Libraria antike, ku librat ende lidhen me zinxhirë

Libra

Libraria antike, ku librat ende lidhen me zinxhirë

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

Nga Çitadeli në “Gjueti fronesh” te Kamar-Taj në “Doktor Strejnxh”, librat antikë të kyçur në rafte kanë hyrë sërish në kulturën popullore.

Në fakt, këto biblioteka të kyçura kanë ekzistuar vërtet.

Në Mesjetë librat ishin më të rrallë dhe lidhja e tyre me zinxhirë në rafte ishte një gjë e zakonshme dhe një sistem efikas sigurie në libraritë e Europës.

Biblioteka më e madhe, ku librat ende mbahen të lidhur me zinxhirë, është në katedralen Hereford në Britaninë e Madhe. Biblioteka është rindërtuar ekzaktësisht siç ka qenë 500 vite më parë dhe librat mbahen në zinxhirët e tyre origjinalë.

Në këtë librari gjenden 229 dorëshkrime mesjetare, ende të lidhura me zinxhirë nëpër rafte.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat