“Me ekzistu është vet kuptimi” nga Sibel Halimi promovohet në Ferizaj

Libra

“Me ekzistu është vet kuptimi” nga Sibel Halimi promovohet në Ferizaj

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 15:08
Sibel Halimi

“Me ekzistu është vet kuptimi” thotë sociologia dhe autorja Sibel Halimi në librin e saj të fundit i cili pritet të promovohet këtë të premte në ambientet e bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj.

Përgjatë promovimit të veprës më 16 tetor, dashamirët e artit të Halimit do të kenë rastin të bashkëbisedojnë me të dhe në fund të dëgjojnë interpretime artistike të poezive nga vet ajo.

Vepra “Me ekzistu është vet kuptimi” është botuar nga Qendra Multimedia, projekti është mbështetur nga programi Kultura për Ndryshim që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe-Institut.

Sibel Halimi është sociologe dhe njëherit autore e librave poetik “Kopshti i mëkateve” dhe “Qenia nuk banon këtu” si dhe një sërë hulumtimesh në fushën e studimeve sociale dhe gjinore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat