Alban Fejza promovon librin ‘Xeh’, konsiderohet miniera e vlerave të përbashkëta të shoqërisë shqiptare

Libra

Alban Fejza promovon librin ‘Xeh’, konsiderohet miniera e vlerave të përbashkëta të shoqërisë shqiptare

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 16:00
Foto Ilustrim

Në ambientet e librarisë ‘Dukagjini’, në një kënd të veçantë tashmë ishte vendosur libri ‘Xeh’ i autorit Alban Fejza, i cili siç edhe kishte paralajmëruar më parë, do të qëndronte aty tërë ditën për të pritur lexuesit e për të nënshkruar librin për adhuruesit e tij.

‘Xeh’ synon të paraqes minierën e përpunuar të vlerave të përbashkëta të shoqërisë shqiptare. Dizajni, ilustrimi, arkitektura, filmi e muzika janë vetëm disa nga elementet në të cilat shkrihet letërsia, shkruan KultPlus.

Në një intervistë, autori i librit ‘Xeh’, Alban Fejza ka treguar se libri paraqet tre paralele të ndryshme kohore të cilat janë të ndara mes vete në kapituj.

“Libri quhet ‘Xeh’ dhe prezanton tre paralele të ndryshme kohore, atë primitive, klasike dhe digjitale të tirja të prezantuara dhe të komentuara përmes dizajnit grafik dhe tipografisë e cila varion nga ndarjet dhe kapitujt në kapituj”, ka potencuar autori tutje.

Sipas Fejzës arsyeja se pse ka vendosur që librit t’ia vë titullin ‘Xeh’ është për shkak se synon të paraqes vlerat kulturore, artistike të shoqërisë shqiptare.

“Arsyeja se pse libri quhet ‘Xeh’ është për shkak se pretendon të paraqes vlerat kulturore, artistike të shoqërisë shqiptare të artistëve shqiptar në vendet e banuara me shqiptar në rajon, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Vende prej ku prej të cilave është bërë bashkëpunimi edhe me autor të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë”, ka shtuar autori.

Krejt në fund ai ka thënë se shpreson qe audienca e tij të gjejë librin ‘Xeh’ të përshtatshme për të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat