Emri i At Shtjefën Gjeçovit edhe pas 90 vjetëve të vrasjes fizike shndritë në panteonin e kristaltë të atdhetarisë shqiptare

Libra

Emri i At Shtjefën Gjeçovit edhe pas 90 vjetëve të vrasjes fizike shndritë në panteonin e kristaltë të atdhetarisë shqiptare

Nga: Nue Oroshi Më: 15 korrik 2020 Në ora: 20:22
Ballina e librit

Si çdo herë tash e 16 vjet me radhë Shoqata e Intelektualëve Shqiptar "Trojet e Arbrit" u shqua në ndriçimin e shumë ngjarjeve historike dhe shumë personaliteteve shqiptare të cilët kanë lënë gjurmët e pashlyera ne panteonin e kristalët të atdhetarisë shqiptare.Njëri prej më të mëdhenjëve atdhetarë është padyshim edhe At Shtjefën Gjeçovi i cili për 55 vjet të jetës se tij la gjurmë në shkencën shqiptare, në arkeologjinë shqiptare, në etnologjinë shqiptare, në poezinë shqiptare, u shqua edhe në shumë lemi tjera të jetës.Edhe pse kreu me shumë përkushtim misionin e prijesit shpirtëror ai më një përkushtim të madh ju kushtua çështjes së shenjët kombëtare dhe u bë halë në sy edhe për pushtuesit e vjetër që ishin në ikje edhe për pushtuesit e rinj që ishin në ardhje.

Me një fjalë atë që s ́mundi ta bëj Perendoria Osmane për ta vrarë At Shtjefën Gjeçovin e vazhdoi Serbia e cila përmes misionit të saj shfarosës arriti ta vrasë më, 14 tetor 1929, At Shtjefën Gjeçovin. Meqenëse në vitin 2019 ishte përvjetori i 90 i vrasjes së At Shtjefën Gjeçovit, shoqata"Trojet e Arbrit"vendosi që pikërisht në Zymin që është shëndrruar në një vend ku janë të ngritura shumë monumente të historisë,etnologjisë e kulturës shqiptare dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtareve "Shtjefën Gjeçovi"në Zym arritëm që më datën, 30 Nëntor 2019, të mbajmë sesionin më të madh shkencor për At Shtjefën Gjeçovin që është mbajtur ndonjëherë, ku me temat e tyre ligjeruan 30 autorë.Pasi që arritëm në Zym na u bë një mikëpritje e jashtzakonshme ashtu siç dinë të bëjnë zymjanët të cilët janë të shquar për mikëpritjen e tyre tradicionale.

Një kontribut të çmuar në këtë organizim e dhanë Frrok Kristaj doajeni i kulturës zymjane, i cili tash e 48 vjet me radhë është duke i organizuar me një përkushtim të madh"Takimet e Gjeçovit". Një kontribut të çmuar e dha edhe intelektuali i Zymit Kristë Dulaj, i cili ndihmoj pa u ndalur në aspektin organizativ.Si fryt i këtij sesioni shkencor po e sheh dritën libri enciklopedik:"At Shtjefën Gjeçovi shkencëtar dhe atdhetar".Ky libër po e sheh dritën si fryt i punës së palodhur të 30 studiuesve shqiptar nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia shqiptare,Evropa dhe Amerika. Pa asnjë hezitim e them faktin se ky është libri më i plotë që ka dalur deri më tani për veprimtarinë e At Shtjefën Gjeçovit. Në këtë libër paraqitët figura shumëdimenzionale Gjeçoviane, këtu na paraqitet Gjeçovi atdhetar, studiues, etnolog, arkeolog, bllokues i planeve serbe per shpërnguljen e shqiptarëve, hapes i shkollave shqipe, paraqitet Gjeçovi si kodifikues i Kanunit të Lekë Dukagjinit, dhe botimit të këtij Kanuni në shumë gjuhë të huaja.

Në këtë libër përveç shumë fakteve të reja shkencore, paraqitët edhe bashkëpunimi i Gjeçovit me shumë studiues të huaj ku si fryt i këtij bashkëpunimi Kanuni i Lekë Dukagjinit është botuar në shumë gjuhë të huaja.Ky libër që tani është në dorë të lexuesit është libri i 19 enciklopedik që Shoqata e Intelektualëve Shqiptar "Trojet e Arbrit"ka botuar në periudhën kohore prej 16 vitësh duke mbajtur deri më tani 15 sesione të rregullta shkencore dhe katër sesione te veçanta si edhe 10 akademi shkencore, ku prezentohet,kultura,shkenca dhe atdhetarizmi shqiptar.

At Shtjefën Gjeçovi me punën e tij në shërbim të kombit shqiptar mbeti në panteonin e kristaltë të atdhetarisë shqiptare, që dha çdo gjë për kombin shqiptar e më në fund e dha edhe jetën.Lkeni i Hasit e deshti aq shumë Hasin dhe punoj aq shumë për kombin shqiptar sa edhe vrasja ju bë pikërisht në hyrje të Zymit.Nuk ka rëndesi se kush ishin ata dy faqezi që e kryen aktin e vrasjes së At Shtjefën Gjeçovit e rëndësishme është se At Shtjefën Gjeçovi u vra si pengues i planeve të Qubrilloviqit, Andriqit e Akademisë së Shkencave te Beogradit, si penguesi kryesor i këtyre planeve, për shfarosjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat