Nju Jork: Novela “Storm Of The Century”, e Stephen King - frymëzon një të pastrehë të qëlloi me dërrasë një grua 74 vjeçare

Libra

Nju Jork: Novela “Storm Of The Century”, e Stephen King - frymëzon një të pastrehë të qëlloi me dërrasë një grua 74 vjeçare

Nga: Beqir SINA, New York Më: 31 tetor 2020 Në ora: 06:10
Stephen King

NEW YORK CITY : Sipas shtypit lokal ngjarja ka ndodhur më 31 Tetor 2011 në ditën e "Halloween 2011", kur një plakë, një 75-vjeçare ishte gjetur nga policia e rrahur me një dërrasë druri me gozhdë- prej një të pastrehë në Manhattan pjesën qendrore. I pastrehu - Homelessi i cili thirret këtu në New York, Andre Lineaux, 51 vjeç, pranoi para togës të policisë se ai vazhdimisht kishte menduar mbasi kishte lexuar novelën Plank, të novelistit amerikan Stephen King të kryente një episod si ai i kësaj novele. Dhe këtë tha ai "unë munda t'a bëjë realitet duke qëlluar me një dërrasë druri me gozhdë një 74 vjeçare e cila sipas policisë quhet Kim Chong,

Dhe ai thotë se kjo ishte marrë nga një faqe e librit që mbante në dorë një faqe e kapitullit nga romani i Stephen King " Storm Of The Century,"

Lineaux, emëri i vërtetë i të cilit është Wayne Gordon, tha një dëshmitarë, u thoshte policëve në vendin e ngjarjes se " ata duhet të lexojnë novelën e Stephen King " Storm Of The Century,", shkruar në 1999 dhe të shikojnë në TV - telenovelën në serialin televizivë -në të kuptuarin e karakterit të Andre Linoge, që " vesh doreza të verdhë (ashtu si veproi ai Lineaux me 74 vjeçaren) duke rrahur një grua të moshuar për vdekje me një kallam. Ai "vazhdoi t'ju bënte policëve dhe hetuesve referencën e librit - novelën e Stephen King " Storm Of The Century,", që nga telefilmi dhe libri edhe gjatë një interviste me hetuesit e ngjarjes, sipas dokumenteve në gjykatë.

Policia tha se 74 vjeçarja Kim Chong pësoi plagë në kokë, duke përfshirë edhe një plagë që kërkonte 15 kapse, pësoi një thyerje në krah të majtë, gishtat e thyer në të dy duart nga sulmi, dhe mbetet ende në spital.

Lineaux akuzohet se u përpoq të rrëmbej edhe armën një oficeri të gjykatës, gjatë zhvillimit të gjyqit ndaj tij. Çka tregon se edhe gjendja mendore e tij nuk janë normale kjo tregon se ai ka në mënyrë të papritur çrregullimin mendor. Policëve u desh të ndërhyjnë dhe e çuan përsëri në paraburgim. Ai është akuzuar për tentim vrasje, sulme dhe posedimin e armëve. Si njeri me rrezikshmëri për shoqërinë.

Image
Novela “Storm Of The Century”
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat