Promovohet nesër publikimi “Të Damkosurit e Ballkanit – Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë”

Libra

Promovohet nesër publikimi “Të Damkosurit e Ballkanit – Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë”

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:55
Foto Ilustrim

Nesër promovohet publikimi “Të Damkosurit e Ballkanit – Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë”, botuar nga ADMOVERE, me mbështetje nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Në këtë publikim janë analizuar gjashtë vëllimet e OJQ “Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe (CDRSEE)”, me seli në Selanik, të titulluara: 1. Perandoria Osmane; 2. Kombet dhe Shtetet në Europën Juglindore; 3. Luftërat Ballkanike; 4. Lufta e Dytë Botërore; 5. Lufta e Ftohtë (1944-1990), si dhe 6. Luftërat, Ndarjet dhe Integrimi (1990-2008).

Në këto vëllime të CDRSEE-së shumë ngjarje tejet të rëndësishme të historisë së Kosovës nuk figurojnë fare, e shumë ngjarje paraqiten në mënyrë sipërfaqësore, jokorrekte, të pasaktë, të njëanshme, e ndonjëherë edhe fyese, sa të krijohet përshtypja se pjesët për shqiptarët dhe Kosovën do t’i kenë hartuar historianë të indoktrinuar me nacionalizëm serb. Mënyra si paraqitet historia e Kosovës në këto publikime nuk i kontribuon aspak misionit të pretenduar të CDRSEE-së për tejkalimin e trashëgimisë së dhimbshme të të kaluarës dhe pajtimin afatgjatë mes popujve ballkanikë dhe se mënyra e prezantimit të historisë së Kosovës duhet të ndryshojë urgjentisht.

Promovimi mbahet më 22 tetor 2020 (e enjte) në orën 11:00 në hapësirat e KultPlus Caffe Gallery në adresën: rruga Isa Boletini, Soliteri 3/2-1, te Fontana në Ulpianë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat