Versioni audio i librit “Hair Love” vjen me narracion të Blue Ivy Carter

Libra

Versioni audio i librit “Hair Love” vjen me narracion të Blue Ivy Carter

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 13:16
Blue Ivy Carter

Blue Ivy Carter duket se e ka etikën e njëjtë të punës sikurse prindërit e saj të famshëm.

Vajza e madhe e çiftit, Beyonce dhe Jay-Z, e ka bërë narracionin e librit shumë të dashur për fëmijë, “Hair Love”. Kështu ka bërë të ditur autori i këtij libri.

Shkrimtari Matthew Cherry e postoi një ‘link’ në rrjetin social Twitter, të versioni audio të librit të famshëm për fëmijë, i ilustruar nga Vashti Harrison dhe me narracion të tetë vjeçes Blue Ivy.

Në muajin shkurt një film i shkurtër i animuar i bazuar në librin “Hair Love”, që e rrëfen historinë e një babai afrikano-amerikan i cili mësohet t’ia rregullojë flokët vajzës së tij, arriti suksese të jashtëzakonshme më t’u lansuar për publikun, si dhe e fitoi një shpërblim “Oscar”.

Ndërkaq, ky nuk është angazhimi i parë publik i Blue Ivy Carterit. Përveç se është shfaqur në disa videoklipe muzikore të Beyonces dhe në ngjarje të ndryshme glamuroze ku i shoqëronte prindërit e saj, këtë vit Blue Ivy e fitoi shpërblimin e saj të parë “BET”, për bashkëpunimin me nënën e saj këngëtare në hitin “Brown Skin Girl”.

Platforma digjitale HBO Max, e cila është pronë e kompanisë “WarnerMedia”, po planifikon ta realizojë një seri televizive të bazuar në librin “Hair Love”. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat