Vepër me vlera etnolinguistike

Libra

Vepër me vlera etnolinguistike

Nga: Aziz Bytyqi Më: 27 gusht 2020 Në ora: 10:29
Vepër me vlera etnolinguistike

Ditë më parë doli libri i radhës i opojarit , profesor Nexhat Ajdini “ETNOSI POPULLOR NË TREVËN E OPOJËS”. Kjo permbledhje etnolinguistike e etnosit popullor në trevën e opojës përbën mbledhjen e fjalëve të urta e bestytnitë , fjalë të rralla urimet e mallkimet, betimet, kafshët , insektet e zvarranikët në frazeologjizma.

Ky emër tash më i njohur në letersin shqiptare na vije nga universi në mes alpeve të kristalta shqiptare nga Malsia e Sharrit , atij vendi të bekuar, të traditës e kultures, me të cilat autori është i mishëruar përjetësisht , nga të cilat frymëzohet , por jo të gjitha përjetimet e tija janë identike , sepse jeta e cila zhvillohet në mes këtyre maleve të larta legjendare sikurse edhe në fusha e kodrina ballafaqohet me të gjitha krajatat e jetës shpesh të vështira me të cilat ballafaqohet njeriu i sotem . Pra ky është mbledhësi i pasionuar i gurrës së pashterrshme popullore të trevës së Opojës , professor Nexhat Ajdini i cili vjen me librin e radhës të botuar , fjalë të urta e bestytnitë,fjalët e rralla , urimet e mallkimet , betimet, kafshët , insektet e zvarranikët në frazeologjizma , “ETNOSI POPULLOR NË TREVËN E OPOJËS”.

Autori i librit, professor Nexhat Ajdini për Kombetaren Bota Sot ,thotë : - Pjesa më e madhe e këtyre shprehjeve frazologjike dhe fjalëve të urta janë përdorur edhe janë mbledhur në familje e në shtëpinë time , pasi që , në stinen e dimrit, pasdarkave , nëpër oda mblidheshin musafir, ku mblidhesha mjaftë prej burrave të fshatit që ishin moshatar të moshave të shtyera nga shokët dhe miq të babait tim. Ku autori përmend dhe emra si Bajrami, , shokë të lagjsë së tij apo edhe të fshatit e të treves së Opojës si ,Faik Ajdini, Rasim dhe Ajet Ajdini , Isuf Murati ,Mestan Sylejmani,Tafil Abazi Emin Sadiku e plotë të tjerë që me anë të humorit të tyre jo vetem që bënin hajgare por edhe thumboheshin bukur me njëri-tjetrin si dhe tregonin anekdota, historin e tyre por edhe ndonjë fjalë të urtë të cilat unë jam munduar t’i mbledh edhe sot , duke e botuar një libër me frazeologjizma mbi kafshët .

Autori në fjalë thotë se :- Do t’i kujtojë këta njerëz të mençur që pjesa më e madhe e tyre nuk janë gjallë , por unë do t’i nxjerr në dritë këto shprehje dhe fjalë të urta që janë si një margaritar . Mbetem me shpres dhe i bindur se disa nga keto shprehje kanë shpreh mikpritjen , mallkimet e grave e kështu me radhë. Meqenëse jeta e banorëve të trevës së Opojës ishte shumë e lidhur me kafshët , ruajtja e të cilëve kërkonte aq sakrificë , përveç bisedave nëpër odat e fshatrave të Opojës , këta banorë krijoheshin edhe shumë frazeologji mbi kafshët, që përveç kuptimit të drejtëpërdrejt, gjithësesi e kishin edhe atë të tërthorët që është edhe vlera esenciale e frazeologjizmave. Me këtë rast e gjithë në fund , thotë aotori i librit , unë jamë përqendruar vetëm në disa sosh.Këto frazeologjizma që kanë shtrirje të gjërë janë pothuajse të njejta, por dallojnë në aspektin dialektor .Unë po i shenoj vetëm ato që i kam hasur në të folme në trevën e Opojës.Disa nga këto shprehje, të cilat përdoren shpesh në trevën e Opojës , po i citojmë ,ashtu si i thotë populli , duke dhënë dhe një shpjegim të shkurëtr për kuptimin e tyre .

Fjalët e redaktorit, profesor Nexhat Çoçaj të librit në fjalë ,shkruan :- mbledhësi i pasionuar i gurrës së pashterrshme popullore. Nexhat Ajdini.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat