Shpendi Topollaj-mjeshtër i fjalës dhe simbolikës

Libra

Shpendi Topollaj-mjeshtër i fjalës dhe simbolikës

Nga: Isak Ahmeti Më: 31 gusht 2020 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Me shkrimtarin e njohur, Shpendi Hulësi Topallaj, jam njohur, jo rastësisht, në Takimin e Durrësit, (14 gusht, 2020), ku ishin prezentë poetë dhe shkrimtarë nga Tirana dhe Durrësi, si Delo Isufi, Viron Kona, Kadri Tarelli, Shpendi H. Topollaj, Bashkim Saliasi, Metita Kuçi-Thartori, Marina Prenga, etj.

N 'atë Takim që ishte sa miqësor aq edhe mbresëlënës isha edhe unë i ftuar si shkrimtar nga Kosova, isha i mirëpritur dhe shumë i nderuar. Po aty, veç të tjerëve që më dhuruan libra me dedikim dhe miqësisht, është edhe Shpendi Topollaj, tashmë miku im i çmuar i letrave shqipe, edhe në Facebook, i cili nxori nga çanta disa nga veprat e tij më të reja dhe m'i dhuroi me dedikim, miqësisht, për çka e falënderoj nga zemra edhe njëherë, këtu publikisht, me dëshirë që të ketë shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejme në fushën e letrave!

2. Pak biografi

Shpend Topollaj, autor i shumë veprave letrare, zhanresh të ndryshme, prej shumë vitesh me një zell, përkushtim e pasion të rrallëhasur, lëvron prozën e shkurtër, poezinë, dramën, esenë, kritikën letrare, reportazhin e gjithçka tjetër, (Kopi Kyçyku).

Ai është lindur në Berat më 14 shkurt 1947, pra në ditën e shenjtë të “Shën Valentinit”. Fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Shkodër, që është djepi i kulturës shqiptare dhe më pas në Tiranë, ndërsa tash , sipas shënimeve që jep te vepra: “Dantja...E të tjerë”, (fq. 241), jeton në Durrës, prej shumë vitesh. Ka ushtruar një varg detyrash me shumë sukses dhe përkushtim. Ka qenë i ndëshkuar, me pretekst se kishte lexuar një libër me kritika letrare të Rexhep Qoses. Vlerësohet lart si intelektual, si shkrimtar, si njeri i kulturuar, si njeri i guximshëm, si njeri i ndershëm dhe me shpirt krijues.

Ka kryer studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike dhe studion me pasion, jo vetëm artin ushtarak, por edhe në fushën e letërsisë, artit, historisë etj. Ka kryer edhe detyra shoqërore, si: anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Durrës, nënkryetar i Shoqatës kombëtare "Skënderbegasi”, kryetar i degës së SHKUR-it, sekretar i Shoqatës së Intelektualëve në Durrës etj. Tani është zgjedhur kryetar i Bordit drejtues të teatrit "A. Moisiu", është shpallur "Ambasador për Paqe" dhe njëkohësisht është zgjedhur nënkryetar i Federatës së Paqes Universale, dega në Durrës. Jo me larg se dje, 29. 08 2020. i erdhi certifikata: Shpendi Topollaj, “Noble Pece Personality Auard”, nga India.

Pas viteve të 90-ta, fillon të shkruajë dhe botojë krijimtari të mirëfilltë letrare, thuajse të të gjitha zhanreve të letërsisë, gjë që e bën të njohur kudo. Shumë nga librat dhe krijimet e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja, janë botuar jashtë shtetit dhe janë vlerësuar shumë nga kritika e specializuar dhe nga lexuesit. Në nëntor të vitit 2015 nga ana e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Rusisë i është akorduar çmimi "Pushkin", me motivacionin: "Për bukurinë e fjalës dhe të mendimit " ...

Kritiku Kostaq Xoxa, duke shkruar për njërin nga librat e Shpendit, për librin: “Ishte koha kur...", ndër të tjera thotë edhe këtë, citoj: "Autori i palodhur dhe i talentuar i letrave shqipe të kohës së pas-diktaturës, Shpendi Topollaj, të befason me prodhimtarinë e tij aq të shumëllojshme në gjinitë letrare më të larmishme: në poezitë, në tregimet, në novelat dhe romanet e tij, në kritikën letrare, në zbulimin e thesareve të lashtësisë dhe veçanërisht të mitologjisë greke, në reportazhin artistik, në pasqyrimin dhe portretizimin e figurave të nëpërkëmbura nga një sistem totalitar gjysmëshekullor..."

3. VEPRAT

Shpendi Topollaj, aktualusht është, padyshim, shkrimtari më pjellor i letrave shqipe. Deri me tash, siç dihet , ka botuar këto vepra:

1. Lirikat e Zemrës, poezi 1996 (përkthyer në italisht),

2. Gjithë dashuritë e mia -poezi, 1996,

3. Akropol për të gjithë -poezi, 2000 (përkthyer greqisht),

4. Mjaft u grindën Perënditë -poezi, 2000,

5. Tekat e Perëndive'. poezi, 2004,

6. Magjistari i dashurisë -poezi , 2004,

7. Kumte nga Olimpi -poezi , 2009,

8. Ishte koha kur...poezi epigramike, 2011,

9. Metaforë malli- poezi. me b/autorë, 2013 ,

10. Perla më e bukur-poezi, 2014,

11. Ironia e moshës-poezi, 2015,

12. Rrëfimi i Kapitenit-tregime, 1998 (përkthyer frëngjisht),

13. Një njeri i çuditshëm , tregime, 2007,

14. Fisniku dhe horri-tregime dhe novela, 2008,

15. Autobiografi - tregime , 2011,

16. Arratisja -tregime, 2012,

17. Amaneti -tregime( përkthyer në rumanisht), 2014,

18. Adulteri-tregime, 2012,

18. Allamanët- novelë , 2008 (përkthyer italisht , gjermanisht),

20. Pushkatimi-novelë, 2008 (përkthyer italisht, rusisht)

21. Ahu në mes të pyllit-tregime e novela të zgjedhura, 2015,

22. Mobiliet e vjetra-tregime 2019 (përkthye në rusisht),

23. Kurva-novelë, 2012 (përkthyer rusisht),

24. Lotët e Zambakut-roman ,1998. (përkthyer në rusisht),

25. Mashtruesi-roman, 2006 ,

26. Mallkimi -roman, 2010,

27. Luani i kafazit-roman, 2011,

28. Zhgënjimi i partizanit të Gramozit-roman, 2011,

29. Unë kam qenë në Mat'hauzen-roman, 2013,

30. Biri i Golemit, Adem Meta-roman, 2015,

31. Jetoj në kujtimet tuaja –monografi. 2016,

32. Romancë me letra dashurie-roman, 2018,

33. Flakët e fjalës -kritika letrare,1998,

34. Jemi vëllezër-kritika letrare, 2000,

35. Shoku më i mirë-kritika letrare, 2002,

36. Paqja-virtyt i civilizimit-kritika letrare,1. 2003,

37. Triumfi i arsyes-kritika letrare, 2004,

38. Porta e dijes-kritika letrare, 2007,

39. Vepra dhe vlera-kritika letrare, 2008,

40. Armiq pa dashje-kritika letrare, 2009,

41. Vagoni i mallrave-kritika letrare, 2011,

42. Homazh librave-kritika letrare, 2012;

43. Libri si Papirus-kritika letrare, 2013,

44. Kur qesh dhe qan Kadare-kritika letrare, 2013,

45. Vargmali i letrave-kritika letrare, 2014,

46. Stile dhe Lapsa-kritika letrare, 2014,

47. Po thahet shpirti-kritika letrare ,2016,

48. Shkolla ime "Skënderbej"-kritika letrare, 2017,

49. Urat e librave-kritika letrare, 2017,

50. Purgatori i librave-kritika letrare, 2018,

51. Flas për ju-kritika letrare, 2010,

52. Jehona e librave-kritika letrare, 2019,

53, Esse rreth shprehjeve mitologjike - 2019,

54. Dantja...e të tjerë - kritika letrare, 2020,

55. Shenjtorët e Letrave-kritika letrare, 2020.

Pas kësaj paraqitjeje është me rëndësi të theksohet edhe fakti se për veprën e Shpendi Topollajt janë shkruar edhe dy libra voluminozë, si:

Liria e të shkruarit, 2009 dhe

Të shkruash në liri, 2014.

Duke shkruar për librin: “Shenjtorët e letrave”, (libri i fundit i Sh. Topollajt), kritiku dhe studiuesi i njohur nga Durrësi, Fatmir Miguli shkrua edhe për kontributin e tij në fushën e kritikës letrare dhe në lidhje me këtë, Minguli thotë, citoj: - Shpendi Topollaj ruan të njëjtin shkëlqim e dinjitet, çka bije në sy menjëherë edhe te ky libër që po merrni në duar, ku ai me skrupulozitetin e studiuesit me përvojë, ftohtësinë e gjykimit dhe zjarrin e zemrës, ka portretizuar nga këndvështrimi i tij gjithmonë dashamirës, të gjithë mjeshtrat e mëdhenj të penës, që kanë lënë gjurmë të pashlyera në qiellin magjik të letërsisë ndër shekuj, për të ardhur deri tek ne, kaq të gjallë e kaq të freskët, kaq të dashur por edhe të nderuar si shenjtorë të vërtetë.

Shenjtorët e letrave, 2020

Veprën më të re: “SHENJTORËT E LETRAVE”, të cilën vetë autori ma ka dhuruar me dedikim (miqësisht), në takimin e Durrësit (14 gusht 2020), e kam lexuar këto ditë me një frymë dhe me shumë përkushtim. Në këtë vëllim me kritika letrare, që është si vazhdim i librit: Dantja..., autori shkruan po ashtu për korifenjtë e letërsisë botërore, siç janë: Virgjili, Servantesi, Volteri, Rusoi, Balzaku, Gëte, Bajroni, Gi De Mopasan, Dostojevski, Aleksandër Dumas, Mark Tweni e të tjerë, duke përfshirë këtu edhe Arshi Pipën, Mustafa Greblleshin, etj.

Edhe ky libër, sikur edhe shumë vëllime të tjera me kritika letrare, ka peshën e vet, vlerën e vet dhe si i tillë është kontribut i çmueshëm në letrat shqipe.

Edhe librin e parafundit të tij: “Dantja...e të tjerë”, të cilin sapo e përfundova së lexuari, autori e ka shkruar me mjaft përkushtim e elegancë. Në këtë libër me kritika letrare, të cilin autori ia ka kushtuar shkrimtarit të talentuar, Zija Çelës, autori siç e thotë edhe vet në fillim: “Dy fjalë”, ka shkruar me përkushtim dhe elegancë, për korifenjtë e letërsisë botërore dhe bota e mësuar me praninë e tyre, i quan të vetët.

Librin e nis me shkrimin: DANTE, PETRARKA E BOKAÇIO, triumvirët e papërsëritshëm të letërsisë, për të vazhduar me shkrimet e tjera kritike e dinjitoze për Shekspirin, Viktor Hygoin, Çehovin, Leon Tolstoin, Pushkinin, Shollohovin, Mihail Emineskun, etj. Për të vazhduar me shkrimet për Fishtën, Dritëro Agollin, Vaso Popajn, Kadri Tarellin, Bashkim Kadiun, Bashkim Hoxha, etj.

Krejt në fund të këtij shkrimi le të themi se Shpendi Topollaj, si shkrimtar është ndër autorët më vëllimorë dhe më cilësorë në letrat shqipe-është mjeshtër i fjalës dhe simbolikës.

Në Durrës ,

Më: 29 gusht 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat