Doli nga shtypi libri me poezi “Përtej Valës” i autorit Prend Ndoja

Libra

Doli nga shtypi libri me poezi “Përtej Valës” i autorit Prend Ndoja

Nga: Enver Sulaj Më: 6 tetor 2020 Në ora: 16:04
“Përtej Valës”

Doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim libri me poezi “Përtej valës”, i autorit Prend Ndoja. Libri është ndarë në tre kapituj: “Mos ik nga vetja”, “Kohë mërgimi të rëndë” dhe “Përtej valës”. Përmes artit të tij të veçantë e tepër të ndjeshëm, në këtë libër autori shpalos botën poetike nga këndvështrimi i një mërgimtari, i cili emocionet e tij i ka të ndërlidhura me vendlindjen. Poashtu, ai nuk mund të rrijë indiferent as ndaj zhvillimet tjera shoqërore, të cilat e shqetësojnë dhe e bëjnë që shpesh të mprehë tehun e satirës.

Poeti Prend Ndoja, vazhdimisht merret me shkrime, sidomos me krijime letrare, të cilat i ka botuar në portale dhe medie të ndryshme. Në vitin 2018 ai ka botuar librin me poezi “Lot mbi oqean”, botuar nga Shtëpia Botuese “SAS” në Prishtinë. Po ashtu, ai është i pranishëm në medie të ndryshme me vështrimet lidhur me aktualitetin dhe zhvillimet brendashqiptare, pa lënë anash edhe angazhimin e tij në fushën e krijimtarisë poetike.

“Përtej valës” është libri i dytë me poezi i poetit Prend Ndoja. Libri ka 112 faqe dhe është botuar në edicionin e Shtëpisë Botuese “SAS” në Prishtinë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat