“Ikjes tande Adem”

Libra

“Ikjes tande Adem”

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 14:38
Adem Mikullovci dhe Çun Lajçi

Vdekjes së Adem Mikullovcit iu thurën  fjalë, përkujtime dhe homazhe. Kolegu i tij, artisti Çun Lajçi shkroi poezi për vdekjen e Mikullovcit.

Ikjes tande Adem

Mos i zbritni atit

As ernave mos u zbritni

Rrini diku mes qiellit e tokës

T’mos marrin erë t’keqe emnat tonë

Ne jemi me ujin me zjarrmin me dheun

Me shpirtin plot nesh pa ju

Mos i zbritni atit

Se ne ikëm n’kuferin e ardhjes

Si Godo nën pemën e thatë

Do t’ikni edhe ju nesër

Veç pa emna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat