Poeti Gjekë Marinaj fiton çmimin ‘KS International Literary Prize’ në Amerikë

Libra

Poeti Gjekë Marinaj fiton çmimin ‘KS International Literary Prize’ në Amerikë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 17:45
Gjekë Marinaj

Gjekë Marinaj, poeti shqiptar i vlerësuar nga kritika ndërkombëtare, i cili jeton që nga viti 1991 në SHBA dhe aktualisht jep mësim në kolegjin “Richland” në Dallas është shpallur fitues i Çmimit Special KS International Literary Prize për vitin 2020.

“Të dashur Miq, kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin se Koreja Jugore sapo më shpalli fitues të çmimit special “KS International Literary Prize” për vitin 2020. Dëshiroj të falenderoj nga zemra shtetin e Koresë Jugore e veçanërisht Komitin e KS International Literary Prize për këtë nderim të madh”, shkruan në faqen e tij në Facebook Gjekë Marinaj.

Kujtojmë se një vit më parë shkrimtari shqiptar Marinaj vlerësohet nga kritika italiane për librin e tij të përkthyer së fundmi në italisht “Skica të Imagjinatës”. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat