Ekonomia Politike në Kosovë

Libra

Ekonomia Politike në Kosovë

Nga: Dr. Nijazi Halili Më: 2 qershor 2020 Në ora: 15:34

Nga niveli i zhvillimit që evidentohet përmes treguesve të ndryshëm ekonomiko-sociale ka qenë rajoni më  i prapambetur në  ish  Jugosllavisë Në këtë kuadër ekonomia e Kosovës u shndërrua në një shtojcë të ekonomisë Serbe e Jugosllave duke u penguar të integrohet normalisht. Frytet e kësaj ekonomie u programuan ti jepnin dhe i dhanë satisfaksion kryesisht minoritetit sllav në Kosovë. Për sa u përket shqiptarëve të Kosovës politika ekonomike u llogarit të ndikonte dhe ndikoi si një ndër elementët që nxitën ndjenjën e shpërnguljes. Në ditët e sotme kur Kosova ka fituar pavarësinë e saj sfida ekonomike është një ndër më të rëndësishmet për këtë vend. Duke pasur parasysh madhësinë e Kosovës dhe faktin që nuk ka dalje në det,  suksesi në ekonomi varet nga integrimi rajonal. Suksesi ekonomik kërkon gjithashtu tërheqjen e investitorëve të huaj, i cili si shkëmbim kërkon vazhdimin dhe përshpejtimin e procesit të privatizimit i cili pati një fillim të suksesshëm në fillim të vitit 2003, por që ka ngelur në vend për më se 9 muaj për shkak se udhëheqja e UNMIK-ut kishte  qenë e paqartë.

Privatizimi duhet të rifillojë menjëherë jo vetëm se mund të tërheqë investitorë të huaj, por sepse ai është esencial në  lirimin e sasive të konsiderueshme të pronave e cila aktualisht kontrollohet nga ndërmarrjet jofunksionale publike që janë në listë për tu privatizuar. Kjo shpesh nënkupton se Kosova lihet mënjanë për planifikime strategjike për Infrastrukturë dhe mbase nuk ka “tabelën e qitjes” për të insistuar që vendet e tjera në rajon të pushtojnë vëmendjen nevojave dhe potencialeve të Kosovës. Duhet të bëhet një punë tepër serioze që Kosova të merr pjesë me emrin e saj në organizatat ndërkombëtare që diktojnë telekomunikimet, transportin ajror, financat ndërkombëtare dhe planifikimin ekonomik rajonal.

Negociatat rreth mekanizmave institucionale për të promovuar integrim ekonomik rajonal duhet të intensifikohen. Politikat tregtare dhe doganore të Kosovës dhe të gjithë vendeve në rajon duhet të reflektojnë konceptin e një “Ballkani pa kufij”. OKB-ja dhe BE-ja duhet ti japin prioritet shumë më të madh zhvillimit ekonomik të orientuar drejtë ekonomisë së tregut. Zhvillimi ekonomik akoma tenton të zërë “një vend të posaçëm” në krahasim me prioritetet e tjera madje dhe në planin me të Ri të implementimit të Standardeve.

Pjesë të shkëputura nga Libri Ekonomi Politike Ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat