“Me u rrit pa babë goxha asht ran’, ama jo aq sa me kan vet babë”

Libra

“Me u rrit pa babë goxha asht ran’, ama jo aq sa me kan vet babë”

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:12
Foto Ilustrim

Shkruan Egzon Krasniqi

Djali jem veshi pallton e babës tem, pak ransi ka çka veshi, po ma shumë ransi ka nji lot që përshkoi faqen tem e tek kur shkoj n’mjekerr, piku.

Baba s’asht ma, ka vdek veç dy ditë mas veshjes së asaj pallto, e pati ble për bajram, rrallë blente tesha, s’asht edhe se s’kishte munsi me ble, po ma shumë i pëlqenin rrobat e vjetra, i pëlqente puna, pune hamalli bante.

Kur vdiq baba, unë kisha moshën e djalit tem, e djali jem ka dy vjet e këter muj.

Me u rrit pa babë asht goxha ran’, ama jo aq sa me kan vet babë.

M’ka hi i frikë, s’kam me dijte me kan babë, shumë çka kam përjetu, e shumë çka s’kam përjetu.

Unë e njoh veç mungesën, e djalit tem kisha dasht me ia msu prezencën.

E qysh me i msu at’ që s’përjetova kurrë.

Mungon nji hallke n’zinxhir, pallton që veshi djali jem, unë s’e vesha kurrë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat