“Nga Ilirët tek Arbërit” është libri më i ri i Autroit Gjon Keka

Libra

“Nga Ilirët tek Arbërit” është libri më i ri i Autroit Gjon Keka

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:01
“Nga Ilirët tek Arbërit” është libri më i ri i Autroit Gjon Keka

Autori në këtë vepër sjell fakte të pakundërshtueshme historike, arkeoologjike,gjuhësore, kulturore etj, mbi tezën Ilire të Arbërorëve.

Autori trajton lashtësine iliro-arbëore, gjuhën ,kontributin e personaliteteve iliro-arbërore në historinë e humanizmit ,kulturës  dhe civilizimit europian.

Vendbanimet arbërore të cilat shpjegohen në gjuhën e lashtë iliro-arbërore dhe I jepet domethënia e tyre e vërtetë historike.

Poashtu aty dokumentohet se  në Dardani gjithmonë kanë jetuar Arbërorët.

Epokën e artë të Gjergj Kastriotit si arbërori më I pastër I cili e nderoj më veprat e tij kombin dhe etërit e tij iliro- arbër, por edhe e ruajti civilizimin e përbashkët europian ,pra një kontribut I jashtëzakonshëm për të cilën Europa duhet t’I  jetë mirënjohes dhe ta vendos atë në  qendër të figurave kontributdhënëse në familjen e bashkimit europian.

Poashtu këtu trajtohet edhe teza e Nënës së Gjergj Kastriotit ,Vojsavës dhe fisi Ilir Tribalët të cilët janë pjesë e Pemës së fiseve të përbashkëta Iliro-arbëror.Shtrembërimet mbi fisin Tribalët nisin me nisjen e tezave të pushtuesve për të përvetësuar dhe zënë vend në tokat që asnjëherë nuk I kanë takuar historikisht.Megjithatë e vërteta mbetet  e gjallë  sado që të mundohen ta mbulojn, ta varrosin armiqtë ajo sërish del ngjallet sjellë veten para botës dhe I jep fytyrën e vërtetë origjinale dhe jo maskën që I kanë vënë pseudoshkëncëtarët dhe armiqtë e kombit të Gjergj Kastriotit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat