Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun – nga Migjeni

Libra

Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun – nga Migjeni

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 23:47
Migjeni

Një alternativë me dy ftyra, siç janë të gjitha alternativat. Tue u krue mbas veshi, rri njeriu përpara alternativës; dy ftyra – mbrapa nji ftyre asht Sokrati i vuejtun me rropatmet e veta e mbrapa së dytës ashte derri i kënaqun me trup të rrumbullakët të vetin. Te Sokrati nuk ke çka shef: dy sytë të tretun në rrashtë, disa shkarravina të palexueshme dhe një trup me do gjymtyrë të zhgatrrueme e pa asnjë vijë harmonike; e te derri ke çka shef: at frotë të kombinuese mbas rregullave strikt estetike, – e sidomos që të kënaqë synin – aj trup i majun e i shndoshë e me andje zhigatuni, dhe në fund ai bisht i përculluem në flakën e bukurisë hyjnore. Rri njeriu përpara kësaj alternative tue u krue gjithnji mbas veshi, ku e ha dyshimi – se nuk di se ç’ftyrë të zgjedhi.

Por, falemi Perëndisë! Praktik ashtu siç e ka dhanë natyra, në fund të fundit njeriu dijti me zgjedhë. Edhe dijti me zgjedhë fare mirë; aq mirë sa edhe krijesat e planeteve të tjerë, dhe ma të përparuem se njeriu, ja patën lakmi. Vetë Perëndia, tue i ra kokës me dorë, tha se nxënësi e kaloi mësuesin, dhe shumë-shumë u pendue se ç’shkathtësi i dhe njeriut. Njeriut iu shtue vullneti për tu praktikue në shkathtësi. – E dikush dikur tha: “Nuk mundet me kenë shërbëtori ma i madh se zotnia e tij, as nxanësi ma i madh se mësuesi i tij.” O vall! Ç’ironi groteske.

Por a e dini se ku qëndron eureka (e gjeta!) e njeriut?

Ç’bani njeriu me alternativën? – (Ha fort’ e qerrata duel njeriu). Sokrati kursesi nuk iu pëlqente, – por as derr nuk munb t’u bate që ta merrte ftyrën e tij. Derr! Vërtet se asht i lakmueshëm derri, por, sadokudo, do të ruhet dinjiteti njerzuer përpara botës – edhe se mikroskopike në pikëpamje të tolerancës morale. Atëhere, në këtë pezullim të njeriut, u zgjua në të ajo gja që nuk asht prej kësaj bote, ajo gjasend q’i thonë pjesa qiellore, hyjnore, perendore e kuj dij ma … u zgjue – edhe njeriu u ba batakçi. Ndroi ftyrat: ftyrën e derrit ja vu Sokratit, e ftyrën e Sokratit ja vu derrit e në këtë të mbramin u mushniue vetë. Muer ftyrën e Sokratit të vuejtun – por vetëm ftyrën – e pjesën e mbrame ja muer krejt derrit. De iure u ba Sokrat, e de facto ishte derr. Mbet Sokrati i vuejtun me ftyrën e derrit – dhe mbet të vuejë edhe mbas vdekjes së vet. (Edhe këtu asht tragjedia e Sokratistëvet dhe nji arësye se njeriu zgjodhi të bahet derr). E njeriut – pos në skenë – nuk ja kënde tragjedinë. Thashë se de iure u ba njeriu Sokrat, por de facto ishte derr. Krijesat nuk mund ta njofin se asht derr dhe e nderojnë si një Sokrat. Por ka i herë njeriu nuk mund të mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siç asht.

Kështu njeriu kalon nëpër shekuj. Në vend që të naltsohet ndër sfera të kullueta e të shklasi prej hyllit në hyll me hapa përparimi – njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dëbon të fyem, tuj ja vu maskën e derrit.

Q’ashtu njeriu ja luejti lojën. Kujt? Vehtes, vehtes! – bërtet morali prej mërgimit.

Në atë moshë që isha, thosha me vete se nuk kishte torturë më të madhe për zemrën e njeriut, sesa brenga e dashurisë dhe ashku dashuror. Tani po kujtoja edhe diçka tjetër, që paska edhe një mundim tjetër për shpirtin e njeriut, jo më pak i tmerrshëm se ai i pari: të jesh i dashuruar kundër vullnetit dhe dëshirës sate, të mos kesh asnjë mundësi për t’u mbrojtur nga ky pa- sion i tjetrit, i atij që të është vardisur. Të shohësh si përvëlohet në flakët e dëshirës ai tjetri dhe të jesh i vetëdijshëm që s’ke e ndihmon, të mos kesh forca për ta nxjerrë nga kjo përflakje. Kush dashuron pa shpresë, ndonjëherë gjen forca për t’i vënë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat