Publikohet një faqe nga ditari i Sadijes kur shkruante për Dritëroin

Libra

Publikohet një faqe nga ditari i Sadijes kur shkruante për Dritëroin

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 22:17
Foto Ilustrim

Sadija, gruaja e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, mbante ditar. Vajza e tyre, Elona, ka publikuar një faqe të ditarit të nënës së saj, që daton më 11 maj të vitit 1979.

‘Disa faqe ditari të mamit , tregojnë shumë mbi zanafillën e librave te shkruar nga Driteroi , rrëfejnë gjendje emocionale , përshkruajnë tërthorazi veçori të kohës dhe ambientit , veçanësi të Dritëroit në fazën e krijimit …’, shkruan Elona në mbishkrimin e fotografisë së faqes së ditari.

“Më në fund filloi të shkruajë Dritëroi skenarin e filmit “ Mosha e bardhë”. Si do t’i dalë? Besoj se do t’i pëlqehet .
Ka kaq shumë punë , humbet kaq shumë kohë me gjëra dhe probleme të Lidhjes . Ai e ka të vështirë të përqëndrohet në krijimtarinë e tij. Është koha e koncerteve të Majit . Dritëroi shkoi katër net me radhë në koncerte . Bëri dhe tekstin e këngës “ Karafilët e kuq të Majit”. Do ta këndojë Vaçe Zela . Me siguri do të pëlqehet , se dhe muzika edhe teksti janë të mirë.” 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat