Antologji për suksesin e kompozitorëve kosovarë në arenën ndërkombëtare

Libra

Antologji për suksesin e kompozitorëve kosovarë në arenën ndërkombëtare

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 14:05
Foto Ilustrim

Krijimtaria, vështrimet profesionale dhe detajet biografike të kompozitorëve të rinj të muzikës klasike do të përmblidhen në veprën “Antologji e kompozitorëve Kosovarë (Kompozitorët e rinj 2000-2020)”.

Kjo antologji do të përmbaj vepra të përzgjedhura, detaje biografike të kompozitorëve bashkë me analiza e vështrime profesionale.

Nevoja e publikimit të saj ka ardhur si pasojë e suksesit të kompozitorëve kosovarë në vend dhe në arenën ndërkombëtarë si dhe mos dokumentimit të tyre.

Promovimi i veprës “Antologji e kompozitorëve kosovarë (Kompozitorët e rinj 2000-2020)” do të ndodh më 27 tetor në KinoArmata.

jo vepër publikohet nga bashkëpunimi i shtëpisë botuese dhe qendrës për dokumentim muzikor “Magmus” dhe Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat