Edhe librat në karantinë

Libra

Edhe librat në karantinë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:06
Foto Ilustrim

Biblioteka Kombëtare Austriake do të fusë në karantinë librat për të mbrojtur lexuesit nga infeksionet e koronavirusit, nëse kemi parasysh që ajo zotëron koleksionin më të madh të librave në vend.

Pasi institucioni të rihapet të hënën, në ish-pallatin perandorak në Vjenë, të gjithë librat e kthyer nga lexuesit do të mbahen në një dhomë të veçantë për të paktën 24 orë.

“Koha është një dezinfektues i shkëlqyeshëm për librat dhe kimikatet i ruajnë më së miri ata”, theksoi biblioteka në një shënim.

Të dhënat në internet të bibliotekës do të përditësohen në mënyrë që përdoruesit të shohin nëse librat e tyre të dëshiruar janë në raftet e tyre apo në karantinë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat