Kimete Durmishi: Jam ajo që isha

Libra

Kimete Durmishi: Jam ajo që isha

Nga: Dibran Demaku Më: 2 qershor 2020 Në ora: 20:24
Ballina e librit

Qëkur jetoj e punoj në Gjermani,kisha fituar përshtypjen se ky popull,pra populli gjerman,ka krijuar kultin e punës si asnjë komb tjetër.Gjersa kombet tjera(në botë sot ka aq shumë kombe sa pothuajse askush nuk e di numrin e saktë),në jetët e tyre kanë krijuar kulte të ndryshme,kombi gjerman në radhë të parë e ka kultin e punës. Çdo gjerman i zakonshëm,që në fjalët e para të çfardo bisede do të flasi vetëm për punën...Së pari puna!-thonë gjermanët e pastaj qejfet apo kënaqësitë e tjera të jetës.Dhe jo rastësisht në botën e sotme kombi gjerman është pothuajse kampion në ekonominë botërore!Thuhet se mbase vetëm kombi japonez i afrohet kombit gjerman sa i përket kultit të punës!...

Ndërkaq ne shqiptarët,që shpeshëherë dimë të lavdërohemi deri në ekstrem për fenomene të ndryshme jetësore,sa i përket punës,apo kultit të punës nuk dallohemi aq shumë (këtu e kam fjalën për të përgjithshmen,sepse si individ jemi dalluar edhe në të kaluarën e edhe sot dhe mbase kështu do të jetë edhe në të ardhmen!

Po të ishte ndryshe,vendi ynë do të ishte i përparuar e i lulëzuar si shumë vende të tjera të botës!
Është vërtetuar katërcipërisht se ne shqiptarët kur jemi në vendin tonë më me dëshirë u nënshtrohemi qejfeve jetësore se sa punës,ndërkaq kur jemi jashtë atdheut i nënshtrohemi punës,mbase jo si gjermanët dhe japonezët,por diku aty afër!...
Meqë siç u cek edhe më lartë,ne shqiptarët në përgjithësi nuk kemi krijuar kultin e punës,këtë kult e ndeshim shumë pak ose aspak edhe në krijimtarinë letraro-artistike!...

Ditë më parë krejt rastësisht më ra në dorë një roman e një autoreje shqiotare me titull :Jam ajo që isha!Autorja e këtij romani, Kimete Durmishi,tash e sa vite jetoka në Zvicërr,në qytetin e bukur të Zürich-ut.

Siç duket jeta dhe puna në Zürich e ka mësuar Kimeten se kulti i punës është në rend të parë për njeriun dhe pastaj vijnë të tjerat!Këtë kult,kultin e punës ajo,pra Kimetja,e ka ngritur në kulmin romanësor të krijimtarisë së së saj!Rita,kryepersonazhi i romanit,ka ardhur në Zvicër,pas shumë e shumë peripecive jetësore,duke e përjetuar edhe luftën e fundit në Kosovë.Pas arritjes në Zvicër ajo,pra Rita,nuk lëshohet në kënaqësitë e jetës,por që në ditët e para kërkon të gjejë punë duke mos e zgjedhur atë.Dhe ajo nuk kënaqet vetëm me punë,por krahas punës bën edhe shkollë profesionale që ta kompletojë vetën e saj.Dhe ia arrinë asaj që synon!E dhënë pas punës me mish e me shpirt,ajo sikur harron se jeta e njeriut përveq punës ka nevojë edhe për gjëra të tjera...

Nga fundi i romanit, Rita e dhënë me zemër dhe shpirt pas punës,e kupton se jeta ka edhe gjëra të tjera,se aty është edhe bashkëshorti i saj Beni,që i rri gjithmonë përkrah,edhe atëherë kur Rita e dhënë e tëra pas punës sikur harron se është e martuar dhe se e ka edhe një burrë që duhet të kujdeset edhe për të dhe për jetën...
Romani me mbi 370 faqe,dy të tretat e tij flasin vetëm për punën dhe kultin e saj...

Rrëfimi romanësor bëhet në formë lineare,horizantale.Pothuajse i tërë romani është i shkruar në vetën e dytë dhe të tretë...Autorja nëpërmes të Ritës rrëfen e rrëfen deri në imtësitë më të vogla në shkrimin e saj.Nuk e lë për asnjë çast lexuesin që të mendojë se si do të shkojë mëtutje rrëfimi,pasi që ajo e ka vendosur të rrëfejë gjithçka nëpërmes të kryepersonazhit.Mbase kjo e dëmton romanin sa i përket anës artistike...

Një si këshillë autores për krijimet në vazhdim:mos të rrëfejë gjithçka vetë...Le të lëjë diçka mëngut,që ta nxisë edhe fantazinë e lexuesit!...

Meqë rrëfimi romanësor është bërë në mënyrë lineare,pa ulje dhe pa ngritje,mbase edhe ndarja në kapituj nuk do të duhej të bëhej fare...Megjithate forma teknike varet nga autorja dhe botuesi...Dhe krejt në fund:Rimani i Kimetës(Durmishi)është një rrëfim i rrjedhshëm për kultin e punës...Mbase do të ishte me rëndësi që romani të përkthehej në gjuhën gjermane,në mënyrë që kexuesi gjerman ta kuptonte se edhe në mesin e shqiptarëve ka individ të përkushtuar për punën.Se në mesin e shqiptarëve ka individ që e ngre lartë kultin e punës!...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat