Se shpejti del nga shtypi në gjithë libraritë e Prishtinës e me gjerë në Kosovë libri me titull "Rrahman Zeqiraj - një statujë kujtimesh"

Libra

Se shpejti del nga shtypi në gjithë libraritë e Prishtinës e me gjerë në Kosovë libri me titull "Rrahman Zeqiraj - një statujë kujtimesh"

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 21:41
Kopertina e librit "Rrahman Zeqiraj - një statujë kujtimesh"

Rrahman Zeqiraj - një statujë kujtimesh është një liber ne të cilën janë mbledhur me dashuri një tufë kujtimesh nga Rrahmani për jetën e tij, dhe kujtime nga miqtë më të çmuar të Rrahmanit si akademik Hivzi Islami, Profesor Fehmi Rexhepi, nëndrejtori i gjimnazit Njazi Syla, miku i hershëm Musli Kabashi, ishgjimanzisti Kadri F Balaj që thotë se Rrahman Zeqiraj rrin vertikalisht në jetë, autorja e re e talentuar Zoga Ajeti etj., etj.

Nëse duhen ndërtuar statuja mirënjohje e nderimi, të parët që i meritojnë ato statuja janë nënat dhe mësuesit e Kosovës, pasi para të gjithëve, falë nënave e mësuesve Kosova është kjo që është. Statujë për mësuesin, statujë për mësuesin prind model shembullor që ka ditë të rrisë e t]ë edukojë fëmijë si dy motrat regjizore te shquara Lendita e Blerta Zeqiraj, me të cilët krenohet Kosova e gjithë bota shqiptare, duke i bërë një shërbim madhështor Kosovës. Ndoshta si rrallë herë fotoja në ballinë te librit e thote gjithe librin.

Rrahmani duke udhëtuar në ujërat e tij, duke qenë vetë deti i thellë, ka tretë vështrimin larg ne drejtim te pafundesisë. Dielli ia djeg fytyrën e fotografinë e ai sheh drejt diellit. Statujat e bronxta neper udhë, sheshe e kryqëzime të imponohen shpesh dhunshëm ti shohësh edhe pse ndonjëherë nuk don ti shohësh sepse nëpër piedestale po ngrihen edhe pameritore që ngjiten atje me dhunë. Ndersa statuja në letër, në libër e mësuesit Rrahman Zeqiraj nuk ia zënë askujt udhën, sheshin a kryqëzimin. Gjithmonë është e vështirë të shkruash për të gjallët, por në fund të fundit, nuk ka dalë kot ajo kenga "Knoma kangen sa jam gjalle/ se si te vdes mos t'kofsha fale...". Qe kur e helmuan dhe Rrahman Zeqiraj shpetoi pahiri prej atij helmimi, ndonese me pasoja, fale intervenimit te mjekeve te Zagrebit, ai mesues e drejtor i perkushtuar e ka merituar kengen. Le te jete ky liber kenga e tij. Titulli: Rrahman Zeqiraj - një statujë kujtimesh Autor: Rexhep Shahu Redaktor: Skender Zogaj Recenzent: Izet Duraku Arti grafik & ballina: Blendi Shahu Shtëpia Botuese Klubi i Poezisë, Tiranë

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat