Rrenat si ushqim në kohë murtaje

Libra

Rrenat si ushqim në kohë murtaje

Nga: Jusuf Buxhovi Më: 28 maj 2020 Në ora: 12:21
Jusuf Buxhovi

Lahu ma zuri priten para mejhanes krye Çarshisë. Më tha se më priste një bakshish-kafe. Nuk më la ta pyesja për shkakun e bakshishit.
“Peshqesh nga kajmekami”.
“Paska krisë ndonjë e mirë?”
Lahu si Lahu, gjithë gaz e verë, më tha se bakshish-kafja shkon me njëfarë rrene që duhet të merret si e vërtetë.
“Epo, edhe kohëve të liga u shkojnë mahitë… Njerëz jemi… Edhe ato ndihmojnë nganjëherë…”
Pyeta se cila ishte rrena e ditës.
“Fluturon, fluturon kali…”
“Ka edhe ndonjë tjetër?…”
“Thuhet se cjapi i Sylës ka dalë në Çabrat dhe po flet si njeri për një zaman të ri kur insani kthehet në hajvan dhe hajvani në insan…”

Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat