dashuri, ngrohtësi e miqës…

Luan Topçiu

kritik arti, studiues, përkthyes,

Bukuresht, Rumani

Nuk kam takuar një të ri kaq të mirë, kaq fisnik dhe kaq të dashur në Shqipëri sa Atjoni…

Robert Elsie

albanalog kanadez,

Berlin, Gjermani

Atjoni është djali që çdo prind do të donte ta kishte të tijin…

Sebastiano Grasso

Poet, President i PEN Clubit, Itali

tronditese, një mrekulli në ngjyra... Një fëmijë që mbledh kështu një civilizim 4000 vjeçar dhe arrin të njëjtën sintezë... Atjoni ka ndjerë shpirtin universal, shpirtin e Zotit, me rëndësi humane.

Padre Marko I. Rupnik

Teolog, artist,

Universiteti Gregorian. Romë.

…një xhevahir krijimtarie… Libri i Atjonit do të vendoset në sektorin e artit në bibliotekën e dikasterit e do të mbetet si dëshmi e një figure që bëri shumë për kulturën në një hark të shkurtër kohe, që na dha shenjën e gjenialitetit të tij.

Kardinal Gianranco Ravasi

Kritik arti.

Ministër i Kulturës Vatikan

..Atjoni shkëlqente prej poezisë. Dhe vetë është një poezi e magjishme.

Adonis Poet, Paris, Francë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat