Libri dhe dokumentari që e pavdekësojnë rapsodët tonë legjendarë

Libra

Libri dhe dokumentari që e pavdekësojnë rapsodët tonë legjendarë

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 10:30
Vlera e këtij libri është e madhe, sepse i informon lexuesit për jetën dhe veprën e këtyre dy rapsodëve, sukseset dhe famën e tyre

Aktori, shkrimori dhe humoristi i mirënjohur në botën shqiptare dhe më larg Ismet Krasniqi me një përvojë shumëvjeçare në kulturë ka arritur të jetë bartës i organizimit të festivalit të folklorit “ I këndojmë lirisë” me një përgjegjësi të veçantë, për dhjetë vjet drejtor artistik i këtij festivali. Zëri i këtij aktori në Kosovë e më larg është dëgjuar dhe dëgjohet edhe sot në organizimin festivalin “Solemnitetet e fshatrave të Kosovës”, si dhe festivalin e grupeve amatore teatrale të fëmijëve.

Ky krijues është emër i njohur dhe i respektuar në fushën e kulturës dhe në organizimin dhe mbajtjen e manifestimeve të shumta kulturore në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare, të cilat gjatë viteve të kaluarat pozitivisht kanë ndikuar në kultivimin dhe arkivimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Kosovën Lindore, në Mal të Zi e në vende të tjera, sidomos të vlerave tona shpirtërore. Aktori dhe shkrimtari  Krasniqi është mbi të gjitha njeri i vlerave njerëzore dhe aktor profesionist që ka shkelur shumë mbi dërrasat e skenës shqiptare, duke përhapur emocionet të rralla gjatë interpretimit dhe përjetimit artistik të shfaqjeve dramatike nëpër të cilat shpaloset e kaluara, e sotmja dhe  perspektiva e njeriut tonë. Aktori, shkrimtari, humoristi Ismet Krasniqi gjatë aktivitetit të tij shumëvjeçare në mesin e njëzet e pesë veprave letrare këto dite para dashamireve të librit doli edhe me veprën  e re me titullin “ Aedët shqiptarë të shekullit XX ”.

Në recesionin kushtua këtij librit të recepsionisti Vesel Zekes në mes tjerash thuhet: “Së të  jetosh edhe pas vdekjes në kujtesën dhe në zemrat e popullit që i takon, është madhështi. Edhe manifestimet përkujtimore e promovimet e veprave për ta, janë dëshmi se njerëzit që vinë në këtë jetë dhe me punën, sjelljen dhe veprat e tyre i shërbejnë popullit të tyre, jetojnë edhe pas vdekjes. Të këtillë ishin edhe rapsodët e mirënjohur Salih dhe Feriz Krasniqi, të cilët me këngët e tyre Kosovën e bënë të njohur edhe në pamasat botërore, përmes pjesëmarrjes së tyre në festivalin ndërkombëtar në Angli- e shumë vende të tjera - ku e zunë vendin e parë në një konkurrencë botërore mjaftë të fortë. Duke pasur parasysh se dokumentarët dhe libri shfaqen, dhurohen, shpërndahen e vendosen nëpër arkiva e biblioteka individuale e shtetërore, në qytete e shtete të ndryshme, ku lexuesit, shikuesit e studiuesit e ndryshëm t’i frekuentojnë, t’i shikojnë e t’i lexojnë, për t’u njohur me vlerat e përmbajtjeve të tyre, për personalitetet e të cilëve u kushtohet libri apo dokumentari, mendoj se janë monumentet më të mira kulturore të një kombi. Autori i librit Ismet Krasniqi në  këtë libër dhe dy libra tjera të botuara ma herët dhe në një dokumentar kushtuar këtyre  dy rapsodëve  ua ka ngritur shtatoret më të mira kur kujtesën e popullit.

Rapsodët  Salih dhe Feriz Krasniqi, me këngët e tyre Kosovën e bënë të njohur në pamasat ndërkombëtare

Thuhet se libri jeton  njëmijë vjet dhe se duke u shpërndarë në vende e shtete të ndryshme të botës nëpër arkiva e biblioteka, mundësia e ruajtjes së tyre është e madhe. Me këtë autori e ka bërë të pavdekshëm kontributin e këtyre rapsodëve për kulturën kombëtare në përgjithësi dhe për folklorin tone në veçanti. Ky libër po sa duel nga shtypi është i karakterit monografik e cila pasqyron jetën dhe veprimtarinë e rapsodëve Salih dhe Feriz Krasniqi dhe sukseset e tyre kulmitative në këndim me karakteristikat e veçanta të këndimit, karakterin e tyre, famën e tyre, por edhe veçoritë në veshje, në tregimin e anekdotave e të humorit, në kalërimin e kuajve si bingji të tjera. E kjo tregon se për të dhënë vlerësimin e duhur për ta, kërkohen vlerësime profesionale, muzikore, etnomuzikologjie, etnologjike dhe kulturore e letrare.

I vetëdijshëm për këtë gjë, për ta siguruar vlerësimin gjithëpërfshirës, autori i librit Krasniqi ka vepruar mirë, kur ka vendosur që të sigurojë një strukturë kompetente profesionale autoritative si muzikologë, etnologë, studiues të folklorit, këngëtarë të kohës së tyre e më vonë, miq e familjarë të tyre, trashëgimtarë të artit të tyre ku autori përmes dyzet e shtatë intervistave, ka arritur ta prezantojë në libër vlerën shumëdimensionale artistike dhe kontributin e tyre ku për kulturën tonë kombëtare në përgjithësi dhe folklorin ka një rëndësi të veçantë.

Autori përmes dyzet e shtatë intervistave, ka arritur të prezantojë vlera të mëdha për kulturën  kombëtare

Ballina e librit me titullin “ Aedët shqiptarë të shekullit XX”  e stolisur me foton e tyre në veshjen kombëtare, është e rëndësishme, sepse aedët ishin këngëtarët e parë në antikë, dhe Krasniqi me këtë tregon se këngëtare Salih e Feriz Krasniqi janë një ndër këngëtarët e parë shqiptarë si në aspektin kohor, po ashtu edhe në vlerën e tyre si rapsodë, ndërsa fotografia në veshjen kombëtare si element etnografik, tregon identitetin kombëtar të tyre.

Në parathënien të këtij librit autori i këtij na njofton me peripecitë e tij deri në përzgjedhjen e idesë përfundimtare lidhur me përcaktimin e tij definitive për fizionominë e librit komfor mundësive të përfshirjes së të gjitha vlerësimeve nga intervistat e bëra pa i shkurtuar ato. Këta dy rapsod u lindën në Komunën e Malishevës, për t’u bërë gjithëkombëtar, sepse kënduan në të gjitha trojet shqiptare e më gjerë, duke marrë pjesë në festivale kombëtare e ndërkombëtare si në Sarajevë, Lubjanë, Zagreb, Beograd, Maqedoni, Malësinë e Madhe e deri në  Angli, ku në ato festivale ndërkombëtar të folklorit  në një konkurrencë mjaftë të fortë botërore, e zunë vendin e parë për këndim dhe interpretim të këngëve folklorike më vegla e tyre muzikore e cila gjë ua mundësoi që të behën ambasadorë të kulturës shqiptare në përgjithësi. Me vendin e parë u nderuan edhe në festivalin e Sarajevës, duke i mahnitur, jo vetëm të pranishmit, por edhe jurinë profesionale.

Rapsodët Krasniqi janë  ndër të parë si në aspektin kohor, po ashtu edhe në vlerën e tyre si rapsodë

Këta dy rapsod ishin të respektuar e të dashur në popull. Unë do t’i krahasoja me zhonglerët e mesjetës shkruan në vazhdim recepsionisti Zeka- që ishin këngëtarët e parë laikë, të cilët ishin të përndjekur nga kleri dhe shteti, por që populli i fshehte, i ruante dhe i donte. Këta dyrapssod ishin këngëtarë endacakë, këndonin nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat, nga fshati në qytet nëpër sheshe ku përveç këndimit ishin atraktivë edhe me lojërat akrobatike, pra ishin akrobatë dhe këngëtarë. Këta rapsod kishte një mprehtësi në komunikim, me një temperament, dinjitoz, me prirje për humor, më një këndim i saktë dhe ritëm, pa distonim në melodi, mjeshtër i ngjyrimit të këngës dhe me përjetim kulminant të këndimit. Nuk fliste kur këndonte me zërin e tij të ëmbël të harmonizuar ose siç thuhet në popull- të pëlqyer me këta rapsod, krijonin estetikën artistike të këndimit dhe odes apo hapësirës ku këndonin, i jepnin qetësinë maksimale duke i shndërruar gjithë të pranishmit në sy e veshë, siç thotë populli, edhe pse prezent, mund të ishin deri në qindra veta siç kanë treguar, sepse kur këta ishin në dasmë, vinin për t’i dëgjuar edhe nga fshatrat përreth.

Salih dhe Feriz Krasniqi gëzonin respekt të madh edhe nga këngëtarët tjerë shqiptarë. Shpeshherë ka ndodhur që në të njëjtën dasmë të ketë edhe këngëtarë tjerë, por thuhet se në prezencën e Salihut e Ferizit këngëtarët tjerë në shenjë respekti për ta, nuk kanë kënduar, vetëm për t`ua ruajtur autoritetin që kishin. Si në këndim ashtu edhe në veshje edhe përdorimin e instrumenteve muzikore, gjithmonë mbetën shqiptarë. Gjithë jetën e tyre mbajtën së paku tirqit, shallin dhe plisin e bardhë si identitet kombëtar, ndërsa në festivale shkonin komplet me veshje kombëtare.

Se sa ishin të mëdhenj këta rapsod në fjalën e tij publicisti dhe kritiku i mirënjohur letrare në Kosovë Prend Buzhala kushtua librit me titullin “shekuj zgjojnë nga gjumi”  të autorit Ismet Krasniti- Buzhala tha:  Ky libër i po sa i botuar t'i kujton aedët e lashtë antikë. Ata kanë qenë rapsodë të periudhave heroike të antikës. Kur u shndërruan në rapsodë të cilët ndërthurnin, dhe lidhnin në tërësi më të mëdha, këngë trimërie, apo, si thuhet ndër ne, këngë kreshnike, duke i kënduar para publiku, duke ia rrëfyer popullit. Kjo traditë antike në trojet stërgjyshore është ruajtur ne nëpërmes lahutarëve e më vonë, nëpërmes rapsodëve që këndonin me çifteli, sharki e instrumente të tjera. Të tillë ishin Salih e Feriz Krasniqi, që e kishin shenjë të identitetit të tyre monumentalitetin e antikës së lashtë shqiptare.

Vlera e këtij libri është e madhe, se informon për jetën dhe veprën e këtyre dy rapsodëve, sukseset dhe famën e tyre

Trimëria, guximi, heroizmi, përbëjnë një etnos të veçantë kombëtar, virtyt e dije, mendësi të veçantë të edukimit etnik, si një nga mënyrat më të sigurta për të realizuar e për të bartur mesazhe tek ndërgjegjja kolektive të cilin etnos krijimtaria popullore e ka memorizuar në kujtesën e kombit, nëpërmes këngëve e formave tjera të krijimtarisë. Për veprën dhe autorin  folën edhe profesor dr. Akil Koci, kompozitor,

etnomuzikologu Bahtir Sheholli e të tjerë. Të gjithë këta ishin  arkivi memorial i ngjarjeve më të rëndësishme të kombit tonë, ishin rrëfimi i rrethanave jetësore në të cilat jetoi populli i ynë, ishin rrëfyesit e gëzimeve dhe hidhërimeve të jetës së popullit tonë. I këndonin jetës së vështirë që e krijonte kurbeti me të gjitha pasojat që sillte ai, i këndonin virtyteve kombëtare si besës, burrërisë, traditës, trimërisë e bujarisë përmes përmbajtjeve të zgjedhura, heroizmit të kombit tonë, por edhe gjykonin dukuritë negative si pabesinë, tradhtinë e tjera si dukuri të shëmtuara të shoqërisë. Duke kënduar këngë me përmbajtje legjendare e historike po edhe përmbajtje tjera mbi ngjarjet, ata arsimonin dhe edukonin masën në kohën e tyre edhe më vonë, pasi oda ishte shkollë në ato kohë. Autori Ismet Krasniqi me në botimin e më parshim të  dy librave të tjera dhe një dokumentari kushtua rapsodët Salih e Feriz Krasniqi i ka bërë të pavdekshëm. Libri dokumentohet edhe me fotografitë e të intervistuarve si dëshmi e autenticitetit të tyre. Vlera e librit është e madhe, sepse përveç që informon për jetën dhe veprën e këtyre dy rapsodëve, sukseset dhe famën e tyre, ai edhe motivon së pari për t’i dashur e çmuar këta rapsodë, por edhe për të kultivuar dashurinë për t’u marrë me muzikë e për t’u bërë autoritete si ata.

Image
Krijuesi Krasniqi është emër i njohur dhe i respektuar në fushën e kulturës dhe në organizimin dhe mbajtjen e manifestimeve të shumta kulturore në  trojet tjera shqiptare

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat